32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët

TIRANË- Nuk kishte dhuratë më të bukur për 32 vjetorin e Partisë Socialiste sesa fitorja spektakolare e 14 majit 2023 kur shqiptarët i dhanë mandatin për të qeverisur 54 bashki. Të ishte forcë e parë në këshillat bashkiakë të 57 bashkive nga 61 që janë gjithsej në të gjithë vendin.

Në 14 maj, thuajse për një grusht votash, nën drejtimin e Edi Ramës, PS preku kuotën e 800 mijë votave, rezultati më i lartë ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të kësaj partie. E kundërshtarët e tij të përhershëm, që këtë herë u bashkuan në koalicion Sali Berisha dhe Ilir Meta prekën kuotën më të ulët historike.

Prandaj fjalimin e gjatë në festën që u organizua pasditen e sotme (12 qershor 2023) në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama e nisi me një falenderim dhe mirënjoje për të gjithë ata që votuan kandidatët socialistë "nga Shkodra demokratike deri te Vlora socialiste". Falenderim kishte dhe për shumë të djathtë, të cilët më 14 maj braktisën koalicionin "Berisha - Meta" duke mos shkuar fare të votojnë.

"Faleminderit edhe atyre realisht, sepse u distancuan nga një amalgamë e shëmtuar figurash e figurinash që thërrisinin lart e poshtë “bashkë fitojmë” për të kapur  ç’të kapnin, duke shkuar prapa dy figurave, njëra më e kapur se tjetra, si i mbyturi pas fijes së barit, nga hallet e tyre me drejtësinë dhe me Amerikën" tha Rama.

I vetëdijshëm se qeverisja e tij ka bërë edhe shumë shqiptarë të pakënaqur Rama u kërkon socialistëve të mos gënjehen, pasi shqiptarët nëse nuk do e shohin shpejt ndryshimin, nuk do u shpëtojnë dot ndëshkimit të shpejtë.

Paçim mençurinë që ta kuptojmë si duhet dhe që shumë largqoftë, të mos gënjehemi me madhshtinë e hartës politike të 14 majit, duke kujtuar se ata që na votuan janë të kënaqur me ne, me qeverisjen tonë, në nivelin vendor, ku u votuan në 14 maj apo dhe në nivelin qendror ku jemi përditë në syrin e ciklonit përballë sfidash për t’u fituar, problemesh për t’u zgjidhur, hallesh për t’u trajtuar dhe ëndrrash dhe shpresash për t’u ushqyer.  Sepse pa e futur thellë gozhdë në kokë sot, ...., të vërtetën se shqiptarët nuk kanë sesi të jenë të kënaqur me ne, - ne nuk do t’i shpëtojmë dot shuplakës së tyre nesër kur t’u rikërkojmë të na besojmë përsëri. Këtë duhet ta besoni deri në fund. " - tha Rama.

Zgjedhjet e 2025
Me sytë drejt zgjedhjeve politike që do të mbahen në 2025, kryesocialisti pa humbur kohë u kërkon të reflektojnë

"Shembujt e pakënaqësisë legjitime të atyre që na votuan në 14 maj janë shumë. Ndërkohë që, ne duhet t’i marrim me radhë, t’i analizojmë dhe t’i adresojmë, por një ndër mesazhet më të forta të 14 majit për ne, është mesazhi se jo, nuk i keni bërë mirë të gjitha ato që kujtoni se i keni bërë mirë. Jo, nuk keni bërë aq pak gabime sa kujtoni që keni bërë, por po, këtë vend o e bëni ju, o askush tjetër nuk e bën dot. 

Më pas të karikojnë bateritë duke nisur nga nevoja për ndërtimin e një komuniteti të ri politik, një hapësire të re politike e sociale, ku të gjejnë veten më shumë shqiptarë. 

Sot ne kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ. Na duhet të shkojmë përtej PS-së ku të krijojmë një hapësirë të re politike dhe sociale. Duhet të hapim rrugë të reja për të bashkua në një komunitet të ri politik anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e interesuar të ecim para. Na takon ne që të bëjmë çmos, duke filluar nga bashkitë tona që të mos e lejojmë të tretet këtë frymë të 14 majit, sepse kjo është një frymë'- tha Rama.

Porositë e Ramës
Për ndërtimin e këtij komuniteti të ri Rama ndau dhe detyrat. 
Kryebashkiakët duhet të hapin shtigje të reja ndërveprimi me shoqërinë, me grupet e interesit, sipërmarrjet, individët që kanë nevojë në radhë të parë të dëgjohen.
Deputetët duhet të jenë garantët e kësaj përpjekje të re në çdo territor, duke ndërtuar ura mes PS-së dhe komunitetin, "si dhe duke mbyllur sa më shumë shtigje nga ato të vjetrat, të penetrimit të shtetit nga individët pa merita apo me dorën e gjatë" 
Këshilltarët, Rama i porositi që të punojnë si skuadër bashkë me deputetët sipas zonave të ndara së përkujdesjes së komunitetit në territore. 

"Prioriteti i prioriteteve të qeverisjes sonë të re vendore duhet të jetë njerëzillëku. Sepse ajo votë,  që shkoi në numra që nuk i kishim parë kurrë edhe në ato qytete kur kemi fituar zakonisht, është në pritje të diçkaje, është në kërkim të diçkaje. Është në nevojë për diçka, të cilën fati dhe nderi ynë është që e kërkon prej nesh, por mos mendoni se do të presë gjatë për ta gjetur nga ne, nëse ne nuk do vrapojmë sot për t’ia dhënë pa u humbur durimin në pritje," lajmëroi Rama.

"Reforma në drejtësi, Rama: I hymë detit në këmbë" 
 Ata që japin drejtësi, tha më tej Rama, merren pa asnjë pengesë me zyrtarët më të lartë të lidhur me pushtetin drejtpërdrejtë, ndërkohë kanë gjithë mbështetjen e partisë.

Ky përvjetor e gjen PS me një nga eksponentët e rëndësishëm të saj, ish anëtar I kryesisë në pranga. Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u arrestua më 7 qershor për shpërdorim detyre në dy raste.   Për kryeministrin Rama kjo periudhë e pushtetit,  është koha kur PS i ka hyrë në këmbë detit duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit, kur asnjë forcë politike nuk e ka bërë më parë.

“Kur ata që japin drejtësi merren pa asnjë pengesë me zyrtarët më të lartë të lidhur me pushtetin drejtpërdrejtë dhe ndërkohë kanë gjithë mbështetjen e partisë që është në pushtet. Kjo është piktura e madhe që flet shumë, për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, Shqipëria e fëmijëve tanë, falë nesh, falë kësaj partie, do të jetë e para Shqipëri në historinë e këtij trualli me drejtësi të drejtë e të barabartë për të gjithë.  ’- u shpreh Rama.

Megjithatë kryeministri shtoi se me Reformën në Drejtësi i kanë hyrë detit me këmbë.

‘Unë e di shumë mirë që po ti afrohesh kësaj pikture, ka shumë boshllëqe, ka gjymtyrë që rrinë keq, madje ka dhe detaje shumë të neveritshme për hir të vërtetës, të pikturuara nga dhënësit dhe zëdhënësit e drejtësisë së re, por mos e harroni asnjëherë se ky është deti të cilit ne i kemi hyrë në këmbë dhe katër apo pesë vite për të ndërruar kursin e një historie qindra vjeçare shkëputjeje totale nga perëndimi, ndarje me zjarr e me hekur nga Europa, në mos janë sekonda, janë minuta për historinë. Ashtu sikundër gabimi, madje edhe faji, nuk kanë si përjashtohen në këtë proces jo vetëm për ata që shkojnë para drejtësisë por dhe për ata që thërrasin ata përpara drejtësisë.’- tha Rama.

Rama: S'duam lojë luftash në rajon
Në fjalimin e tij 1 orësh nuk kishte si të mos cekej dhe çështja e Kosovës, tensionet në veri të saj dhe draftin për asociacionin që Rama ua ka dorëzuar në tryezë presidentit të Francës, Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Një draft siç tha Rama i mirëpritur nga aleatët dhe partnerët tanë por i kundërshtuar "pa e ditur fare përmbajtjen" si  nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç duke thënë se nuk e presin dhe as nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria.

"Unë i them dy gjëra: Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me “Kush e tha” dhe jo “Çfarë tha” dhe së dyti, vërtetë janë ata që vendosin secili për vete, por ky rajon nuk është vetëm i tyre, është dhe i yni, është dhe i disa të tjerëve. Prandaj, nëse atyre u vjen më për mbarë të luajnë akoma luftash një çerek shekulli, pasi lufta ka mbaruar ndërkohë që as njëra pale, as tjetra nuk i hapin dot njëra-tjetrës, jo luftë, por asnjë të shtënë që të kapërcejnë kufijtë sepse aty është Amerikë, është NATO dhe aleatëve tanë të mëdhenj po u soset durimi sepse po kërkojnë paqen përfundimtare, unë ju them që ne, jo vetëm nuk jemi fare të interesuar për atë lojë luftash, por më shumë se kaq, ne jemi plotësisht kundër asaj loje" 

Të gjithë në festë! Mungoi Fatos Nano
Pjesë e festës në Pallatin e Kongreseve ishin dhe kontribues të vjetër e të rinj të kësaj partie por mungoi Fatos Nano. Një ndër themeluesit e saj, ish kryeparlamentari Gramoz Ruçi e cilësoi PS forcën e vetme qeverisëse që po bëhet gati të korrë sukses të madh në 2025. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
32-vjetori i themelimit të PS-së, Ruçi: Në 2025 gati të korrim një tjetër sukses historik

 

Pjesë e festës në Pallatin e Kongreseve ishte një ndër themeluesit. Për Report Tv, themeluesi i PS dhe ish kryeparlamentari Gramoz Ruçi e cilësoi PS forcën e vetme qeverisëse që po bëhet gati të korr sukses të madh në 2025.

‘Më mirë se çdo përvjetor tjetër me një fitore historike, me një fitore që është lexuar dhe kuptuar me shumë përgjegjshmëri dhe me përulësi për ta justifikuar me qëllim që 2025 të jetë një rezultat politik për të.’- tha Ruçi.

Ndërsa Ulqini tha se PS nxjerr mësime nga gabimet e prandaj fitoi masivisht më 14 maj.

‘Fitorja është arsye për të qenë krenar. Partia është një organizëm i gjallë që nëse nuk nxjerrë mësime nga gabimet, PS ja ka dalë kësaj gjëje dhe prandaj u votua masivisht me 14 maj.’- u shpreh Musa Ulqini.

Ora 20:41
FOTO/ Festa e 32 vjetorit të PS-së, Rama xhentil! I merr kamarierit tabakanë, u ofron nga një gotë verë gazetarëve

Kryeministri Rama u kujdes që tu ofronte vetë gazetarëve nga një pije në hollin e pallatit të Kongreseve ku mbrëmjen e sotme po zhvillohet festa e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Shfletoni fotogalerinë me fotot nga momentet e festës. Fotot janë shkrepur nga LSA  

Në fjalimin e tij që zgjati për gati një orë Rama tha se ndihet krenar që PS është e vetmja parti shqiptare që votohet më shumë nga gratë sesa nga burrat dhe kërkoi angazhim për të rritur edhe më shumë pjesëmarrjen e tyre  jo vetëm në politikë por në jetën administrative dhe shoqërore

"Vota e gruas, është vota e asaj pa të cilën shtëpia bëhet rrëmujë, pastërtia vihet në pikëpyetje, ushqimi bashkë me natën ftohen. Këtë nuk e them vetëm për votën që kam marrë nga gruaja ime, jo si kryetar partie, por si burrë që falë gruas më në fund u bë edhe me shtëpi, por e them sepse besoj që sa më shumë politika në këtë vend të marrë nga ndjeshmëria e nënave, nga përkushtimi i grave, nga ndjeshmëria e motrave, aq më mirë do të jetë për tiparet e saj që janë kaq rëndom, egërsisht burrërore e mbi të gjitha besoj se ekuilibrimi gjinor i jetës së një vendi dhe të këtij vendi në mënyrë të veçantë është një domosdoshmëri për zhvillimin e tij të qëndrueshëm. 

Edhe pse kemi ende shumë rrugë për të bërë, boshllëqe për të mbushur edhe të meta për të adresuar, drejtimi është ky dhe unë jam shumë krenar e ne udhët të jemi shumë krenar që të gjithë së bashku që po të kthejmë kokën nga e nisëm përpjekjen për të rritur progresivisht pjesëmarrjen e grave jo vetëm në politikë por në jetën administrative dhe shoqërore, kemi bërë hapa kolosalë falë Partisë Socialiste të Shqipërisë."

 

Ora 20:04
Rama: Brenda 4 viteve mbyllim procesin e dhënies së titujve të pronësive mbi tokën

 

Kryeministri Edi Rama tha se brenda mandatit të 14 majti do të përfundojë dhënia e titujve të pronësisë mbi tokën.

'Mandati i 14 majit duhet të jetë mandat që duhet ta përfundoj rrugën e gjatë të dhënies se pronësisë mbi tokën. Sa e sa njerëz na kanë votuar dhe se kanë certifikatën e tokës që punojnë akoma. Ju kemi vënë në fond ligjin bashkive për rastet e panumërta për ata që punojnë në tokat e tyre. Sa certifikata kemi dhënë qëkur ka dalë ligji. Kalimi i shërbimit të Kadastrës vetëm në e-Albania duhet të jetë fillimi i fundit të kësaj rruge. Deputetëve iu del shpirti nga ankesat për hipotekën sepse su japin certifikatë pronësie, s’kanë si të jenë të kënaqur me ne shqiptarët por për të mos u zgjatur, ata nga ne presin zgjidhje dhe ne duhet tua japim sa më parë.  Nuk i kemi bërë mirë të gjitha, s’keni bërë aq pak gabime sa mendoni se kemi bërë, por . Sot e festojmë këtë ditëlindje në një kontestin e fitores së familjes sonë, dëshiroja të ndaja me ju se cilat janë arsyet kryesoret që jam krenar për Partinë Socialiste.' -tha kryeministri Rama.

Ora 19:58
PS feston 32 vjetorin, Rama porosi kryetarëve të bashkive dhe këshilltarëve, bashkëpunoni me deputetët

 

 

Në fjalën e tij në festën e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste Rama u la porosinë kryebashkiakëve, deputetëve dhe këshilltarëve bashkiakë

Kryebashkiakët tanë duhet të hapin shtigje të reja ndërveprimi me shoqërinë, grupet e interest, sipërmarrjet individët që kanë nevojë të dëgjohen. Deputetët tanë duhet të jenë dëshmitarët dhe garantët e kësaj përpjekje të re duke ndërtuar sa më shumë ura mes PS dhe komunitetit dhe mbyllur shtigje nga ato të vjetrat të penetrimit të shtetit nga individët pa merita apo me dorën e gjatë.

Këshilltarët e sapozgjedhur duhet të udhëhiqen për të bërë një ndryshim kuluturor në intepretimin e rolit të tyre duke punuar si skuadër bashkë me deputetët sipas zonave të ndara të përkujdesjes së komunitetit në territore. Prioriteti i prioriteteve të qeverisjes sonë vendore duhet të jetë njerzilleku. Sepse ajo votë që kapërceu 60% në Kamëz e Shkodër për të mos vazhduar me të tjerat edhe në ato qytete ku kemi fituar zakonisht është në pritje e në kërkim të dickaje. Është në nevojë për dicka, të cilin fati dhe nderi ynë është që e kërkon prej nesh por mos mendoni se do të presë gjatë nëse ne nuk do vrapojmë sot për tia dhënë pa I humbur durimin në pritje.@ 

Ora 19:58
Rama: Jemi krenarë, i kemi hyrë detit në këmbë me reformën në Drejtësi! Jemi e vetmja parti që as kemi vrarë e burgosur për arsye politike

Kryeministri Edi Rama në 32-vejtorin e themelimit të PS-së tha se është krenar për raportin e socialistëve me drejtësinë.

'Dhe pse-ja e tretë  dhe e fundit e krenarisë sime për partinë socialiste, është raporti i kësaj familje politike me drejtësinë. Ky raport në fakt ka nisur me burgosjen e liderit të partisë, ka vazhduar me shtrirjen e dorës së të burgosurit në drejtim të burgosësit. Është zhvilluar më pas si një raport respekti për pavarësinë e gjyqësorit por dhe si një raport me plagë të hapura nga gjyqësori i përdorur politikisht kundër nesh. Kujtoni vetëm ca kolegje zgjedhore të kosës kur drejtësia ishte vegël e pushtetit të kundërshtarëve tanë dhe pastaj është ngritur në nivelin historik të reformës në drejtësi kur kjo parti i hyri në këmbë atij deti që asnjë forcë politike më parë në historinë e këtij vendi as nuk e kishte marrë mundimin ta vëzhgonte me dylbi. Partia socialiste është e vetmja parit në pushtet në historinë e Shqipërisë që as ka vrarë njeri, as ka burgosur njeri dhe as ka rrahur një njeri të vetëm për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar vendin. Natyrisht edhe jo si puna e interesit kombëtar mund të duket gjëja më e natyrshme por fakti është që asnjë parti tjetër që nga viti 1912 nuk e ka bërë dot e duhet të ketë disa arsye. Ashtu sikundër duhet të ketë patjetër një arsye pse ne e kemi edhe këtë ndryshe nga të tjerët.

Kjo periudhë e pushtetit në Shqipëri është e para në historinë e Shqipërisë, por le ta nisim nga historia e shtetit shqiptar, për të mos shkuar në shekuj, kur ata që japin drejtësi merren pa asnjë pengesë me zyrtarët më të lartë të lidhur me pushtetin drejtpërdrejtë dhe ndërkohë kanë gjithë mbështetjen e partisë që është në pushtet. Kjo është piktura e madhe që flet shumë. Fatkeqësisht nuk flet shumë për ne që jetojmë sot, ose flet shumë, por flet më shumë duke pasur parasysh se sa shumë flet për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, Shqipëria e fëmijëve tanë, falë nesh, falë kësaj parie, falë reformës në drejtësisë të kësaj shumice qeverisëse, do të jetë e para Shqipëri në historinë e këtij trualli me drejtësi të drejtë e të barabartë për të gjithë, falë pikërisht kësaj familjeje që sot feston ditëlindjen këtu, të partisë socialiste, familjet shqiptare të fëmijëve tanë nuk do të kenë më asnjë nga andrallat që ne do duhet të heqim edhe për disa kohë si familje të zakonshme në këtë vend flas, nuk flas për ne këtu, se ne po e po.

Unë e di shumë mirë që po ti afrohesh kësaj pikture, ka shumë boshllëqe, ka gjymtyrë që rrinë keq, madje ka dhe detaje shumë të neveritshme për hir të vërtetës, të pikturuara nga dhënësit dhe zëdhënësit e drejtësisë së re, por mos e harroni asnjëherë se ky është deti të cilit ne i kemi hyrë në këmbë dhe katër apo pesë vite për të ndërruar kursin e një historie qindra vjeçare shkëputjeje totale nga perëndimi, ndarje me zjarr e me hekur nga Europa, në mos janë sekonda, janë minuta për historinë. Ashtu sikundër gabimi, madje edhe faji, nuk kanë si përjashtohen në këtë proces jo vetëm për ata që shkojnë para drejtësisë por dhe për ata që thërrasin ata përpara drejtësisë. Prandaj motra e vëllezër, shokë e shoqe, miq e të ftuar, kokën lart dhe vetëm përpara, me bindjen se ose e bëjmë ne, ose nuk  e bën askush tjetër Shqipërinë. Me vullnetin për të mos u përkulur përpara asnjë vështirësie. Me besimin për tu bërë më të mirë, me durimin për të mësuar nga më të mirët e për të mos harruar të mësojmë nga gabimet tona dhe me krenarinë për Shqipërinë e për Partinë Socialiste të Shqipërisë.'- tha Rama.

Ora 19:33
Rama: S’do i shpëtojmë shuplakës së qytetarëve nëse nuk punojmë! Kemi nevojë për një projekt të ri politik e social

 

Në fjalën e tij për 32-vjetorin e themelimit të PS-së, kryesocialisti Edi Rama tha se kjo forcë politike ka nevojë për një projekt të ri politik e social. Kryeministri Rama tha se duhet të projektojmë të ardhmen duke u nisur nga vetja, sepse përndryshe s’do t’i shpëtojnë dot shuplakës së qytetarëve nëse nuk punojnë. Për kryeministrin Rama prioritet i prioritetit duhet të jetë njerzillëku.

‘Dua të përgëzoj krybashkiakët tanë! Dua tu them se më shumë se merita e tyre rezultati i bujshëm i 14 majit është manifestimi i një pritshmëri të madh njerëzish për një ndryshim të mëtejshëm. Duhet të ndihemi njerëzit më të nderuar dhe privilegjuar që këtë pritshmëri qytetarët e Shqipërisë e lidhin me ne, si e vetmja forcë që përmbush pritshmërinë tyre. shumë largqoftë të mos gënjehemi me madhështinë e hartës politike duke kujtuar se ata që na votuan janë të kënaqur me ne. Jemi përditë në syrin e ciklonit përballë sfidave për të fituar e probleme për të zgjidhur.

Pa e futur thellë gozhdë në kokë sot që na e kanë dhënë tërë këtë besim të vërtetën se shqiptarët nuk kanë sesi të jenë të kënaqur me ne, ne s’do u shpëtojmë shuplakës së tyre nesër kur të na kërkojnë që të na votojnë përsëri. Duhet të projektojeni me të ardhmen duke e nisur reflektimin dhe punë nga vetja siç kemi bërë pas çdo zgjedhje, kur të tjerët kanë humbur dhe kanë bërtitur fitore. Sot ne kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ. Na duhet të shkojmë përtej PS-së ku të krijojmë një hapësirë të re politike dhe sociale. Duhet të hapim rrugë të reja për të bashkua në një komunitet të ri politik anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e interesuar të ecim para.  Prioriteti i prioritetit të qeverisjes vendore do të jetë njerzillëku. Qytetarët janë në pritje të diçkaje, të cilën fati dhe nderi ynë e kërkon prej nesh.’- tha Rama.

Ora 19:26
32 vjetori i krijimit të PS, Rama: E kremtojmë me fitoren më spektakolare të 32 viteve të fundit! Në 14 maj, na zgjodhën 95% e shqiptarëve

 

Kryeministri Edi Rama në hyrje të fjalës së tij në ceremoninë e 32 vjetorit të PS-së në Pallatin e Kongreseve, tha se ditën e sotme socialistët e festojnë me fitoren e 54 bashkive në zgjedhjet vendore, fitore që ai e konsideroi si më ‘spektakolaren’ në 32 vite.

Ai tha se edhe në zgjedhjet më të fundit, shqiptarët në të gjithë vendin vendosën të ecin para duke i lënë Berishën dhe Metën prapa, duke i konsideruar sipas tij ‘hije të së shkuarës’.

“32 vjet më parë mori jetë PS, sot e kremtojmë këtë ditë të shënuar të familjes sonë politike me fitoren më spektakolare të këtyre 32 viteve ku shqiptarët nga dhanë mandatin për të qeverisur në 54 bashki dhe për t’u kujdesur për më shumë se 95% të banorëve. Fjala ‘faleminderit’ nuk do jetë kurrë e mjaftueshme për besimin që vajzat dhe djemtë e këtij vendi na dhanë. Që nga Shkodra demokratike deri tek Vlora socialiste. Nuk është dot mjaft i gjithë turi i mirënjohjes në tërë Shqipërinë, ku tani ka mbetur vetëm qershia mbi tortë, Tropoja, bashkia ku na mjaftuan vetëm 4 vjet për të bërë atë që të tjerët nuk bëjnë dot në 32 vite. Tropojanët votuan për të mirën e tyre, për pastërtinë e qetësinë e zhvillimin në komunitetin e tyre. Votuan për një Tropojë të rilindur që do vazhdojë vetëm përpara përmes agroturizmit. Kështu votuan edhe shkodranët, dibranët e kuksjanët që vendosën të ecin para duke i lënë mbrapa hijet kërcënuese të së shkuarës”- tha Rama.

Rama theksoi se fitorja ka ardhur edhe falë të djathtëve të cilët nuk dolën në votime. Sipas tij rreth 800 mijë vota në zgjedhjet vendore të 14 majit, janë rezultati më i madh i marrë ndonjëherë në zgjedhje lokale.

“Kjo falë edhe shumë të djathtëve që e braktisën koalicionin e hijeve duke mos shkuar fare në votime. Faleminderit edhe atyre që u distancuan nga dy kryefigurave njëra me e kapur se tjetra nga hallet e tyre me dejtësinë dhe Amerikën. Ne pothuajse prekëm kuotën e 800 mijë votave, rezultati më i lartë ndonjëherë. Jemi forcë e parë në këshillat e 57 bashkive. Kundërshtarët tanë prekën kuotën e tyre më të ulët historike që nga periudha kur më keni besuar drejtimin e PS.

Për herë të 8, ata u betuan para pasqyrave dhe për të tetën herë rresht e nisën ditën e tyre përmbys. Si përherë ia morën atij avazit të vjetër me grabitjen e votës nga bandat e krimit. Do u mjaftonte të shkonin një ditë në Kamëz të shihnin sesa ka ndryshuar”-shtoi kryeministri.

Ora 19:16
(FOTO)Nis festa e socialistëve/ Rama krah Gjiknurit e Ruçit! Arben Ahmetaj shihet pranë Lavdrim Krashit

 

Sot Partia Socialiste feston 32-vjetorin e saj. Në festën që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nuk kanë munguar edhe figura të rëndësishme që kanë kontribuar e bërë karrierë në këtë forcë politike. Kryesocialisti Edi Rama u pa në krah të Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit si dhe krah Gramoz Ruçit, ish-kryetar i Kuvendit dhe ish-kryetar i grupit të PS-së.

Po ashtu ne festë është parë edhe ish-ministri Arben Ahmetaj krah deputetit Lavdrim Krashit

Ora 12:25
Sot 32-vjetori i PS-së, Report Tv zbulon detaje nga eventi! Nga fjalimi i Ramës deri tek mungesa e Nanos, ja çfarë pritet

1686565521_64001655062602xps16794.jpg

Ndryshe nga viti që lam pas ku festa e socialistëve ishte modeste, këtë vit duket se selia rozë i ka kushtuar një festë mondane 32-vjetorit të themelimit të PS-së. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se një fjalë do e mbajë vetëm kryeministri Rama, ku do të përfshihen mesazhe të forta për të gjithë socialistët. Në fjalimin e gjatë të tij, krye socialisti do të bëjë një analizë të arritjeve dhe të gjërave që  nuk kanë funksionuar, si dhe do të ketë ndarje detyrash.

Salla e Pallatit të Kongreseve do të mbushet plot nga afro 5 mijë të ftuar ku prezent do të jenë, ambasadorë, diplomatë të huaj, megjithatë, kësaj radhe do të mungojë themelusi i selisë rozë, Fatos Nano. Festa do të nisë me një numër artistik orkestral. Pas fjalës së Ramës, do të mbahet një koktej në hollin e pallatit të kongreseve.

Ora 10:32
Balla uron 32-vjetorin e Partisë Socialiste: Forca politike më e madhe në vend.

1686558779_Capture.JPG

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka uruar sot 32-vjetorin e Partisë Socialiste, duke e cilësuar si forca politike më e madhe në vend.

Balla është shprehur se PS ka qenë gjithnjë në anën e duhur të historisë për të krijuar një shtet me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shqiptar.

“Gëzuar ditëlindjen e 32-të Partisë Socialiste të Shqipërisë, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, forca kryesore që spikat në përpjekjen dhe orientimin pro-europeist për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.

Partia Socialiste në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet në anën e duhur të historisë së Shqipërisë, për një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.

Urime të gjithë anëtarëve, patronazhistëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste”.

Ora 08:47
Sot 32-vjetori i PS-së, Gjiknuri: Nuk kemi pse të mos ndjehemi sot krenar! Fitorja e 14 majit ishte dhurata më e bukur

1685008857_damiangjiknuri.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Damian Gjiknuri ka uruar të gjithë socialistët me rastin e 32-vjetorit të krijimit të partisë.

“Gëzuar PS

Një falënderim i përzemërt sot për ata burra e gra, vajza e djem që 32 vite më parë, vendosën sëbashku të themelojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë!

Nuk kemi pse të mos ndjehemi sot krenar. Kjo forcë politike ka dëshmuar më së miri në këto vite se është alternativa më progresiste në Shqipëri. Është energjia pozitive që ka ditur të udhëheqë vendin vetëm përpara duke u përballur jo rrallë me sfida të shumëfishta.

Një mirënjohje për këdo që u angazhua ndër vite si pjesë e Partisë Socialiste, këdo që dha sado pak nga vetja për të bërë realitet ëndrrën tonë të përbashkët, çdo anëtar partie, patronazhist, simpatizant dhe drejtues. Pa ju, sigurisht nuk do të kishte qenë e mundur të kemi partinë që shohim sot.

Fitorja e thellë dhe e padiskutueshme në 14 Maj është “dhurata” më e bukur për këtë 32-vjetor. Një “dhuratë” që duhet dhe do të na bëjë edhe më të përgjegjshëm në qeverisjen e vendit, falë aftësisë sonë për tu vetkorrigjuar e përmirësuar!”- shkruan Gjiknuri.

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kush: 13/06/2023 10:49

    BESOJM TEK TIGRI, DO NA UDHEHEQI, ESHT NJERI ME DUAR AQ TE PASTRA, SA QE TE VRET SYT PO TI SHIKOSH...

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 13/06/2023 08:47

    Ish PPSH qe u be Ps dhe polli partiçkat Pd@soj e sorrollop qè,eshte dhe do mbetet fatkeqsia kombetare dhe mbi 80 perqind e popullit e ka bojkotuar kete maskara~de~resh 82 VJEÇARE te neveritshme.

    Përgjigju
  • Koli: 13/06/2023 08:40

    Normale, i do te gjith per vete Edi Rama! Shan Albinin qe po ben shtet ne Kosove kurse ketu keta legenat nuk po lene gje pa vjedhur nga taksat tona! Vila nga 2mln eu gjithe andej! Nqs kanidoni Albini ne Shqiperi Edi Rama permbyset!

    Përgjigju
    • Sa kom qesh: 13/06/2023 08:54

      Albinin e do Rama or tej

  • mavia: 13/06/2023 08:26

    socialistet i ke lene rrugve te papune e te shkelmuar nga pentitot e pd lsi qe jane bere socialista per te mare poste drejtoresh!

    Përgjigju
  • #tironen: 13/06/2023 07:38

    O Tirona ata qe komentojm jan brezi pjerdhur qe po rritet shoku shiko komentet per nje sufllaqe dhe gjyko te ardhmen e vendit.Jemi pa fat dhe mos e zgjat me

    Përgjigju
  • Tirona: 13/06/2023 06:04

    Me të ardh keq kur shef ca komente të tipit :e ardhmja e fmive tanë ësht në dorë të sigurt. JAM I SHOKUM..A ka bir none që tmyll shtegun ty mër zdap.I keni qit funin kti veni,e kemi mor me 2 milion e ca banor e në zgjedhjet e ardhshme i kap apo si kap 1.5 ai ven i shkretë.Ti,Gjiknuri,Beqaj,Ben Ahmetaj,Frida etj etj etj sa miliard € keni vjedh prej ditës së parë që keni shkel në qeveri??Në ka zot e nëse ai don me shpëtu shqiptarët ka vetëm 1 zgjidhje...Zhdukje deri në mbetjen e funit kockore të të gjith juve që jeni apo keni qenë në politikë e keni zhvat popllin..harom çdo thërrime buke që keni hongër..

    Përgjigju
  • Wind of change: 13/06/2023 01:58

    Po fryn era ndryshimm elitash ndaj ne 2025 besoj vjen modeli ri politik asnje nga keto qe jane shikoni ne Itali ne Balkan dhe mesdhe Po iken politika e vjeter ! Rama produkt i 2000 pra ka 3 Dekada ne treg ne 2025 iken bashke me shoket dhe vijne shoket e rinj , nese kjo nuk ndryshon deri ne 2025 Do te thote qe rama do jete gjithmone deri ne 2050 aq Sa te merzitet! Pra Wind of change sic erdhi ne 1991-2 do vije ne 2025 me ndryshim komplet antarsim 6 western Balkans ne 2024-2025 ndaj rama ose vetlargohet 2025 sikurse Merkel ose Rama humbet pra ne 2025 vijne modelet e reja te BE west

    Përgjigju
  • Cincin: 12/06/2023 23:23

    Gezuar Baftjar!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 12/06/2023 20:24

    Ku therret kjameti? Ne Shqiperi! Hall i madh per patronazhistet,socialistet,frymezuesit dhe ideatoret e TALLAVAS SE ÇINGIVE TE BEUT TE LUSHNJËS....

    Përgjigju
  • Realist: 12/06/2023 20:13

    Rama nuk ka nevoje fare per keta hajdutet poshte qe po e hane pas shpine me arrogancen injorancen poshtersine makuterine e tyre.Duhet faze e re ne berjen shtet jo me militante te peshtire qe abizojne pafund me siglen e PS dhe emrin e Rames

    Përgjigju
    • odiooo: 13/06/2023 08:28

      m'rafte pika ty...s'din hiç ne fakt !

    • 100%Dakort.: 13/06/2023 07:38

      Sakt!!! Nuk i heq presje komentit tuaj. Ramen po e gerryejn nga poshte militanet ordiner te administrates shteterore ,habitem si nuk e kupton ai vet ,per mos te thene dhe aluduar qe dhe ai vet e di por ska cju ben.

  • Arbëri: 12/06/2023 13:48

    Flexa politike më antishqiptare dhe e Nuder e kësaj Shqipërie të mjerë…!!!

    Përgjigju
  • klaus: 12/06/2023 13:06

    me te miret qe kane pune dhe jo fjale

    Përgjigju
  • Era: 12/06/2023 11:59

    E ardhmja e femijeve tane eshte ne duar te sigurta

    Përgjigju
  • Ema: 12/06/2023 11:58

    Gezuar te gjithe socialisteve

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 12/06/2023 10:58

    Me shqiponje o.m.gj.!

    Përgjigju
  • Ona: 12/06/2023 10:25

    E vetmja parti qe ka punuar kaq shume per vendin,suksese ne rrugen drejt suksesit!

    Përgjigju
  • Eno: 12/06/2023 10:19

    Gezuar ditelindjen

    Përgjigju
  • Ani: 12/06/2023 09:55

    Partia e vetmte qe e zhvillon shqiperin

    Përgjigju
    • Arbëri: 12/06/2023 13:50

      Dhe ” vdekjen” sa ma të shpejt të partis autokrate serboruso fashiste më në krye Edvin shkjau shqipfolës

  • eh bela: 12/06/2023 08:52

    kur te ngresh problemin cam dhe arvanitasit atehere po...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar