PS feston 31-vjetorin e themelimit! Bëhen bashkë të gjithë figurat që kanë kontribuar ndër vite! Festës i bashkohet edhe Xhixho e Braimllari nga LSI si dhe Agron Duka

TIRANË- Me një festë modeste e pa praninë e mediave, e kremtuan socialistët 31-vjetorin e themelimit të Partisë së tyre. Që nga figurat e vjetra të kësaj partie, e deri tek ato aktuale, u mblodhën në oborrin e selisë rozë që prej orës 19.00. Të ftuarit janë pritur nga Sekretari i përgjithshëm Damin Gjiknuri, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe deputetët Blerina Gjylameti e Etien Xhafaj.

Të pranishëm në festë ishin disa nga kontributorët kryesorë si Gramoz Ruçi, Spartak Braho, e Musa Ulqini, ndërsa u vu re mungesa e liderit historik të PS, Fatos Nano. Report Tv mëson se shkak është bërë gjendja e tij jo e mirë shëndetësore. Ftesë ka pasur edhe për ish-socialistin Ilir Meta, i cili nuk ka mundur të jetë në festë për shkak të një vizite në SHBA.

Po ashtu, mësohet se është ftuar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila ua ka deleguar ftesën Erisa Xhixhos dhe Endrit Brahimllarit. I pranishëm ishte edhe kreu i PAA-së Agron Duka. Gjithashtu pjesë e këtij eventi ishin dhe socialistë të thjeshtë që ka kontribuar ndër vite në këtë forcë politike si dhe përfaqësues të mediave.

Kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur fjalim përshëndetës, por mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një mesazh urimi për të gjithë ata që i kanë dhënë dhe vijojnë t’i japin Partisë Socialiste. Rama përmend patronazhistët që patën rol të rëndësishëm në zgjedhjet e 25 prillit për të vijuar më pas me drejtuesit në territor, themeluesit dhe liderin Fatos Nano. 

“MIRËMËNGJES... dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë. #31VJETPS”, shkruan Rama ndërsa postimin e shoqëron me një fotografi trëndafilash rozë, simboli i logos së PS.

Mes socialistëve që uruan 31 vjetorin e themelimit të PS si Taulant Balla, Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali, reagoi edhe ish kryeministri Sali Berisha duke thënë se feston pagëzimin e tretë me emrin që mban. Sipas Berishës, u themelua në 1941 nga serbët si Partia Komuniste e Shqipërisë, më pas emri u ndërrua në Partia e Punës së Shqipërisë dhe tani mban emrin si Partia Socialiste. Berisha thotë se Fatos Nano u përpoq të reformonin partinë, por Edi Rama e ka kthyer sërish në parti të lidhur me drogën, krimin dhe vjedhje fondesh publike.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Nga takimi i ngrohtë i Ramës me Ruçin e Braçen e fotot me zëdhënësen e Berishës, tek mikpritja që Balla i bëri dy zyrtarëve të LSI-së, çfarë nuk u pa nga festa e themelimit të PS-së

Partia Socialiste ka festuar në një takim privat pa praninë e mediave 31-vjetorin e themelimit të saj. Të mbledhur para oborrit të selisë së PS-së shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë të PS-së ishin të pranishëm në festë. Në fotot e bëra publike shihet kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i PS-së duke u takuar përzemërsisht me ish-kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin si dhe deputetin e PS-së Erion Braçen. 

Në 31-vjetorin e Partisë Socialiste midis shumë figurave të kësaj force politike, Rama është ndalur të pozojë edhe me gazetarët, ku një ndër to ishte e ftuar edhe ish-zëdhënsja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli në vitet 2007-2013.

Po ashtu nga ana tjetër kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla është parë në një tryezë bashkë me deputeten e LSI-së Erisa Xhixhon si dhe Endrit Braimllarin.

Ora 19:04
Zyrtarët e LSI-së shkojnë në selinë rozë për të festuar 31-vjetorin

1655055187_erisaxhixho.jpg

Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari kanë marrë pjesë në ditëlindjen e Partisë Socialiste. Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Report Tv, dy perfaqësuesit e LSI-së i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së organizatorëve për të marrë pjesë në festë, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nuk ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e organizimit të PS për ditëlindjen e 31.

Ora 14:15
Majko uron 31 vjetorin e PS me foton e Nanos dhe Dritëro Agollit: Kur rastësia kthehet në diçka të përsosur

Pandeli Majko ka uruar 31 vjetorin e Partisë Socialiste. Në kujtim të kësaj dite socialisti ka shpërndërë një urim veçantë.

Deputeti ka zgjedhur një foto të Fatos Nanos dhe Dritëro Agollit për të përcjellë mesazhin e tij në këtë ditë të rëndësishme për socialistët.

“Shumica e jetës së njeriut, është veprimtari plotësuese.

Ka çaste, kur rastësia kthehet në diçka të përsosur, siç ishte 12 qershori i 31 viteve më parë.

Gëzuar ditëlindjen Familja ime, Partia Socialiste!’ shkruan Majko.

Ora 13:13
31 vjetori i PS-së, 'uron' Sali Berisha: U themelua nga serbët! Këto 9 vite në pushtet, mbyllën dyert e BE-së për Shqipërinë

Datëlindja e Partisë Socialiste nuk ka pasur vetëm urime nga simpatizantët dhe pjesë e politikës së majtë por edhe nga opozita. Një 'urim' ka ardhur edhe nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, kjo parti po feston ditën e pagëzimit të saj të tretë, pasi është themeluar 1941 nga serbët. Në këto 9 vite pushtet sipas Berishës PS ka izoluar Shqipërinë nga Bashkimi Evropian.

"Partia Socialiste kremton sot si parti-shtet përvjetorin e ndërrimit te emrit! Te dashur miq, Sot, partia e PPSH feston diten e pagezimit te saj te trete me emrin qe mbart sot. Ajo u themelua me 8 nentor te vitit 1941 nga serbet Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha si Partia Komuniste e Shqiperise. Per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerzimit qe kreu gjate luftes si nje parti terroriste e vertete, pas lufte emri u nderrua nga PKSH ne Partia e Punes se Shqiperise dhe perseri per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerezimit qe ajo si parti-shtet, nen udheheqjen e diktatorit gjakatar Enver Hoxha kreu per dekada ne pushtet, u detyrua qe me 12 qershor te vitit 1992, te ndryshoje emrin ne Partia Socialiste e Shqiperise.

Pas disa perpjekjeve te bera nga Fatos Nano dhe nje grup te rinjsh per reformimin e saj, kjo parti nen udheheqjen e Edi Rames eshte shendrruar perseri ne nje parti-shtet e lidhur gjeresisht ne kreun e saj, me drogen, krimin dhe vjedhjet e medha te fondeve dhe pasurive publike.

Kjo parti sot, nen drejtimin e Edi Rames kremton pervjetorin e nderrimit te emrit si parti e veprave me te zeza dhe mynxyres se vertete kombetare si parti antikombetare qe shnderroi Tiranen ne Beogradin e Vogel qe u shet shqiptarve interesat e Serbise per interesa te Shqiperise, dhe qe duke zbatuar platformen e Vaso Çubrilliviçit, perzuri ne 4 vite 540 mije shqiptare nga Shqiperia. Kjo parti, me ne krye Edi Ramen, ndertoi narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe dhe si parti shtet, instaloi pas 31 viteve, monizmin e plote ne Shqiperi! Keto 9 vite ne pushtet, Partia Socialiste mbylli dyert e BE-se per Shqiperine! Edi Rama, ne krye te PS me lidhjet e tij te krimit, shnderroi Shqiperine ne epiqender operative te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut e Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme", shkruan Berisha. 

Ora 12:54
Spiropali uron PS-në për 31 vjetorin: Kemi shkruar kapitull njerëzor në historinë e kombit! Partia jonë, nuk është ishull që s'e prek e liga

1655031367_Spiropali1674x4501.jpg

Spiropali uron PS-në për 31 vjetorin: Kemi shkruar kapitull njerëzor në historinë e kombit, partia jonë, ishull që nuk e prek e liga

31 vjetori vjetori i Partisë Socialiste ka bërë që personazhe publik të botës politike të urojnë përmes rrjeteve sociale. I tillë ishte edhe urimi i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ministrja e konsideroi ecurinë e partisë socialiste si një hapjembyllje sysh në jetën e një kombi. Për të, partia është një refleks i shoqërisë shqiptare si dhe një ishull që nuk e prek e liga.

"Gëzuar socialistë të Tiranës dhe Shkodrës, të Korçës dhe Kukësit, të Durrësit, Elbasanit, Vlorës, Tropojës e gjithë Shqipërisë; gëzuar të gjithë socialistëve dhe progresistëve kudo gjenden në këtë përvjetor të krijimit të partisë së tyre që sot mbush 31 vjeç. 31 vjet janë vetëm një hapjembyllje sysh në jetën e një kombi, por janë shumë për një jetë njerëzore. Dhe në këto 31 vjet, ne, socialistët shqiptarë kemi shkruar një kapitull njerëzor në historinë e kombit tonë. Ne bëmë po bëjmë punën e disa brezave njëherësh për t’i trashëguar brezit të fëmijëve tanë Shqipërinë evropiane, Shqipërinë krenare për çfarë është dhe çfarë do të jetë!

Ne besuam aty ku shumëkush dyshonte, ne qëndruam kur shumë vendosën të ikin, ne ndërtuam aty ku të tjerët merrnin kazmat e shkatërrimit, ne kuruam me dhembshuri atë që të tjerët e sëmurën, ne shihnim dhe shohim nga e ardhmja, aty ku të tjerët projektonin dhe projektojnë të shkuarën. Partia Socialiste është bashkimi i themeluesëve të djeshëm, i opozitarëve krenarë që i dhanë vendit alternativën e të majtës moderne, e shtetformuesve të mandatëve të para dhe punëtorëve modestë të të sotmes.

Partia jonë është refleks i shoqërisë shqiptare, me të mirat dhe defektet e saj. Ajo nuk është një ishull që nuk e prek e liga, por një organizëm i gjallë që reflekton nga gabimet dhe projekton sukses për të gjithë shoqërinë shqiptare. PS, e djeshme dhe e sotme është puna për Shqipërinë e besimit, respektit dhe mundësisë për çdo shqiptar.

Mandati i tretë qeverisës është premtimi ynë për të ndërtuar Shqipërinë e dalë nga tuneli i errët i tranzicionit dhe bashkimin e saj me familjen e madhe evropiane, çka do ta bëjë Shqipërinë më të fortë, më të sigurt, më të begatë, do ta bëjë atdheun shtëpinë e premtuar të të gjithë shqiptarëve. Gëzuar Partia Socialiste! Qofsh përherë e re", shkruan Spiropali. 

Ora 09:34
31-vjetori i PS, Gjiknuri: Forca më transformuese në Shqipëri, premtojmë se do vijojmë përpjekjen që PS të jetë më e mira

1654972362_Gjiknuri.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka uruar të gjithë socialistët për 31-vjetorin e PS. Në urimin e tij në rrjete sociale, Gjiknuri shprehet se PS mbetet forca më demokratike e transformuese në Shqipëri.

“31VJETPS! Me urimin e përzemërt për çdo anëtar, mbështetës, drejtues e këdo që ka dhënë e vazhdon të japë një kontribut sado të vogël për Partisë Socialiste , duke dëshmuar se familja jonë politike mbetet forca më demokratike e transformuese në Shqipëri, dhe me premtimin se do vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë, më e fortë për të gjithë, ju uroj një ditë të mbarë”, nënvizon Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

Ora 09:11
Veliaj uron socialistët me fotografinë e Ramës: Gëzuar 31-vjetorin, PS forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën

1655017998_vel.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar të gjithë socialistët për 31-vjetorin e themelimit të PS. Përmes një postimi në rrjete sociale ku duket me kurriz kryeministri Edi Rama, Veliaj i cili është dhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, thekson se PS është forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën.

“Gëzuar Ditëlindjen. Partia Socialiste, forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën. Mirënjohje çdo socialisti të thjeshtë, që i jep energji dhe përkushtim, që punët të ecin përpara. #31VJETPS”, shkruan Veliaj.

Ora 09:07
31-vjetori i themelimit të PS, Balla: Mirënjohje themeluesve kurajozë, patronazhistëve dhe simpatizantëve

1655017860_balla.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh urimi në 31-vjetorin e krijimit të PS. Balla ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj themeluesve kurajozë dhe të gjithë kontributorëve ndër vite, të cilët i dhanë Shqipërisë forcën politike më të madhe, më atdhetare, gjithmonë e hapur, gjithmonë progresiste e moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira social-demokrate europiane.

"Gëzuar Ditëlindjen e 31 të Partisë Socialiste. Mirënjohje themeluesve kurajozë, të gjithë kontributorëve ndër vite, të cilët i dhanë Shqipërisë forcën politike më të madhe, më atdhetare, gjithmonë e hapur, gjithmonë progresiste e moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira social-demokrate europiane. Mirënjohje anëtarëve, patronazhistëve, simpatizantëve dhe çdo votuesi në këtë ditëlindje të famijes sonë të madhe. GËZUAR!" - shkruan Balla.

Ora 08:56
31-vjetori i Partisë Socialiste/ Ministrja Kushi mesazh mirënjohjeje, me një personazh të spikatur

1655017198_2867452714909871594929716698146420120594922n.jpg

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka shprehur urimin e përzemërt në përvjetorin e Partisë Socialiste, duke zgjedhur një personazh të spikatur, z. Musa Ulqini, të cilin e konsideron një njeri të denjë, themelues dhe kontribues brenda kësaj partie. 

"Këtë 12 qershor festojmë përvjetorin e 31-të të Partisë Socialiste. Është dita kur duhet të shprehim mirënjohje ndaj të gjithë themeluesve dhe kontribuesve ndër vite në këtë forcë politike progresiste, më e madhja e më frymëzuesja në vend.

Unë zgjodha të uroj festën sot së bashku me një njeri të denjë, simbol i PS, themelues i PS dhe kontribues i pandalshëm që në ditën e parë të saj.
Jam e lumtur që sot Musai është krahu im i djathtë, pjesë e ekipit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për të jetësuar reformat që kjo forcë politike po i përparon çdo ditë e më shumë", shkruan Kushi.

Në përfundim të mesazhit të saj për këtë ditë Kushi shpreh mirënjohje për të gjithë socialistët e thjeshtë, kudo që ndodhen, në Elbasan e në të gjithë Shqipërinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kamarjerja: 13/06/2022 02:29

    I KA Hedhur krahun ne sup ,,,lindita nikolles,,,,kjo njihet si e dashura e rames ,,,thone qe eshte njesh per bokino.....

    Përgjigju
  • Xxxc: 12/06/2022 19:34

    Shyqyr znj Kushi qe ke marre ne staf nje njeri te ndershem si z.Ulqini,sepse,ishte ndotur pak mjedisi aty me ca gjoja drejtues arsimi.

    Përgjigju
  • Fredi: 12/06/2022 19:16

    Urime ps. Ka qene nje rrugetim i bukur dhe plot gezime per shum familje sa koh ishit ju ne drejtim

    Përgjigju
  • Papi: 12/06/2022 19:15

    Rama ka qen lideri me historik i PS per mendimin tim. Shpresoj qe te vazhdoje historia me arritje te medha

    Përgjigju
  • rrema: 12/06/2022 17:26

    Ky RRK qe ka shkruar me emrin "Altini" per Sali NON GRATEN e ka....??

    Përgjigju
  • samii: 12/06/2022 17:23

    Ahaaaaa do te mare pjese BRAHIMKARI me kete XHINXHILENE....

    Përgjigju
  • Bled: 12/06/2022 15:42

    Vazhdoni te jeni forrca me e madhe e ketij vendi. Gezuar ditelindjen partia me e fuqishme dhe sa me shume suksese paci

    Përgjigju
  • Leka: 12/06/2022 15:17

    Europa ti ka mbyllur dyert ty jo Shqiperise mo pleher.

    Përgjigju
    • Shaqo: 12/06/2022 19:45

      ...qenke lek fallco. Nuk vlen, diktohesh menjehere.

  • kejsi: 12/06/2022 13:59

    Partia e vetme e plotesuar ne cdo aspekt , respekte dhe ju uroj shume vite te tjera sukses me kete parti

    Përgjigju
  • Spiropali 5 miljon: 12/06/2022 13:54

    Sekti kriminal. Hakmarrja po zien. Mbajeni mend. Miljonat e eurove sdo ju ndihmojne aspak per tmerrin qe do perjetoni shume shpejt. Tik tak tik tak

    Përgjigju
  • Goni: 12/06/2022 13:53

    Po elisa me salarjonin vidh epirdh.

    Përgjigju
  • Altin: 12/06/2022 13:52

    Vetem emrin keni ndryshuar para 31 vjeteve. Ne pushtet jeni po ata, komunistet e vjeter. Keni rikthyer luften e klasave dhe ndasine jug-veri. Keni lejuar kanabizimin e vendit dhe keni lejuar krimin si asnjehere me pare. Keni inkriminuar partine tuaj si asnjehere me pare por edhe shoqerine, me ato palo ligje qe beni. Ne TV genjeni pafund qe ju mbroni shtresen e varfer (e cila cuditerisht vazhdon genjehet dhe me barkun bosh ju voton), por ne fakt ne ligje dhe realitet vetem te pasurit dhe oligarket pasuri cdo dite e me shume. Jeni po ata qe e mendoni Shqiperine plaçke tuajen, si dikur ne 1944.

    Përgjigju
    • Lala: 12/06/2022 17:02

      Komunistet jan gjithandej si ne pushtet ashtu dhe opozit .sesht faji i tyre esht faji i yt.i imi ene i jetyre te tjereve qe lefin ketu se kur ka fushat i mushni sheshet plot si majtas si djathtas kurse kur ju ftojn per 2 min protest me fikjen e makinave per cmimin e naftes se rruni hic.ky popull ka per qeveri ata njerez qe meriton e pik muhabeti.kur te mesoni te protestoni per te drejtat tuaja si shoqeri civile ateher flasim.deri ateher ta gezoni klasen politike qe keni 30 vjet qe i votoni e ju genjejn

  • limi: 12/06/2022 13:44

    Krimi dhe papunesia kan arritur kulmin cfar ti urojme ps????!!!!.

    Përgjigju
  • Ledi: 12/06/2022 13:27

    Gezuar Ditlindjen PS forca me e madhe politike ne vend. Edhe shume vite te tjera pune e zhvillimi per shqiperine

    Përgjigju
  • Era: 12/06/2022 13:05

    Sa shum vite paskan kaluar dhe vazhdoni te jeni forca me e ma dhe e e ketij vendi.Uroj te vazhdoni keshtu dhe per shume vite te tjera sepse vetem ju do ta coni Shqiperine lart dhe do ta mbuloni vetem em arritje te medha.

    Përgjigju
  • Ana: 12/06/2022 13:04

    Fale jush Shqiperia eshte permiresuar kaq shume dhe fale jush do te arrije akoma me shume suksese.Gezuar kete dite te vecante dhe uroj te keni gjithmone sukses sepse e meritoni.

    Përgjigju
  • koli: 12/06/2022 11:50

    urime partia socialiste ne 31 vjetorin e saj te suksesit

    Përgjigju
  • limi: 12/06/2022 11:50

    urime partia e punes pasi ajo eshte e vetmja qe punon dhe i sherben popullit

    Përgjigju
  • Andi: 12/06/2022 11:49

    Urime Ps fal punes dhe perkushtimit tuaj kemi arritur ketu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë