30 vite emigracioni shqiptar në Itali përmes një dokumentari! Autori: Këtu kemi një Shqipëri të vogël! Piktori Sulaj: Dritare të njohim artistët me emër jashtë atdheut

Një dokumentar që paraqet rrugën 30 vjeçare të emigrantëve shqiptarë drejt Italisë, ambientimin dhe jetën në shtetin e ri fqinj si dhe lidhjen me vendin amë është realizuar nga Ermir Lushnjari.

Personazhët e këtij dokumentari janë të spikatur në art, kulturë... Për të dhënë më shumë detaje mbi realizimin dhe përmbajtjen e dokumentarit i ftuar në “Studio Live” në Report tv me gazetarin Arbër Hitaj ka qenë autori Ermir lushnjari.

“Ideja lindi pikërisht për faktin që ka kaluar një periudhë e gjatë që ne shqiptarët kemi emigruar këtu në Itali. Kanë kaluar më shumë se 30 vite dhe është po e njëjta periudhë kohore që kur ka hyrë në fuqi edhe ligji për marrjen e nënshtetësisë italiane. Lidha së bashku këto dy ngjarje ardhja e shqiptarëve këtu dhe marrja e shtetësisë italiane për të treguar sot sa të integruar jemi sot ne shqiptarët këtu në Itali, sa të lidhur jemi me qytetin ku banojmë, sa ndihemi italianë pas këtij integrimi që kemi bërë këtu në Itali. Bëra një studim nëpërmjet statistikave të shifrave të ndryshme dhe zbulova që ne kemi një kontigjent stabël këtu në Itali që është i përbërë nga universitarë apo nga artistë të shumtë siç është dhe zoti Sulaj.

Atëherë kontaktova këta personazhë të rëndësishëm. Janë 13 shqiptarë dhe 3 arbëresh dhe i vura në këtë dokumentar këto intervista duke i pyetur sa të integruar ishin si ndodhen në qytetin ku banojnë është ndryshe nga dokumentarët e tjerë.

Në fillim më parë janë gjithnjë temat e ardhjes të vështirësisë si ka qenë mbërritja si ka qenë integrimi kurse unë u fokusova te pjesa finale. Sa të integruar janë si ndihen. Ka zgjatur 9 muaj si dokumentar, si buxhet e kam bërë me fondet e mia. Për çdo personazh që kam intervistuar kam shkuar ku ata banonin që të ishte një intervistë e drejtpërdrejtë. Mendimet e tyre i kam marrë dhe transmetuar”.

Ndërsa nënvizoi se personazhë në këtë dokumentar janë 16 shqiptarë, deklaroi se përmes rrëfimeve të tyre japin një panoramë të asaj që ai  e quan “Shqipëria e vogël” në Itali.

“Dokumentari është në gjuhën italiane. Ne në Itali kemi tre breza, gjyshër fëmijë dhe nipër shqiptarë. Nuk ka një komunitet tjetër që të ketë një përbërje kaq familjare që kemi ne. Ky komunitet duke pasur stabilitet nga ana ekonomike e banesës nga ana e mirëqenies sociale ka bërë që edhe të zhvillohet. Kemi një numër të konsiderueshëm të studentëve universitare, janë rreth 9 mijë universitare. Dhe unë them kemi gjithnjë një Shqipëri të vogël por edhe nga përbërja sepse kemi dhe artistë, në fushën e muzikës baletit shkrimtarë avokatë arkitektë. Biznese që nuk janë më familjare por të mesme. Kanë të punësuar italianë dhe shqiptarë. Ne kemi edhe një kryetare bashkie shqiptare”, shtoi Lushnjari.

Piktori Agim Sulaj, është një prej personazhëve të dokumentarit. Për Report TV shprehu ndjesitë që i dha realizimi i tij, rrugëtimin e tij jetësor në Itali dhe mallin që ka për Shqipërinë.

“Për mua dokumentari ishte një gjë e këndshme sepse hapte një dritare që s’më kishte vajtur mendja ndonjëherë. Përmes këtij dokumentari mund të njohim artistët personalitetet që kanë krijuar një emër jashtë atdheut. Kjo ishte një gjë e bukur sepse ne nuk i njohim këta njerëz si kanë çfarë gjithë këto vite, vetëm pa asnjë mbështetje. Unë si artist dhe piktor e kisha punën me vete në Itali. Atë fillova të bëja dhe atje. U spostova nga Vlora në Itali.

Gjysmën e jetës e kam këtu e gjysmën në Shqipëri, fëmijët këtu i kam rritur por vendit tim i them përsëri faleminderit. Cilësitë që fitova atje i kam vënë në jetë dhe këtu. Të gjithë ata që kanë emigruar si puna ime ruajnë nga një frazë të tillë: vazhdo puno. Një këmbë e kam pasur gjithmonë në Shqipëri. Italinë e quaj si vendin tim. Por edhe Shqipëria është një pasuri e përjetshme një vend që vij shesh dhe për punë dhe për ta parë si vend si po ecën si po ndryshon.”

Ndonëse larg Shqipëria është gjithmonë në optikën e tij, ndërsa vlerësoi se e shikon si një vend që gjithnjë po përmirësohet.

“Ne e kemi pas ditur italishten të gjithë Vlorë madje bënim shaka me frazat e filmave. E shikoj Shqipërinë një vend të këndshëm, vend ideal. Që ka energjinë pozitivitet dhe e duan njerëzit Shqipërinë. Të parët janë italianët.”, tha Sulaj.

“Shqipërinë e konsideroj vendin tim. Vij shpesh. Kam 24 vite që jam larguar, kur kthehen në Fier e shoh gjithnjë e më ndryshe. Ndonjëherë mungojnë ato pika referimi të qytetit me të cilat isha ambientuar. Sa herë që vij e shikoj dhe Tiranën ndryshe krahasim më përparë. Fakti që po zhvillohet është pozitive, por ndonjëherë humbet atë origjinalitet që ka pasur. Këtë gjë më vjen keq që nuk e gjej më kur kthehem”, shtoi Lushnjari.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moderni: 22/12/2023 22:17

    Reputacioni shqiptarve ne itali esht permirsuar vitet e fundit sidomos me nisjen e turizmit, po demi qe iu esht bere nga fushata te gjata urrejtje nga mediat, sidomos Mediaset, esht i pashlyer. Cmimin e paguajn shqiptaret kur kan te bejn me arrogancen dhe nje perbuzje te fshehur keqas nga vendasit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'