Ndodhet vetëm 10 km larg nga qyteti, por fshati Bardhoc në Kukës, prej më shumë se 30 vitesh vuan mungesën e ujit të pijshëm.
Me bidona të ngarkuara në kafshë shtëpiake, banorët e fshatit thonë se detyrohen të ecin mbi 500 metra në këmbë për të arritur deri tek burimi natyror për të siguruar ujin e pijshëm.
“Ujë tek shtëpia prej shumë vitesh nuk kemi, vetëm në kohën e Enverit kemi patur ujë, pastaj u prishën të gjithë senet.Çdo ditë me gomar vijmë këtu”, thonë një banore.
“Me gomar çdo ditë, dy-tre herë në ditë duhet me ardh këtu për ujë. Vijnë për zgjedhje do të bëjm këtë, do bëjmë atë i marrin vota dhe ku jemi parë thonë”, thotë një banor tjetër.
Në verë e dimër gratë e fshatit, tre-katër herë në ditë u duhet të shkojnë tek ky burim, pasi rrjeti i ujësjellësit është tërësisht i amortizuar dhe jashtë funksionit.
Mungesa e ujit, por edhe e investimeve të tjera ka bërë që shumë familje të braktisin zonën.
“Nga dy-tre herë e bëj rrugën. Unë që nuk kam mundësi e bëj një herë. Unë nuk kam fare kushte se jam e lodhur. Plakun e kam të sëmurë 80 vjeç,drita nuk kam. Nuk di çfarë të them”, thonw gratw e fshatit.
“Krejt kanë ikur prej ujit kanë ikur. Ka qenë dhe kanali vaditës këtu deri në Morin, tani s’ka më as ujë kanali as të pijshëm në këtë vend”, u shpreh kryeplaku i fshatit Rrahim Shahu.
Bashkia Kukës ka hartuar projektin për ndërtimin e ujësjellësit të ri, por zbatimi i tij ka mbetur prej vitesh në letër për banorët e Bardhocit.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta 'The Advertiser' ndërton kronologjinë e ngjarjes
23 Nëntor, 12:55
-
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 11:28
-
Tropojë/ Ishin të dehur, i riu vret 43-vjeçarin në lokalin e fshatit, dy grupe të FKS-së së Shkodrës për arrestimin e autorit (EMRAT)
22 Nëntor, 14:35
-
Moti i keq/ Disa fshatra pa energji elektrike në Kukës! Fierza në ‘krizë’ për ujë
22 Nëntor, 12:35
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo
19 Nëntor, 15:26
-
'Erdhi' dimri, bora e parë në Pukë, Fushë-Arrëz, Librazhd dhe Shishtavec të Kukësit! Pamje nga zonat malore veshur me petkun e bardhë
15 Nëntor, 15:07
-
Kukës, nënat me fëmijë të vegjël në krahë apel bashkisë: Bëni trotuaret! Rrezikojmë jetën duke ecur në rrugën e makinave
9 Nëntor, 17:01
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Hapet Ura e Madhe në Kukës, merr pjesë në inagurim kryeministri Rama, pritet me këngë dhe valle! Planet me dron
4 Nëntor, 13:40
-
Shkëlqimi dhe fundi pa lavdi i ‘Turizmit të Ri’ të Kukësit
4 Nëntor, 11:26
-
Shqipëria dhe Kosova në sytë kuriozë të turistëve aziatikë: Një rajon mahnitës me tradita e histori
28 Tetor, 15:23