
Taulant Pepaj, 30 vjeç, është qëlluar ditën e sotme me armë zjarri gjatë kohës që po udhëtonte me makinë, por fatmirësisht nuk është lënduar. Ai është një emër i njohur për policinë, ku në 2017, u arrestua pasi akuzohet për plagosjen me arme zjarri.
Pepaj, banues në Shkodër është arrestuar në 2017 për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” pasi më 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër, gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër.
Lajmi kryesor:
Shkodër, qëllohet ndaj 30-vjeçarit i cili ndodhej në makinë! Largohen të gjithë nga vendngjarja, gjenden vetëm 2 gëzhoja! I riu ishte arrestuar në 2017 për plagosje me armë






