TIRANË - Dy grupimet në PD, kanë festuar të ndarë edhe 32 vjetorin e themelimit të partisë, duke mos tejkaluar as në këtë rast përçarjen mes tyre. Grupimi i Alibeajt u mblodh më vete ndërsa PD e Berishës në një tjetër aktivitet gjatë pasdites. Në një fjalim të gjatë, Berisha bëri një rezyme të situatës në PD duke lëshuar një sërë akuzash ndaj ish-kryedemokratit Luzim Basha që sipas tij për shkak të pazareve meskine me qeverinë e Edi Ramës e shndërroi opozitën në fasadë.
“Nuk është turp të jesh opozitë. Kjo parti për shkak të takimeve dhe marrëveshjeve të fshehta, për shkak të bizneseve të kreut të përziera e papërziera me qeverinë, për shkaqeve të tjera që nuk kishin të bënin me anëtarët e PD u shndërrua në një fasadë të një qeverie e cila kalonte nga skandali në skandal, nga korrupsioni, vjedhja, akte anti demokratike dhe në zgjedhjet e 25 prillit, një besim i jashtëzakonshëm i qytetarëve shqiptarë, i popullit opozitar u tradhtua, u shkelmua për interesa më të ulëta vetëm e vetëm që PD të shndërrohej në një aleate të PS dhe Edi Ramës”, tha Berisha.
Por për Berishën pavarësisht situatës në të cilën ndodhej PD u ringrit një vit më parë duke u bërë shpresa e demokratëve për t’u bashkuar kundër këtij regjimi që qeveris vendin.
Më herët në festën tjetër, Alibeaj nuk ngurroi të përcillte një mesazh të drejtpërdrejtë për kreun e Rithemelimit, Sali Berishën, ndërsa uroi të gjithë demokratët.
“Çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejmë. Duhet të bëjmë sakrificën sublime secili prej nesh. Askush nuk duhet të ndihet i joshur për të bërë negociata me këto vlera. Mendësia komuniste duhet të ishte larguar”, tha Alibeaj.
Në fjalën e tij, Berisha nuk kurseu përgjigjen nda Alibeajt duke thënë se PD feston edhe rithemelimin këtë ditë.
“Për çudi dhe për ironi, edhe partia jonë ka dy ditëlindje. Sot ne festojmë edhe 11 dhjetorin e vitit 2021, në të cilën dhjetëra e mijëra anëtarë të PD, firmosën rithemelimin e kësaj force, në momente kur ajo ndodhej para alternativës ‘To be, or not to be’”, tha Berisha.
Në të dy aktivitetet kishte pjesëmarrës nga grupi parlamentar, ndërsa në ceremoninë e organizuar nga PD e Berishës ishte i pranishëm edhe kreu i PL, Ilir Meta. Prej më shumë se një viti, Partia Demokratike udhëhiqet nga dy frymë, të cilat pretendojnë se po përfaqësojnë kampin opozitar.
Duket se ndarja e madhe e PD ishte pikërisht 11 dhjetori i 2021 me thirrjen e dy Kuvendeve, teksa Sali Berisha u përjashtua nga PD nga ish kryetari Lulzim Basha, si person non grata nga SHBA. Prej këtij momenti demokratët kanë parë me sy atë që kurrë nuk e imagjinuan në 1990, një betejë të përgjakshme mes tyre si ajo e 8 janarit 2022.
Një betejë me dyer të blinduara, me gurë, hynj, varre, tym e gaz lotsjellës mes atyre brenda bedenave të selisë blu dhe atyre që erdhën për ta pushtuar nga jashtë me pretendimin se do ta rithemelonin demokracinë.
Sali Berisha vijon të mbajë syzet e zeza për të fshehur shenjat e nxirjes së shkaktuar nga goditja me grusht nga 31-vjecari Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit. Edhe në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të forcës së parë opozitare në Shqipëri, u shfaq me syze të zeza.
Por demokratët që e mbështesin zgjodhën të bëjnë një fotografi me të dhe të gjithë ishin kujdesur që të merrnin syzet e zeza me vete për t’u dukur njësoj si ish kryeministri.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ishte i pranishëm në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike. Meta ka shpërndarë në Facebook fotografi nga takimi ndërsa është shprehur se kjo është një ditë historike për PD.
“Shumë urime dhe suksese për Partinë Demokratike në këtë ditë historike të themelimit dhe Rithemelimit të saj.”, shkruan Meta.
Sali Berisha po mban fjalën në ceremoninë e 32-vjetorit të PD duke përmendur ish-kryedemokratin Luzim Basha duke thënë se për shkak të pazareve të tij, Partia Demokratike u shndërrua në një fasadë të një qeverie e cila kalonte nga skandali në skandal.
“Ne me një zë i thërrisnm studentët liberator ose ëngjëjt e demokracisë. Më lëvizjen e tyre, themelimin e forcës së parë politike opozitare, nderim përjetë atyre të cilët kanë qenë dhe do mbeten gjithë jetën heronjtë e mi më të admiruar. Sot duhet të përulem me nderim të madh dhe të falënderoj me mirënjohje të pakufishme ato qindra mijëra që investuan mendjen, energjitë, përkushtimn, dijet e tyre në këto dekada për transformimin e Shqipërisë, e cila me gjithë situatën realisht dramatike që ndodhet por krahasuar me Shqipërinë e 32 viteve më parë, ju garantoj se është 32 herë më larg pa asnjë krahasim. PD u themelua 32 vite më parë para së gjithash si parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë.
U themelua si parti e pamposhtur e interesit kombëtar dhe çështjes kombëtare. Nuk është turp të jesh opozitë. Kjo parti për shkak të takimeve dhe marrëveshjeve të fshehta, për shkak të bizneseve të kreut të përziera e papërziera me qeverinë, për shkaqeve të tjera që nuk kishin të bënin me anëtarët e PD u shndërrua në një fasadë të një qeverie e cila kalonte nga skandali në skandal, nga korrupsioni, vjedhja, akte anti demokratike dhe në zgjedhjet e 25 prillit, një besim i jashtëzakonshëm i qytetarëve shqiptarë, i popullit opozitar u tradhtua, u shkelmua për interesa më të ulëta vetëm e vetëm që PD të shndërrohej në një aleate të PS dhe Edi Ramës”, tha Berisha.
PD e Rithemelimit organizon sot ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të forcës së parë opozitare në Shqipëri. Të pranishëm në këtë ceremoni është edhe Ilir Meta si dhe nuk mungojnë përfaqësues nga këshilli kombëtar i PD, FRPD dhe disa simpatizantë.
Ndërsa pranë Sali Berishës qëndrojnë Albana Vokshi, Luciano Boci, Belind Kellici, Bardh Spahia, Adriana Kalaja, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Rudina Hajdari.
Partia Demokratike feston sot 32-vjetorin e themelimit të saj, ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar në rrjetet sociale demokratët për 32-vjetorin e PD-së, teksa shkruan se njëherazi data e themelimit të partisë shënon edhe pluralizmin politik në Shqipëri.
“Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike! Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri”- shkruan Berisha.
Në 32 vjetorit e themelimit të PD-së, kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike tha se kjo forcë politike nuk duhet të përdoret për inetersat personale, duke ju referuar Berishës, pasi po i defomormojnë identitetin partisë, të cilën nga një institucion i Perëndimi po e përdorin për të sulmuar Perëndimin.
'32 vite më pas në një atmosferë gëzimi ca momente reflketimi secili nga ne duhet ti bëjë. Më takon mua që në emër të PD, në emër të qendrëstarëve, njerëzve që kanë qëndruar dhe i janë bashkuar kauzës së PD-së. Në një kohë kaq të shkurtër të vështirë të këtyre muajve të vitit të fundit dhe më ka çuar tek gjeneza, tek misioni i PD-së atëherë kur lindi. Në fakt 3 kanë qenë misionet kryesore, të cilat mbaj mend dhe jemi ushqyer. I pari PD lindi dhe u krijua si nevojë për një formacion politik që të kthehej drejt Perëndimit. Edhe sot ky është një nga misionet kryesore. Shpallja e pluralizmit, zgjedhje të lira kthimi nga vlerat e perëndimit dhe të demokracisë, janë vlera që askush nuk mund dhe nuk duhet lejuar që të bëjë negociata. Është kjo një vlerë që e kanë fort në zemër. Kjo ka qenë një nga vlerat, një nga komponentët që e bën një qytetar të Shqipërisë Demokrat. Do mbetemi partia e vlerave anti-komuniste. Jemi njerëz të lirë e ti themi gjërat siç janë, çdo tradhti çdo largim nga këto vlerave është një tradhti ndaj demokratëve dhe PD-së, këtë duhet ta themi fort. Çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejmë. Duhet të bëjmë sakrificën sublime secili prej nesh. Askush nuk duhet të ndihet i joshur për të bërë negociata me këto vlera. Mendësia komuniste duhet të ishte larguar’- tha Aliebaj.
Ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar demokratët në kuadër të festimeve për 32-vjetorin e Partisë Demokratike.
“Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re, ka lindur europiane dhe do të mbetet europiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare, ka lindur mes sakrificash, e mbi sakrificat do të ngrihet më e fortë, ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë sërish shpresa e tyre, ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe, për Shqipërinë, për demokracinë.
Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë!”- shkruan Basha.
Në 32 vjetorin e Partisë Demokratike, thellohet përçarja mes demokratëve të cilët po festojnë pa një pjesë së partisë së tyre.
Që prej më shumë se një viti, Partia Demokratike udhëhiqet nga dy frymë, të cilat pretendojnë se po përfaqësojnë kampin opozitar.
Në fotot e siguruara nga Report Tv, shihen festimet e grupit të Alibeaj, ndërsa festimet e kampit të Berishës pritet që të jenë pasdite.
Z.Berisha,kur ishit ne pushtet nuk late tradhetar e kriminel lufte pa reabilituar e dekoruar,tani ju pesuat nje grushtim,plaget qe moret jane medalja qe ju dhane shqiptaret per keto 32 vjet pasojash te ndikimit tuaj ne te gjithe jeten e vendit.Hiqini ato syze dhe mbajeni me krenari //medaljen// qe ju dhane shqiptaret!
PërgjigjuGoxha paska mbledh Enkeljedi. Ky po që ka elektorat e mbush sheshin
PërgjigjuAlibeun e beri te rendesishem gjykata qe nuk jep akoma vendimin per vulen e pd...
PërgjigjuQe pas 1915es, deshira dhe influenca serbe ka qene qe shqiptari te jete sa me i perçare
PërgjigjuQekan mbledh ter hajdutet bashk
Përgjigju