'306 me 232 vota elektorale', Biden merr Georgian dhe zyrtarizon fitoren në zgjedhjet presidenciale! Trump flet për një administratë të re

'306 me 232 vota elektorale', Biden merr Georgian dhe zyrtarizon fitoren në zgjedhjet presidenciale! Trump flet për një administratë të re

Joe Biden

Me fitoren në shtetin e Georgias, Joe Biden ka zyrtarizuar kështu triumfin në zgjedhjet presidenciale në ShBA duke i dhënë atij 306 vota elektorale.

Ndërkohë sipas projeksioneve të BBC, Donald Trump ka fituar shtetin e Karolinës së Veriut. Në total Trump ka 232 vota elektorale.

Pavarësisht se kandidati republikan i ka kontestuar fort rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ditën e djeshme Trump aludoi për formimin e një administrate të re.

Në një deklaratë për mediat, e para që pas zgjedhjeve, ai foli për pandeminë e koronavirusit për të cilën u shpreh se nuk do të marrë masa të tjera shtesë.

"Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kush e di se cila administratë do të jetë. Unë mendoj se koha do ta tregojë" - tha Trump.

Rezultatet në Georgia dhe Karolinën e Veriut ishin të fundit që në garën për Shtëpinë e Bardhë. Votat elektorale të Biden janë të barabarta me rezultatin e arritur nga Trump në fitoren e tij ndaj Hillary Clinton në 2016.

Shtetet kanë kohë deri më 8 dhjetor që të zgjedhin përfaqësuesit në Kolegjin Elektoral të cilët më 14 dhjetor do të zyrtarizojnë dhe Presidentin e ri të ShBA-së.

Presidenti Trump ka nisur një sërë sfidash ligjore në shtetet kryesore dhe ka ngritur akuza të pabazuara për mashtrim të gjerë zgjedhor. Por përpjekjet e tij pësuan tre pengesa të Premten:

Në Arizona, ekipi i tij ka kërkuar një rishikim të fletëve të votimit të hedhura në ditën e zgjedhjeve pasi u bë e qartë se epërsia e rivalit të tij ishte e padiskutueshme.

Në Michigan, një gjykatës refuzoi një kërkesë nga dy vëzhgues republikanë të sondazheve për të bllokuar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në Detroit të cilët kishin pretenduar mashtrim në Ëayne County

Në Filadelfia, Pensilvani, kërkesat e ekipit të Trump për të bërë të pavlefshme disa grupe votash me postë u refuzuan.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 14/11/2020 19:16

    Kerkohet dhe nje precizim I angazhimit per rivenjen be pine te uzines

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë