31-vjeçari planifikon të pedalojë 20
mijë km  në emër të "Demokracisë”

Gazetari 31 vjeçar, Jashar Xudijel (Yaşar Xudiyel) i cili ka planifikuar të pedalojë 20 mijë kilometra në emër të "Demokracisë" nga Azerbajxhani e më pas të niset për në Afrikën Jugore mbërriti në komunën Hanönü të qytetit Kastamonu në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Xudijel në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se ai ka nisur një udhëtim nëpër botë ku fillimisht nga Azerbajxhani ai do të kalojë në Marok dhe më pas në Afrikën Jugore.
 
Ai duke vënë në dukje se vitin e kaluar shëtiti nga fillimi deri në fund me biçikletë Amerikën, u shpreh se: "Pedaloj në emër të demokracisë. Nga Hopa kalova në Turqi. Më pas nga Kastamonu në Zonguldag, Stamboll, Edirne dhe më tej do të kaloj në Bullgari, Hungari, Sllovaki, Zvicër,

Austri, Gjermani, Francë dhe pas Spanjës dhe në Marok. Ndërsa më pas kam planifikuar të vazhdoj në Afrikën Jugore, ku sipas përllogaritjeve të mia do të kryej një udhëtim 20 mijë kilometrash".
 
Xudijel i cili thekson se ai nuk ka sponsor dhe se kostoja e tij ditorë është afërsisht 2.5-3 euro, tha se: "Turqit janë njerëz të shkëlqyer, kudo që ndaloj më qerasin me çaj, kafe dhe më mirëpresin. Deri tani nuk kam rastisur asnjë njeri të keq".
 
Gazetari 31 vjeçar theksoi gjithashtu se ai synon të përhapë kulturën dhe sportin e çiklizmit.

Redaksia Online 
( b.h/Shqiptarja.com )

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve