300 adhurues të motorrave Vespa nga mbarë trojet Shqiptare 
sëbashku me mjetet e tyre kanë zbarkuar në qytetin e Shkodrës.

Grumbullimi ka nisur paraditen e sotme para Bashkisë së metropolit verior. 

Udhëtimi i tyre i fundit ka qënë në Kosovë, ndërsa destinacioni i i ardhshëm pritet të jetë Dubrovniku në Kroaci. 

Gjatë vizitës në kryeqëndrën e veriut grupi i motorristëve do të vizitojë pikat turistike dhe historike me synim promovimin e tyre.

Njëri prej anëtarëve, Luan Beqiri, shprehet se Vespa është një kulturë në qytetin e Shkodrës.
 
 

vespa shkoder

vespa shkoder

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)