Mimoza Arapi, 30 vjeçe, nga Berati ka humbur kontaktet me familjen e saj dje më datë 2 maj rreth orës 8 të mëngjesit. Në momentin që është larguar nga banesa në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, nëna e tre fëmijëve ka qenë e qetë, ndërsa kishte veshur rroba të zeza ndërsa kishte të veshur dhe një jelek, po të ngjyrës së zezë.
Momentin e largimit nga shtëpia ka qenë prezent djali i saj 8-vjeçar, të cilit i ka thënë se do të shkonte të bënte një vizitë për sytë, por nuk u kthye më. Familja ka bërë një denoncim në policinë e Beratit ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të rënë në gjurmët e saj.
Njëri prej familjarëve të saj ka bërë me dije se një person i ka marrë në telefon sot pas publikimit të lajmit duke u thënë se e kishte parë 30 vjeçaren në Vlorë.
Nr. familjes +355 69 424 3810
Familjarët e 30 vjeçares, Mimoza Arapi e cila prej ditës së djeshme ka humbur kontaktet me ta, janë shprehur se ende nuk kanë asnjë kontakt me mamanë e tre fëmijëve.
Ata bëjnë me dije se bashkëshorti i saj i cili ndodhet në Itali duke punuar, është shumë i shqetësuar. Ndërsa zbulojnë se një person i ka telefonuar pas lajmeve për zhdukjen e të resë, duke u thënë se e ka parë Arapin në Vlorë.
“Ai po pret në telefon, po qan. Ajo ka komunikuar dje për herë të fundit në orën 11:30. Më pas nuk kemi pasur asnjë kontakt.
Kemi bërë denoncim edhe në polici. Na kanë thënë se e kanë parë në Vlorë tani. Na tha një person që nuk na e dha emrin. Vetëm na tregoi se e kishte parë një një lagje dhe se i kishte kërkuar telefonin atij për të na telefonuar ne. Pasi u dhanë lajmet, na mori ky personi”- u shprehën familjarët.