Kamioni që u kap me rreth 300 kg kanabis sativa në Malin e Zi, lëndë narkotike që është mbushur në vendin tonë, rezulton se nuk ka qenë i njëjti që ka kaluar në skanerin e Portit të Durrësit. Report Tv mëson se babë e bir, Ilirjan e Kristi Orhan, të arrestuar nga policia malazeze, dërguan në port një tjetër kamion të pastër, pa kanabis, i cili rezultoi si i tillë, duke i dhënë dritën jeshile për të dalë në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Pasi kaluan me sukses në port, babë e bir i kanë hequr targat kamionit në periferi të Tiranës, kjo e provuar përmes kamerave të sigurisë, dhe ia kanë vendosur një tjetri ku ishte paketuar lënda narkotike në më shumë se 180 pako, në dukje identik me atë që rezultoi i pastër. Më pas kanë nisur udhëtimin drejt pikës së Hanit të Hotit dhe kanë mundur të kalojnë pa probleme. Hetuesit kanë dyshime të forta se lënda narkotike është ngarkuar rreth e qark Tiranës dhe Durrësit.
Deri në këtë fazë të hetimeve, janë verifikuar me dhjetëra kamera sigurie, por akoma nuk është konstatuar vendi ku është ngarkuar saktësisht. Hetuesit, paralelisht me gjetjen e vendit të ngarkesës, po punojnë në gjurmimin edhe të kamionit që rezultoi i pastër, pasi zbulimi i njërës do të ndihmonte në zbardhjen e tjetrës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se firma e transportit dhe tregtimit të frutave të thata që do të dërgonte ngarkesën në drejtim të Austrisë, rezulton fiktive, e paregjistruar dhe me dokumente të falsifikuara.
Në fokus të hetimeve janë edhe persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të babë e bir, të cilët po mbahen në vëzhgim nga policia. Autoritetet malazeze pritet të sjellin në vijim informacione më të detajuar mbi dëshmitë e të arrestuarve, Ilirjan e Kristi Orhan. Një ditë pasi policia malazeze konstatoi drogën, Policia e Shkodrës shoqëroi pronarin e kamionit, i cili pas dëshmisë u la i lirë, pasi sipas tij e kishte dhënë mjetin me qira te babë e bir dhe nuk kishte asnjë ide se për çfarë ishte përdorur.
Një ngarkesë prej rreth 300 kilogramë kanabis sativa u sekuestrua teksa po trafikohej nga Shqipëria në Mal të Zi në pikën kufitare Bozhaj.
Aksioni u krye gjatë natës (17 shtator) në doganë, ku u bllokua një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga Kristi Orhani që shoqërohej nga babai i tij, Ilirjan Orhani, banues në Durrës. Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, u gjet një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
-
Droga kalon me dijeni te doganave dhe policise. Rama ose eshte pjese ose te merret me keto institucione se jane ne tave. Sidomos dogana.
Përgjigju-
Po pse policia kufitare çfarë bën?! Ata nuk të falin kur vjen puna për të ndarë pjesën.
-











Komente
Komento