Një cikël prej 30 veprash i piktorit shqiptar Zhan Tase është ekspozuar në ambjentet e Hollit kryesor të Muzeut Historik Kombëtar. Kjo është ekspozita e parë e piktorit Tase në Shqipëri, pas rikthimit nga emigracioni.
Në këtë ekspozitë me ngjyra të kursyera, por të përcaktuara në mënyrë origjinale, stili piktorik e kapërcen tematikën si pikënisje të tablosë. Figurat shkojnë shumë më përtej asaj që ka dashur të thotë vetë piktori.
"Tematika e para është e thjeshtë dhe janë të gjitha momentet e jetës së përditshme të stilizuara, të pikturuara. Kam përshtypjen në një mënyrë ndryshe. Këto janë të gjitha motive nga jeta e vendit tim duke filluar që me eksodin para '90 që është edhe një temë e përshtatshme për kohërat e sotme dhe që jetojme dita ditës. Pastaj fillojmë momente të ndryshme nga lypja që shikojm në rrugët e Tiranës", shprehet Tase.
Në pikturat e Zhan Tases ngjarjet e aktualitetit i nënshtrohen procesit emocional dhe filozofik si emigracioni, familja, varfëria, dashuria, shkëputja e parë e fëmijës nga gjiri i familjes për të rikrijuar ciklin e metejshëm të jetës, vijnë si një frymëzim i pandërprerë në tablo. Më tej duke u shndërruar në art, figurat e këtyre tablove marrin trajta futuriste, duke ruajtur besnikërisht shprehjet figurative të Zhan Tases.
"Kjo është një familje e gjitha bashkë ku tregohet mbështjellja prindërore duke filluar që nga burri dhe të themi që nga gruaja duke mbështjellë fëmijët e tyre. Janë momente nga jeta jonë e përditshme dhe nuk ka ndonjë filozofi", u shpreh Tase.
Ekspozita e piktorit Zhan Tase në Muzeun Historik Kombëtar do të qëndrojë e çelur deri më 20 qershor.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO