300 ditët e Integrimit, Gjosha:
Arritëm statusin, hapim negociatat

300 ditët e Integrimit, Gjosha:<br />Arritëm statusin, hapim negociatat
TIRANE - Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, prezantoi sot punën në 300 ditët e para në qeverisje. Gjatë fjalës së saj, Gjosha përmendi se një ndër arritjet më të mëdha të punës së tyre është marja e statusit kandidat për BE. Ndaj, sipas saj, Shqipëria për herë të parë fitoi mbështetjen dhe besimin e duhur nga BE për të menaxhuar vendin në bazë të prioriteteve që ka Shqipëria dhe sidomos BE.

Në këtë kuadër, Gjosha theksoi se shumë shpejt do të hapim negociatat, duke iu referuar 5 prioriteteve që duhet të plotësojmë nga BE, siç është reforma në administratën publike, sigurimi i të drejtave të njeriut, forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në drejtësi etj.

Nga ana tjetër, gjatë 300 ditëve, tha Gjosha, kemi pasur punë jo vetëm me dokumentacionin që Ministrisë së Integrimin nuk i mungon, por edhe me çështjen e informimit, si një proçes në të cilin do ta bëjmë gjithmone publikun pjesë të saj./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore