31 vjet nga lindja e Rilindjes Demokratike, Basha: Akoma liria e media në ditë të vështira, askush të mos e prekë fjalën e lirë

31 vjet nga lindja e Rilindjes Demokratike, Basha: Akoma liria e media në ditë të vështira, askush të mos e prekë fjalën e lirë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar 31-vjetorin e lindjes së "Rilindjes Demokratike', media zyrtare e Partisë Demokratike. Me një postim në Facebook, Basha shkruan se Rilindja Demokratike, e para media opozitare, solli fjalën e lirë. Ai thekson se edhe sot, akoma liria e medias është në ditë të vështira dhe se ka nevojë për inkurajim dhe mbështetje të gjithanshme "që askush të mos prekë fjalën e lirë"

"Mëngjesin e 5 janarit 1991, pas një pritje gjysmë shekullore, “Fjala e parë” mbërriti në duart e shqiptarëve. Rilindja Demokratike, e para media opozitare në Shqipëri, u bë themeluesja e shtypit të lirë shqiptar, duke shënuar përgjithmonë historinë e re të vendit. Një tribunë refleksionesh mbi regjimin komunist e të shkuarës dhe mbi demokracinë e shumëpritur të së ardhmes, vepër e intelektualëve, gazetarëve, studentëve, që iu bashkuan prej orës së parë Partisë Demokratike, për të sjellë fjalën e lirë, votën e lirë dhe ribashkimin me Perëndimin.

Në këtë përvjetor të 31-të, dua të shpreh mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike për të gjithë drejtuesit, kryeredaktorët dhe gazetarët e Rilindjes Demokratike, të cilët kanë kontribuar për lindjen dhe zhvillimin e bijës së lirisë, si mbrojtëse e interesit publik, promovuese e vlerave universale të njeriut dhe vokacionit tonë perëndimor, në ditë të mira dhe të vështira.

Dhe të vështira janë ditët e sotme për mediat. Në një atmosferë mbytëse për lirinë e tyre, mes plagëve të vjetra të tranzicionit dhe të rejave të kësaj kohe sfiduese për të vërtetën, ato ka nevojë për inkurajim dhe mbështetje të gjithanshme, që askush të mos prekë fjalën e lirë sepse nëpërmjet saj ne mbrojmë të vërtetën, si një gjest shërimi për të parë me guxim dhe shpresë nga e ardhmja", shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Skadoi ultimatumi për Bashën/ Berisha dërgon Nokën e disa deputetë në PD, por u kyçen dyert! Deputeti: Si burg i sigurisë së lartë! Bardhi: Grupi kriminal B9 s'futet më në seli, demokratët po (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt