Materniteti Koço Gliozheni, ka reaguar për Report Tv lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Tiranë ku një 29-vjeçare ka ndërruar jetë 4 ditë pas lindjes. Spitali ëshë shprehur se viktima nuk kishte shfaqur asnjë patologji shqetësuese gjatë shtrimit në spital dhe se lindja ishte e shëndetshme dhe natyrale.
“SUOGJ “Koco Gliozheni” I shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.
30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.
![]()
Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.
Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.
Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes.”- thuhet në reagim
Lajmi kryesor:
E rëndë në Tiranë, 29-vjeçarja ndërron jetë në maternitetin 'Koço Gliozheni' 4 ditë pas lindjes! Spitali: Nuk shfaqi asnjë problematikë kur ishte e shtruar










