Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh urimi në 31-vjetorin e krijimit të PS. Balla ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj themeluesve kurajozë dhe të gjithë kontributorëve ndër vite, të cilët i dhanë Shqipërisë forcën politike më të madhe, më atdhetare, gjithmonë e hapur, gjithmonë progresiste e moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira social-demokrate europiane.
"Gëzuar Ditëlindjen e 31 të Partisë Socialiste. Mirënjohje themeluesve kurajozë, të gjithë kontributorëve ndër vite, të cilët i dhanë Shqipërisë forcën politike më të madhe, më atdhetare, gjithmonë e hapur, gjithmonë progresiste e moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira social-demokrate europiane. Mirënjohje anëtarëve, patronazhistëve, simpatizantëve dhe çdo votuesi në këtë ditëlindje të famijes sonë të madhe. GËZUAR!" - shkruan Balla.
Lajmi kryesor:
PS feston 31-vjetorin e themelimit! Bëhen bashkë të gjithë figurat që kanë kontribuar ndër vite! Festës i bashkohet edhe Xhixho e Braimllari nga LSI si dhe Agron Duka
