E rëndë në Tiranë, 29-vjeçarja ndërron jetë në maternitetin 'Koço Gliozheni' 4 ditë pas lindjes! Spitali: Nuk shfaqi asnjë problematikë kur ishte e shtruar

TIRANË - Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë në Maternitetin e ri "Koço Gliozheni" pas lindjes së foshnjës së saj. Mimoza Veizaj bëri lindje natyrale më 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese. Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm 5 kilogramë.

Pas 48 orësh qëndrimi në maternitet, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar. Pasi ka qëndruar një ditë në shtëpi, ka shfaqur probleme debulese dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është reanimuar, por pavarësisht ndihmës se bluzave te bardha, ditën e sotme ka humbur jetën.  

Mësohet se e reja nuk ka pasur hemorragji dhe as probleme gjatë lindje. E reja ka ikur ne spital pasi ka pasur mpirje këmbë, nuk ecte dot. 

“Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.”- njofton materniteti Koço Gliozheni.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun. Ndërkohë djali është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Një ditë më parë, një ngjarje e rëndë u raportua nga materniteti i Elbasanit, ku një 34-vjeçare humbi jetën vetëm 6 orë pasi kishte kryer abort më 30 janar 2023. Etleva Çullhaj, ishte paraqitur rreth orës 12:00 për të kryer një abort e më pas ishte larguar për në banesë. Por pas disa orësh të së njëjtës ditë, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe ishte transportuar sërish në Maternitetin e Elbasanit, ku dhe ndërroi jetë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:07
29-vjeçarja ndërroi jetë pas lindjes në spitalin 'Koço Gliozheni', burime: E reja kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak për shkak të një trompoze

1675253891_166436989387maternitetiirikocogliozheni.jpg

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 29-vjeçarja që ndërroi jetë në spitalin “Koço Gliozheni” 4 ditë pas lindjes, e reja kishte mpirje të këmbës dhe dyshohet se pësoi arrest kardiak për shkak të një trompoze.

Ora 13:44
Vdiq 4 ditë pasi lindi në martenitetin 'Koço Gliozheni', Report Tv zbardh emrin e viktimës! Familjarët: Kishte dhimbje brinjësh dhe këmbësh

1675255513_166436989387maternitetiirikocogliozheni.jpg

 Report Tv ka mësuar se Mimoza Veizaj është 29-vjeçarja e cila ka ndërruar jetë në martenitetin Koço Gliozheni.  

Familjaret thonë se ka shkuar ne spital në 3 të natës dhe ka lindur në 3 pasdite. Familjarët thonë se nuk ka pasur asnjë shqetësim më përpara. Ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh.

Ora 13:17
29-vjeçarja ndërroi jetë në martenitet 4 ditë pas lindjes, reagon spitali 'Koço Gliozheni' për Report Tv: Nuk shfaqi asnjë patologji gjatë shtrimit

Materniteti Koço Gliozheni, ka reaguar për Report Tv lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Tiranë ku një 29-vjeçare ka ndërruar jetë 4 ditë pas lindjes. Spitali ëshë shprehur se viktima nuk kishte shfaqur asnjë patologji shqetësuese gjatë shtrimit në spital dhe se lindja ishte e shëndetshme dhe natyrale.  

“SUOGJ “Koco Gliozheni” I shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.

30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.

Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar. 

Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.

Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes.”- thuhet në reagim

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 01/02/2023 16:04

    Jam shume kurioz te di opinionin e vajzes se Namik Dokles , doktoreshes, per ate katoin e lopeve me shume kate qe keta e quajne maternitet.

    Përgjigju
  • Fshati: 01/02/2023 15:51

    Ngushellime familjes. Fatekeqesisht shume e rende per dy arsye. E para familiaret mendojne se eshte faji i tyre se nuk i kane dhene mjaftueshem rryshvet doktorit. E dyta doktori nga qe e di se diplomen e ka te blere, dhe merr pak rryshvet, ka frike se mos i dalin hilet sheshet dhe justifikohet , por nuk di se çka flet. Fatekeqesi te tilla ndodhin ne te gjithe boten dhe nuk i shpjegon dot askush nga ana mjekesore. Shpjegimi i vetem eshte nga besimtaret, jeta eshte dhurate e perendise, dhe vetem ai ta jep ose ta mer kur te deshiroje. Ngusshellimet familjes.

    Përgjigju
  • Altini: 01/02/2023 15:49

    Gjynah e shkreta që iku dhe fëmija që do rritet pa nënë por është skandal që gruaja 30 vjeç të vijë në maternitet me këmbët e veta mbas lindjes e të vdesë nga tromboza të nesërmen në reanimacion të spitalit!!! Kur dihet se troboza ta shkakton vdekjen në moment kur je në moshë të madhe, në shtëpi dhe kur nuk ke marrë ilace për hollim gjaku. Kjo e shkreta vetëm 30 vjeç! I bie që këta të ashtuquajtur doktorë qenkan krejt të paaftë dhe ju ka vdekur pacientja pa e kuptuar fare çfarë po ndodh.

    Përgjigju
  • Evis: 01/02/2023 13:14

    O zot tmerr çfare behet keshtu! Ky maternitet ikur eshte nje mallkim. Vetem lajme per vdekje nenash dhe femijesh lexon ne internet per Koço Glozhenin.

    Përgjigju
    • Basho nga Pogradeci: 01/02/2023 17:51

      Mallekimin e ka te gedhendur mu ne emer ay maternitet ne te gjitha ndyresite qe kane bere babai dhe i biri

    • Moza: 01/02/2023 16:13

      Thuaj shyqyr që ka perëndi që i ruan gratë se do kishte edhe më shumë fatkeqësi se kaq. Te ai spital të gjithë mjekët e aftë e me përvojë i kanë hequr ose i kanë detyruar të largohen.

  • LORA: 01/02/2023 12:45

    Fatkeqsi e rende,vdekja pas lindjes normale e Gruas 29-vjecare. Mendoj se eshte i domosdoshem qendrimi te pakten tri dite pas lindjes ne maternitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033