Babë e bir nga Durrësi kanë tentuar të kalojnë rreth 300 kg kanabis me kamionin e tyre në pikën kufitare të Bozhajt në Mal të Zi.

Gjatë kontrollit të kamionit të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, kanë gjetur 180 pako me kanabis. 

Si pasojë, kanë arrestuar babë e bir, i pari shoqërues, ndërsa tjetri shofer i kamionit tip “Renault”. Nuk dihet burimi i lëndës narkotike, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimin për bashkëpunëtorët e tyre. 

"Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti, në bashkëpunim me policinë Malazeze janë duke hetuar një rast të trafikimit të një sasie rreth 300 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi. Policitë e dy vendeve, kanë intensifikuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është  bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës. Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa", njofton policia.

Droga është zbuluar nga doganierët në bashkëpunim me kolegët e Drejtorisë së Policisë, mësohet për “Vijesti”.

Mediet malazeve raportojnë se droga është zbuluar nga doganierët në bashkëpunim me kolegët e Drejtorisë së Policisë. Nga këqyrja e kamionit rezultoi se në droga ishte e fshehur në paletat e drurit. Për operacionin reagoi edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviç i cili vlerësoi punën e policisë dhe tha se droga u zbulua pas ndalimit të kamionit për kontroll mbi bazën e analizës së riskut.

Referuar këtij rasti ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar hetim të të gjithë rrugëtimit të kamionit me drogë që nga momenti i kultivimit apo hyrjes në territorin e vendit tonë.

"Gjithashtu, nisur nga rastet e kapjes së lëndës narkotike në pikat e kalimit kufitar, Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë duhet të hetojnë plotësisht gjithë rrugëtimin që nga momenti i kultivimit apo hyrjes në territorin e vendit tonë, për të nxjerrë përgjegjësinë e atyre drejtorëve, shefave apo kontrollorëve policie që nuk e kanë bërë detyrën", tha Balla.

Kontrollet për ndalimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në vendin tonë kanë vijaur gjatë ditëve të fundit. Gjatë operacionit “Tempulli” ranë në pranga 233 persona që shisnin drogë pranë shkollave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:50
Autoritetet e Malit të Zi: Si u zbuluan 300 kg kanabis në doganën e Bozhajt

1694955395_5517271upc2ls.jpg

"Vijesti" ka dhënë detaje për rreth gjysmë ton drogë që është sekuestruar në pikën kufitare të Bozhajt ne kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Droga u gjet gjatë kontrollit të kamionit të mallrave me targa shqiptare, e cila kishte hyrë nga territori i Shqipërisë. Droga u zbulua nga doganierët në bashkëpunim me kolegët e Drejtorisë së Policisë, mësohet për “Vijesti”.

“Treguesit e rrezikut dhe alarmi i shfaqur në sistemin e brendshëm doganor kanë rezultuar sjellë këputjen e zinxhirit të kontrabandës nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian. Veprimi i sekuestrimit është nisur në bazë të autorizimit dhe analizës doganore të kryer të të dhënave të inteligjencës të Sektorit për Siguri dhe Kontroll Doganor,” bënë të ditur në një njoftim autoritetet malazeze.

Ora 14:19
300 kg kanabis nga Shqipëria, u kapën në doganën e Malit të Zi, Abazoviç: Krenar për punën e autoriteteve

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka reaguar për sekuestrimin e 300 kg kanabis në doganën malazeze gjatë kontrollit në kamionin me paleta druri që u fut nga Shqipëria. Ai shkruan se krenohet me rezultatet e drejtorisë së doganave dhe të policisë.

Zyrtarët e Drejtorisë Doganave, mëngjesin e sotëm kanë gjetur një sasi të madhe droge në hapësirën e ngarkesave. Ngarkesa e lartpërmendur është siguruar me vulë doganore, por zyrtarët e UPC-së, përmes analizës së rrezikut dhe punës së inteligjencës, e veçoi për inspektim dhe bëri një vepër që meriton të gjitha lavdërimet”, tha ai.

Ora 13:36
Report Tv siguron foto brenda kamionit me 300 kg kanabis, si ishin fshehur pakot mes paletave të drurit

 

Report Tv ka siguruar pamje të kamionit të bllokuar në doganë e Malit të Zi ku u jgetën 300 kilogramë kanabis të fshehura mes dërrasave dhe paletave që kishin destinacion Austrinë. Siç shihet nga foto droga ishte e ndarë në pako dhe e future mes paletave.