30 qershori/ PD padi për Ballën e Bibën, Pampuri: Skandal me 3 mijë vota në Elbasan

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka thënë se deputeti i PS, Taulant Balla dhe nënkryetar i KQZ, Denar Biba do të paditen për për shpërdorim detyre, fallsfikim dhe manipulim të votës. Me anë të një deklarate për mediat Pampuri ka hedhur sulme ndaj KQZ dhe deputetit Taulant Balla duke thënë se janë manipuluar dhe shtuar votat në zgjedhjet e 30 qershorit.

Edhe pse KQZ më parë ka sqaruar opinionin publik për shifrat e ndryshme të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit, përsëri duket se PD nuk është bindur dhe me anë të Pampurit ka hedhur akuza duke thënë se skandali i rezultatit është thelluar akoma më shumë në Elbasan. Sipas saj KQZ publikoi dokumentin e fallsifikuar me 3 mije vota nga Taulant Balla.

Më pas Pampuri ka thënë se KQZ është bërë si një fabrikë fasonerie. Punon me materiale gjysëm të gatshme, të cilat i vijnë  nga zyra e Edi Ramës dhe bandës së tij.

Foto te publikuara nga PD

Deklarata e plotë:
Komisioni Qendror i Vjedhjeve po tenton të mbulojë me heshtje skandalin më të madh të ndodhur ndonjëherë në këtë institucion: fabrikimin e të dhënave zyrtare për t’i shërbyer propagandës së Edi Ramës për 30 Qershorin.  

Sot do të faktojmë me prova të pakundërshtueshme skemën e denoncuar më parë nga Partia Demokratike se pjesëmarrja dhe rezultatet e votimeve të paligjshme të 30 Qershorit paracaktohen nga Edi Rama dhe më pas publikohen nga Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Skandali i 3 mijë votave më shumë të kandidatit në Elbasan sesa u gjendën fletë votimi në kuti, e provon këtë.

Nga nxitimi për të mbuluar skandalin, KQZ-ja publikoi dje një dokument tjetër me të dhëna të ndryshuara, duke fshirë shtesën e 3 mijë votave te kandidatit socialist mbi fletët e gjendura në kuti. Mediat e morën këtë informacion nga Taulant Balla, i cili publikoi i pari në facebookun e tij linkun e KQZ-së me të dhënat e ndryshuara për Elbasanin.

Në fakt,  ajo që ka ndodhur në të vërtetë, është që ky dokument i fallsifikuar është prodhuar fillimisht nga Taulant Balla dhe më pas është hedhur në faqen e KQZ-së, duke e faktuar atë jo si një institucion në shërbim të votës së qytetarëve, por në shërbim të matematikës hajdute të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Më konkretisht, facebook-u i Taulant Ballës dhe faqja e KQZ-së na ndihmojnë për të bërë transparencë për shpërdorimin e detyrës nga KQZ dhe fallsfikimin e dokumentave  nga Taulant Balla për të mashtruar qytetarët.

1. Taulant Balla publikoi dokumentin e fallsfikuar për Elbasanin dje në orën 11.58 minuta në përpjekje për të sulmuar opozitën dhe për të mohuar skandalin e 3 mijë votave.

2. Ky dokument, deri atëherë nuk ekzistonte në KQZ, por 16 minuta më vone, në orën 12.14, fallsfikimi u publikua në ëebsite-n e KQZ-së, në të njëjtin vend me dokumentin e mëparshëm të 3 mijë votave më shumë për kandidatin, sesa fletë të gjendura në kuti.

3. Rrethi mbyllet aty ku nisi. Në 12.35, siç tregon facebook-u, Taulant Balla e veshi mashtrimin me linkun zyrtar të KQZ-se, të cilin e kishte prodhuar vetë.

Ky është një rast skandaloz që e vendos KQZ-në në pozitën e një fasoni, që punon me materiale gjysëm të gatshme, të cilat i vijnë  nga zyra e Edi Ramës dhe bandës së tij.

Taulant Balla është përfshirë në listën e personave që kanë kryer krim zgjedhor dhe bashkë me, Denar Bibën dhe kamikazë të tjerë do të paditen për shpërdorim detyre, fallsfikim dhe manipulim të votës.

Ajo që na takon ne, shqiptarëve që refuzuam maskaradën e Edi Ramës më 30 Qershor, është vazhdimi i betejës deri në largimin e tij. Pjesëmarrja sa më e madhe në protestën e nesërme në orën 20.00 është përgjigja më e mirë kundër regjimit më të korruptuar dhe më të kriminalizuar në Europë!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 07/07/2019 21:08

    Per Menimin tim pd esht ba qesharake e padurushme

    Përgjigju
  • bona: 07/07/2019 19:47

    Po mire dakord i beri balla keto te gjitha po pse si ben qe ne fillim pa i kapur ju se vete ishin ne komisione ne zgjedhje ne kqz apo eshte dixhitali aty qe i kap te gjitha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve