Deklaratën e ambasadorit gjerman në vendin tonë, Karl Bergner, kundër protestave të dhunshme, duke i cilësuar si anti-vlera të BE-së, deputeti socialist Erjon Braçe e sheh një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar në mbrojtje të vlerave europiane por jo të dhunës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkroi se ambasadori Bergner, është i pari gjerman dhe evropian që flet shumë qartë:
“Mbrojtja e interesave legjitime që kanë të bëjnë me ligjin-zbatimin e tij, me natyrën-mbrojtjen e saj, janë vlera evropiane e të Bashkimit Evropian. Dhuna jo”, thekson deputeti socialist në reagimin e tij.
Komente











