Lulzim Bashës i skadoi afati i ultimatumit që Sali Berisha i kishte vendosur për të liruar selinë e PD dhe për të lënë lidershipin. Ndërsa në PD nuk u shfaq thuajse asnjë lloj lëvizje gjatë gjithë ditës, mbështetësit ‘pro Berishës’ kanë shkuar pas mesditës në selinë blu. Edhe pse prej ditës së djeshme dyert e PD ishin të kyçura, një grup i Komisionit të Rithemelimit , me në krye Flamur Nokën, kanë tentuar të hapin çdo derë, por e kanë gjetur atë të mbyllur. Berisha kishte vendosur që të dërgonte vetëm Nokën dhe disa deputetë në këtë 'mësymje' të parë duke mos qenë vetë i pranishëm.
Ndonëse e konsideroi selinë blu si një burg të sigurisë së lartë dhe e krahasoi atë më një “Alkatraz modern”, Noka tha se Basha tregoi edhe një herë se është peng i Ramës dhe se në protestën e 8 janarit godina e ‘blinduara dhe bunker’ e PD do të kthehet në shtëpinë e lirë të demokratëve, ndërsa siguroi se kjo protestë do të jetë paqësore.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi e konsideroi 'show mediatik' përpjekjen e Nokës dhe mbështetësve të Berishës për të hapur dyert në seli. Sipas Bardhit, në seli po kryhen punime, teksa thekoi se dyert janë të hapur për çdo demokrat apo anëtarë të PD që nuk shoqërohet me trafikantë droge. Ai theksoi po ashtu se nuk do të lejohen në seli grupi i strukturuar kriminal B9, që u përmend një ditë më parë edhe nga Basha, me të cilët tha se Berisha dhe familja e tij bëjnë biznes.
Sali Berisha i dha ultimatum Bashës që të lironte zyrën deri më 5 janar në të kundërt do të shkojë në 'shtëpinë e demokratëve', por kryedemokrati i është përgjigjur duke ‘fortifikuar’ më tej selinë, duke i paraprirë një sulmi të mundshëm. Ndërkohë më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu 'thirrur për forcimin e PD-së'. Është publikuar edhe slogani i kësaj 'Proteste Kombëtare': 'Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve'. Protesta është planifikuar të nisë në orën 12:00 para selisë së PD.
Ditën e djeshme, përplasja mes Berishës dhe Bashës arriti kulmin, teksa kryedemokrati artikuloi akuza të rënda ndaj Berishës që nuk i kishte përmendur më parë. Sipas Bashës, Berisha bën biznes dhe pastron para me trafikantët e drogës të shpallur "Non Grata" nga Britania e Madhe. Basha nuk përmendi emra konkret, por foli për pjesëtarë të një organizate kriminale B9, me të cilët thotë se Berisha dhe familja e tij bëjnë biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash si dhe ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojërat e fatit.
Kujtojmë se krahas betejës fizike për selinë, Berisha dhe Basha kanë nisur edhe një betejë në gjykatë, për legjitimimin e statuteve. Sali Berisha ka dërguar në gjykatë për konfirmim statutin që miratoi në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, ndërsa në gjykatë për konfirmim ka dërguar edhe Lulzim Basha statutin e ndryshuar të PD-së, ndonëse 5 muaj më vonesë. Konflikti në PD nisi në 9 shtator 2021, ditën kur Lulzim Basha, pas një ultimatumi nga SHBA, pezulloi Sali Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD-së, për shkak se ishte shpallur non grata për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë.
Slogani i protestës së Berishës
Me thirrjen 'turp, Gazi' është pritur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në selinë blu nga një militant i Sali Berishës. Megjithatë Bardhi u përgjigj qetësisht vetëm duke ngritur dy gishtat lart, simboli i demokracisë.
"Show mediatik", kështu e konsideroi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi përpjekjen e Flamur Nokës dhe mbështetësve të tjerë të Berishës për të hapur dyert e për t'u futur në selinë e PD. Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se në selinë e PD po kryhen punime dhe se Nokës nuk iu hap dera pasi nuk kishte lajmëruar vizitën. Ai shtoi se selia e PD është e hapur për çdo deputet të PD që nuk shoqërohet me trafikantë droge, teksa i mëshoi edhe deklaratës së Bashës një ditë më parë se nuk do të lejohet të futet në selinë blu grupi i strukturuar kriminal B9.
"Në godinë e PD në ambientet e brendshme të saj po kryhen punime. Nuk ka nevojë me ardhur me trokit në dyer e PD për ta provuar. Dyert e partisë nuk do qëndrojnë të mbyllura. Do shikoni që në selinë qendrore të PD po shtohen ambientet punës se koha e llafeve ka përfunduar më 18 dhjetor. Institucionet e partisë janë në betejë me regjimin e Ramës. Selia Qendrore e PD ka qenë është dhe do vijojë të jetë e hapur për çdo demokrat ët sakrificave që punon për PD dhe do jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që në çdo shëtitje në selinë e PD ka qenë në krah të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Aktet e dhunës, nuk janë akte që i shërbejnë demokratëve, por forcimit të regjimit të Ramës. Lejohet të futet çdo demokrat në seli, por rëndësi ka të mos shoqërohen me trafikantë. Grupi kriminal B9 nuk futet më në selinë e Partisë Demokratike. Selia nuk mund të jetë vendstrehim për trafikantët e drogës që kërkohen në Britani dhe në mënyrë të çuditshme shfaqen në krah të Berishës për të bërë xhiro në selinë e PD. Çdo anëtar i PD, deputetët, mund të futen në seli. Më 18 dhjetor demokratë vendosën që çdo person i shpallur 'non grata' nuk ka më punë me organet vendimmarrëse të PD", tha Bardhi.
Flamur Noka tha se selia e PD-së është kthyer në një burg i sigurisë së lartë pasi janë kyçur dyert e blinduar dritaret. Ai tha se ky Alkatraz modern më datë 8 do të kthehet në shtëpinë e lirisë dhe se protesta e demokratëve do të jetë paqësore.
“Edi Rama i ka krijuar kushtet e një burgu të sigurisë së lartë për të vetëburgosur pengun e tij Lulzim Basha, si mënyra më e mirë për t’i zgjatur jetën e pushteti. Rama nuk mundet kurrë të burgos shpirtin e lirë të demokrateve. Data 8 do të jetë data kur demokratë do të marrin frymë lirisht jo nga burgu i Alkatrazit, por nga shtëpia e lirisë. Më datë 8 në mënyrë paqësore do të rimarrin burgun e sigurisë së lartë dhe ta kthejmë në shtëpinë e lirisë. I ka mbyllur dyert dhe ka blinduar dritaret, Alkatrazi nuk mund të jetë shtëpia e demokratëve. Deri më sot ka patur afat për të zbatuar parimin nr 1 të demokracisë, votën e shumicës. Nga data 8 sovrani e kthen këtë godinë nga Alkatrazi në shtëpinë e lirës”, tha Noka.
Pasi i gjeti mbyllur dyert e PD, Flamur Noka dha një prononcim për mediat e pranishme.
"Një grup deputetësh dhe deputetesh, anëtarë të Grupit Parlamentar të PD erdhëm sot në Selinë e PD, në shtëpinë tonë, për të zhvilluar një mbledhje në lidhje me axhendën që do të ketë grupi parlamentar dhe PD për vitin 2022. Po konstatojmë me dhimbje se shtëpia e lirisë, Partia jonë Demokratike, në vend që të ishte një ambient që gumëzhinte për fat të keq Edi Rama e kthyer me pengun e tij në një 'Alkatraz ' të kohëve moderne. E ka kthyer PD-në në një burg të sigurisë së lartë, kjo është e turpshme, është e neverishtme", ka thënë Flamur Noka.
Komisioni i Rithemelimit me në krye Flamur Nokën ka ardhur në PD, ditën e sotme ku i është vendosur edhe afati i fundit për të liruar PD dhe lënë lidershipin. Noka së bashku me të tjerë kanë tentuar të hapin dyert e përparme të selisë blu, por i kanë gjetur të kyçura.
Selia blu që prej ditës së djeshëm ka kyçur dyert kryesore dhe nuk lejon më hyrjen e asnjë personi brenda saj. Administrata e PD hynë nga dyert e pasme, ndërsa thuhet se në derën e përparme mund të hyjë vetëm Lulzim Basha. Gjithashtu dhe dyert prej xhami të përparme u veshën me logo të PD pak ditë më parë.
Por duket se nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku nuk është informuar për urdhrin e ri, apo e ka ‘harruar’ atë, pasi ka shkuar drejt hyrjes kryesore të PD por dera nuk është hapur. Ajo ka qëndruar pak sekonda dhe më pas është larguar duke iu drejtuar hyrjes anësore.
Ndryshime nuk ka patur vetëm në pjesën e jashtme të selisë, por edhe brenda. Në korridorin e godinës në katin e parë janë hequr disa fotot në muret anësore ku shfaqeshin momentet të qeverisjes së Berishës, siç ishin inaugurime të ndryshme apo futja në NATO.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar 31-vjetorin e lindjes së "Rilindjes Demokratike', media zyrtare e Partisë Demokratike. Me një postim në Facebook, Basha shkruan se Rilindja Demokratike, e para media opozitare, solli fjalën e lirë. Ai thekson se edhe sot, akoma liria e medias është në ditë të vështira dhe se ka nevojë për inkurajim dhe mbështetje të gjithanshme "që askush të mos prekë fjalën e lirë"
"Mëngjesin e 5 janarit 1991, pas një pritje gjysmë shekullore, “Fjala e parë” mbërriti në duart e shqiptarëve. Rilindja Demokratike, e para media opozitare në Shqipëri, u bë themeluesja e shtypit të lirë shqiptar, duke shënuar përgjithmonë historinë e re të vendit. Një tribunë refleksionesh mbi regjimin komunist e të shkuarës dhe mbi demokracinë e shumëpritur të së ardhmes, vepër e intelektualëve, gazetarëve, studentëve, që iu bashkuan prej orës së parë Partisë Demokratike, për të sjellë fjalën e lirë, votën e lirë dhe ribashkimin me Perëndimin.
Në këtë përvjetor të 31-të, dua të shpreh mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike për të gjithë drejtuesit, kryeredaktorët dhe gazetarët e Rilindjes Demokratike, të cilët kanë kontribuar për lindjen dhe zhvillimin e bijës së lirisë, si mbrojtëse e interesit publik, promovuese e vlerave universale të njeriut dhe vokacionit tonë perëndimor, në ditë të mira dhe të vështira.
Dhe të vështira janë ditët e sotme për mediat. Në një atmosferë mbytëse për lirinë e tyre, mes plagëve të vjetra të tranzicionit dhe të rejave të kësaj kohe sfiduese për të vërtetën, ato ka nevojë për inkurajim dhe mbështetje të gjithanshme, që askush të mos prekë fjalën e lirë sepse nëpërmjet saj ne mbrojmë të vërtetën, si një gjest shërimi për të parë me guxim dhe shpresë nga e ardhmja", shkruan Basha.
Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko ka ironizuar me ultimatumin që Sali Berisha i ka dhënë Lulzim Bashës për lirimin e selisë së PD. Me një postim në Facebook, teksa e quan Berishën 'Mareshall', Bejko tregon 'historinë' e tij, zhvendosur në një kontekst tjetër, në komunizëm. Bejko përshkruan përpjekjet e 'Mareshallit' për të rimarrë partinë që e konsideron pronë të tij, 'jo vetëm se e do populli, por edhe për inat të këtyre të poshtërve, imperialistëve amerikanë'.
Sipas Bejkos, 'Maareshalli', i cili nuk e kursente herë pas here ndonjë gotë raki, nuk arri të kuptojë se ku mbaron mirazhi dhe ku fillon e vërteta.
Postimi i plotë:
Dorrëzohu! Je i rrethuar!
Nuk ke nga shkon qen bir qeni….” -“Prit Meço, prit, Marëshalli ynë zemërgjerë na tha që t’i themi se e ka edhe një mundësi shpëtimi.
Thuaj se nëse dorëzohet pa luftë, i falet jeta atij dhe atyre pak mbështetësve që i kanë mbetur në sarajet e Toptanëve. Është djalë i ri për ta mbyllur kaq shpejtë jetën e tij.
Naa, se harova për pak. Thuaj edhe se nëse dorëzohet sot, nesër do ketë gjithë mundësitë që të aspirojë prapë të jetë kryetar partie dhe kryeministër. Marëshalli nuk i’a dha partinë që ta mbajë për vete, por që ta kthejë mbrapsht tek i zoti sa herë që t’ i dojë qejfi atij. Është shumë i ri dreqi, të ardhmen e ka përpara shejtani, ça pati kështu?! Ai e di që partia është pronë e Marrëshallit.
Marëshalli ynë, që iu bëftë dita njëmijë, është me një këmbë në var, dhe prapë ja ku është, po lufton të bëhet sërish kryeministër jo vetëm se e do populli, por edhe për inat të këtyre të poshtërve, imperialistëve amerikanë”.- i tha komisari Ald dhe u largua drejt qendrës komerciale Toptani ku e priste establishmenti dhe grupi i bluzë-zinjve të ardhur enkas nga Londra në ndihmë të Marrëshallit të madhërishëm.
Meço, pasi morri porositë e rastit nga komisari Ald, nxorri sërish kokën te cepi i kalasë dhe ia filloi avazit nga e para pasi rëkëlleu edhe një dopio raki skrapari që ia pati dhënë para dy ditësh vet Mondi, nga ajo që i mbeti pa pirë natën e vitit të ri:
-“Dorëzohu qen, dorëzohu se përndryshe në datën 8 do tërhiqesh paqësisht zvarrë, dëgjove apo jo… qen bir qeni, se na çave k…. Liroje urgjentisht zyrën se është e Marëshallit. Dëgjove apo jo?! Diiigjiii leeegeeen…!” Po nuk arriti ta mbaronte fjalinë, kishte pirë aq shumë saqë iu morrën këmbët e u rrëzua shakull në the, në pllakat e ftohta të gurit të Sarajeve.
Nga goja filloi t’i dilte shkumë, kurse muret e godinave aty pranë filluan ti dukeshin nga dy, nga tre, nga katër…në gjendje mirazhi, u kujtua se dikush nga grupi i pati thënë se kishte një lajm të keq për ti dhënë të tillë që mund ta penalizonte vazhdimin e mëtejshëm të revolucionit paqësor; Marëshalli ka dalë pozitiv me covid ditët e fundit të dhjetorit… lëvizi edhe një herë kokën. Të ishte e vërtetë vallë?! Rakia që i kish dhënë Mondi, nuk po e linte të qetë të kuptonte se ku mbaronte mirazhi, dhe ku fillonte e vërteta… Punë dreqi, kjo rakia, – tha me vete, dhe mbylli sytë në një gjumë të thellë, ashtu i shtrirë mbi pllakat e ftohta të Sarajeve, aty pranë gardhit të PD-së...
O Bardhi ti jo qe vetem demokrat nuk je por ti ishe nisur per femer dhe ngaterrove rrugen e dole "mashkull" por asi tille nuk je.
PërgjigjuSala dergoi Noken sa per nje test,per te pare nese dyert hapen,nese muret bien,ishte thjesht nje <<nxemje>> per 8 Janarin.Po te hapeshin dyert,/demi flamurtar/ qe prin kopene dhe i bie me brire cdo gjeje qe leviz,kishte per te lajmeruar Berishen :<<Dera u hap,e morem seline!>> dhe Sali Berisha qe fshihet vrimave si mi,sepse e ruan veten,do te vinte dhe do te hynte vete si triumfator,sikur ai vete i kishte shperthyer ato dyer duke marre persiper lavdine dhe dafinat e fitimtarit.Skenar i perseritur prej tij dhe me pare.Heren tjeter Sali,mos dergo Flamur kokedrurin,por shko vete, merr dhe ca buri t'u biesh,vertitu rrotull ndertesesh si Flamuri sot,por disa here,se kushedi ndoshta i hap dyert e i rrezon muret si dikur Joshua,ato te Jerikos.
PërgjigjuPse mo ky Gaz Bardhi i di se kush jane demokratet dhe kush nuk jane, kush do futet ne PD dhe kush nuk do futet? Pronari i PD eshte ai? Kush ja dha babai apo mamaja godinen e PD. Rri Gazi te shtunen aty se do ta kenaqin b..... .
PërgjigjuO Flamuri pa bisht po si është katandis partia anti Shqiptare partia wc pd si bo derman as Zoti. Kjo ka ardh si rezultat që ju antarët e partis kak pd jeni njëri më pis se tjetri.
PërgjigjuOh cu kenaqem
PërgjigjuQente lehin ham ham ham por njeri tjetrin nuk e hane.
Përgjigju