Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. 310 artistë nga 58 vende të botës ekspozojnë tablotë, në të cilat kanë trajtuar temën “Natyra e qetë”. Kuratori i ekspozitës, piktori Helidon Haliti e cilëson këtë edicion të katërt të Bienales, që po zhvillohet në këtë periudhë të pazakontë për shkak të pandemisë Covid 19, si kremtim të bukurisë së natyrës dhe jetës
“Janë veprat e 310 artistëve, mes tyre 150 profesionistë edhe të tjerët amatorë në këtë fushë, që prezantohen këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Së bashku me kuratoren Ormira Lulani vendosëm si subjekt kryesor “Natyrën e qetë”. Artistët sjellin botën e tyre shpirtërore, që kanë kaluar gjatë pandemisë. Këtë e kemi bërë për të treguar se në këtë vit të vështirë jemi të gjithë bashkë”, thotë Helidon Haliti.
Artistët, si Skënder Kamberi, Ronald Runaj apo edhe të huaj, Hermi Kurner, Gerta Sabbe, Olga Vatkova, Li Lei, Aneta Gajos etj.,por edhe amatorët përmes akuareleve sjellin skena të gëzueshme, që kanë në qendër ardhjen e pranverës, lulet dhe frutat, jetën e përditshme, objekte, por edhe imazhe të tjera që vijnë si rezultat i imagjinatës së tyre
“Për hir të së vërtetës mungon e qeshura. Ne sjellim një lloj gëzimi, pasi arti pamor nuk ka pengesa sa i përket numrit të vizitorëve, që mund të vijnë ta shikojnë nga afër një vepër arti. Në ekspozitë, por edhe në katalog do të vihet re ndryshimi se si artistët nga një vend në një tjetër trajtojnë natyrën në akuarel. Shkolla e Europës e koncepton ndryshe, më me mençuri edhe përkushtim, ndërsa shkolla aziatike vjen me një teknik të përsosur, që është kulmi dhe fundi i akuarelit”, thotë Haliti.
Bienalja do të qëndrojë hapur në sallat e Muzeut Historik Kombëtar deri në datë 24 mars.
/I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.6%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 493
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Sot jemi të gjithë Martin Cani’, nisma që bashkoi të rinjtë! Një portret i përjetësuar nga Helidon Haliti për 14-vjeçarin e vrarë
29 Nëntor 2024, 16:47
-
Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit/ Piktorë nga e gjithë bota mblidhen në Kolonjë për të pikturuar dhe promovuar destinacionet turistike
12 Maj 2024, 17:58
-
Nga turku që pikturon Skënderbeun te Ukraina në portretin e buzëqeshur të një fëmije, propozimet e Festivalit të Akuarelit
6 Maj 2024, 15:18
-
Java e Europës, në Gjirokastër panair, muzikë e filma nga BE! Dita e Luleve, festime në Shkodër me muzikën e filmave! Te ‘Zeta’ Mukades Çanga!
6 Maj 2024, 12:23
-
Ish-depo e ushtrisë në Belsh transformohet në galerinë ‘Dy Botët’, ideatori Helidon Haliti: Një muze arti dhe një destinacion më shumë për turistët
4 Maj 2024, 20:30
-
'Udhëtarët e kotësisë', piktori Helidon Haliti hap në Shkodër ekspozitën më të madhe të tij
7 Prill 2024, 17:12
-
Komedia e zezë ‘Amerikani – e keqja është e mirë përsëri’ tek Eksperimentali! Ilir Kaso me ekspozitë në ‘Fab’! Artistët shqiptarë e sirianë me ‘Petale të panumërta’ në galerinë ‘Zeta’!
4 Prill 2024, 11:18
-
Muzeu Historik për 4 vjet i mbyllur! Ministria kërkon një drejtor për të! Rikonstruksioni merr një vit më shumë kohë se ndërtimi në vitin 1981! Ja si do të financohet projekti
9 Mars 2024, 20:48
-
Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë 4 vjet i kyçur, ja çfarë parashikon projekti i rikonstruktimit
7 Mars 2024, 16:07
-
Helidon Haliti i dhuron Presidencës 'Shqipërinë' në 50 akuarele! Begaj: Institucioni do të jetë i hapur veçmas për studentët e Universitetit të Arteve
24 Nëntor 2023, 17:24
-
‘Faksimile’, arti sfidon vdekjen, ritakon atë e bir! Helidon Haliti ekspozitë me babain ‘postmortem’, 40 piktura dhe blloqe me poezi
8 Nëntor 2023, 16:49
-
‘Shqipëria është Biodiversitet’, instalacion në sheshin ‘Skënderbej’ me speciet unike të Shqipërisë
4 Tetor 2023, 11:24