‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve garanton se vota e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 2025 nuk do të dështojë. Në një konferencë për mediat, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se nga ana e KQZ do të merren të gjitha masat për realizimin e votës së diasporës, ndonëse operatorët e shërbimeve postare thonë se duan të paktën 40 ditë kohë për dërgimin dhe mbërritjen e fletës së votimit të emigrantëve.

“Përgjigjja ime është kjo, procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik. Ka zero rrezik, nuk po shkon drejt dështimit. Ky proces sot nuk është në rrezik. Ka problematika që duhet të adresohen”, tha Celibashi.

Celibashi pranon se ky proces ka problematika, të cilat u bën thirrje partive politike që të ulen e diskutojnë për adresimin e një zgjidhje. Kreu i KQZ, shpjegon se një mundësi mund të jetë ndryshimi i Kodit Zgjedhor për afatet, pasi aktualisht ligji parashikon që procesi i regjistrimit të kandidatëve dhe partive përfundon 30 ditë para datës së zgjedhjeve, ndërkohë që operatorët e shërbimit postar kërkojnë minimumi 40 ditë për dërgimin dhe mbërritjen e fletës së votimit.

Një tjetër opsion që mund të diskutohet sipas KQZ është edhe gjetja e një poste që mund ta finalizojë këtë proces brenda 2 ose 3 ditësh, por kjo kërkon një kosto të shtuar 200-300 euro për një fletë votimi. Sido që të jetë, KQZ thotë se do ta realizojë votën e diasporës, edhe në rast se vota mund të mbërrijë me vonesë, pasi një gjë të tillë e parashikon edhe ligji.

“U kemi përcjell këtë informacion, po themi që ka diçka, nëse jo ne kjo s’na pengon për të realizuar votimin nga jashtë. Do t’i dërgojmë fletët, do zgjedhim operator të besueshëm për të gjithë sipas procedurave. Mund të vijë dhe me vonesë, ligji e parashikon që mund të vijë edhe me vonesë. Kanë shqetësim partitë për këtë gjë? S’di ta them”, tha Celibashi.

40 mln euro është kostoja për vetëm për dërgimin e fletës së votimit për emigrantët. KQZ i ka ‘sytë’ tek qeveria dhe kërkon të shohin mundësinë nëse mund që ta mbulojë koston vetëm për këto zgjedhje, si për dërgimin ashtu edhe mbërritjen e fletës së votimit.

Kemi komunikuar me qeverinë dhe mesa kam parë edhe publikisht kryeministri ka bërë një deklarim publik që të paktën për këto zgjedhje kosto e shërbimit postar në dërgim dhe mbërritje të paguhet nga shteti. Qeveria dhe Kuvendi e dinë më mirë dhe kanë përgjegjësinë për të parë nëse janë paratë për ta bërë pagesën e këtij shërbimi. Do ishte mirë që të paktën për këto zgjedhje, koston ta paguajë shteti shqiptar”, tha Celibashi.

Ende nuk ka një vendim se ku do të shtrihet votimi dhe numërimi elektronik, në kushtet kur pjesa më e madhe e partive kërkon Tiranën, PD nuk do asnjërën, ndërsa KQZ ka propozuar Elbasanin dhe Durrësin. Por, Celibashi bëri të qartë se votimi elektronik do shtrihet ose në Durrës dhe Elbasan, ose vetëm në Tiranë, një kosto që shkon rreth 18.2 mln euro. KQZ thotë se do punojnë edhe për të adresuar rezervat e PD.

"Ne jemi të angazhuar dhe të vendosur për të punuar dhe adresuar çdo pretendim të kujtdo force politike, aq më shumë që bëhet fjalë për partinë kryesore të opozitës dhe s’mund të jetë kaq e thjeshtë", vijon Celibashi. 

Sa i takon datës së zgjedhjeve, KQZ thotë se sa më larg të jetë afati aq më mirë është, po gjithsesi thekson se do jenë gati për organizmin e zgjedhjeve në çfarëdo date që do dekretojë Presidenti Bajram Begaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Votimi dhe numërimi elektronik, Celibashi: Vetëm për Tiranën kushton 18.2 mln euro, pajisjet 100% të sigurta

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi flet për votimin elektronik dhe qarqet se ku mund të shtrihet në zgjedhjet parlamentare të 2025. Pjesa më e madhe e partive politike kërkojnë votimin elektronik në Tiranë, ndërsa vetë KQZ ka propozuar Durrësin dhe Elbasanin. Ndërkohë, Celibashi thotë për mediat se do shihet mundësia që të shtrihet në Durrës dhe Elbasan, ose vetëm në qarkun e Tiranës.

Celibashi thotë se pajisjet e votimit elektronik janë 100% të sigurta, ndërsa thotë se vetëm për Tiranën vlera shkon në 18.2 mln euro.

“Ne prej shumë kohësh u kemi dërguar partive politike të gjithave, kërkesën për të shprehur interes për votimin elektronik. Gjithkush e di që kemi propozuar që të zhvillohej në 5 qarqe. Në komunikimin e fundit propozuam qarkun e Elbasanit dhe Durrësit për votimin elektronik duke konsideruar që Elbasani ka një eksperiencë dhe Durrësi është mjaft afër me Tiranën dhe i krijon KQZ mundësi më të mirë për ta administruar. Kemi marrë përgjigje nga partitë, të gjithë pa përjashtim rekomandojnë të shtohet Tirana, dikush ka sugjeruar vetëm Tiranën, nuk është vetëm PS. Thuajse të gjitha. Përjashto PD që nuk konsideron asnjë njësi zgjedhore për zhvillimin e votimit elektronik. Thuajse të gjitha na kanë kërkuar të përfshihet edhe Tirana. Është e pamundur të bëhen tre qarqe. Kemi arsyetuar që o do zgjedhim dy qarqe me madhësinë e Tiranës, ose do duhet të zgjedhim vetëm Tiranën.

I kemi marrë me seriozitet të gjitha komentet e PD në lidhje me votimin elektronik. Qëndron një prej atyre pretendimeve, që ka të bëjë me sjelljen e disa operatorëve në qendrat e votimit. Jemi në proces hetimi administrativ,  e finalizojmë javës tjetër, për çfarë ka ndodhur me këtë kategori operatorësh. Pajisjet votimit dhe numërimit elektronik qëndrojnë aty të pahapura, në pritje të dikujt për të ardhur të bëjë çdo verifikim. E kemi bërë me dije, kush të dojë të vijë të bëjë verifikime në lidhje me pajisjet. Pajisjet e votimit elektronik janë 100% të sigurta dhe ofrojnë të gjitha garancitë për fshehtësinë e votës.

I kemi bërë me dije Kuvendit dhe kemi kërkuar buxhet potencialisht nëse do ecim me votimin elektronik vetëm për qarkun e Tiranës, që potencialisht përfshin edhe dy qarqet e tjera nëse do shtrojmë atje, dhe shkon një vlerë rreth 18.2 mln euro", u shpreh Celibashi. 

 

Ora 12:42
Data e zgjedhjeve 2025/ Celibashi: Sa më shumë kohë te kemi në dispozicion, aq më mirë për KQZ

1732188778_celibashi.jpg

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se do të zhvillojë një takim me Presidentin Begaj, pas ftesës së këtij të fundit për datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Ilirjan Celibashi thotë se sa s’më shumë kohë që të kenë në dispozicion, aq më mirë është për KQZ, por gjithsesi thotë se do përgatiten për çdo datë që do dekretojë presidenti.

"Sa i përket datës së zgjedhjeve, kemi marrë ftesë nga Presidenti për konsultim për caktimin e datës. Natyrisht sa më shumë kohë të kemi në dispozicion aq më mirë do jetë për KQZ. Është një çështje që i takon presidentit, çdo datë që i vendos ne do duhet të punojmë për realizmin e zgjedhjeve në atë datë:, tha Celibashi.

Ora 12:39
Vota e diasporës, Celibashi: Drejt finalizimit të procedurave për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve! S’ka rrezik dështimi

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi garanton se vota e diasporës s’ka rrezik dështimi, edhe pse ngre disa problematika për të cilat thotë se duhet të ulen në konsultim me të gjithë aktorët për t’i adresuar. Celibashi tha për gazetarët se janë drejt finalizimit të procedurave që lidhen me përdorimin e platformës, për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve nga jashtë.

Jemi drejt finalizimit të procedurave që lidhen me përdorimin e platformës, për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Në javën që vjen ky proces do jetë i finalizuar dhe do të merremi me aspektin teknik të ndërtimit të kësaj platforme. Do evidentojmë dokumentacionin dhe modelet zgjedhor që do përdoren për votimin nga jashtë. Po ndërtojmë fillimisht në letër gjithë infrastrukturën logjistike të këtij procesi për të cilin duhet ta them që është sfidë e vërtetë për KQZ dhe çdo ditë e më shumë bëhet sfidues ky proces. Është me rëndësi të thuhet që deri në momentin që flasim, çdo gjë dukshëm po kontribuon në realizmin me sukses të këtij procesi.  

Jo pa qëllim thash çfarë lidhet me KQZ, me përjashtim të aktit të fundit që ka të bëjë me procedurat e numërimit, dhe fletës së votimit, është akt që mori më shumë kohë për ta përgatitur dhe besoj sot ose nesër ia përcjell Komisionit Rregullator. Çdo gjë tjetër është përmbushur nga KQZ. Brenda 1 jave dhe ky akt do jetë në fuqi, besoj se edhe Komisioni Rregullator do e miratojë. Ka disa çështje, ne si institucion bazuar në çfarë kemi zhvilluar konsultime me qëllim të realizmit të votimit nga jashtë, kemi konkluduar se ka disa aspekte që nuk lidhen vetëm me KQZ. Mund të këtë një problematike, ne thjesht e kemi sjellë në vëmendje. Do preferoja që këtë çështje ta trajtojmë në mënyrë serioze dhe me maturi, jemi duke thënë që është kjo çështje. Kush mund të jetë problem. Sipas dispozitave aktuale, procesi i regjistrimit të kandidatëve dhe partive përfundon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Teorikisht ekziston mundësia që ky proces për shkak të ankimeve të përfundojë 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. Ne listën e kandidatëve e konsiderojmë që e kemi edhe 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Nga operatorët e shërbimit postar, është fakt, ne do duam të kemi 40 ditë në dispozicion. Kanë qenë tre operatorë, dy prej tyre emra të njohur, që kanë thënë të njëjtën gjë.

Procesi i printimit të fletëve do e marrë një ditë, dy ditë, duke angazhuar të gjithë resurset dhe duke i shtuar. Humbasim edhe dy ditë apo tre ditë, votuesi jashtë i ka edhe dy apo tre ditë. Për shërbimin postar mbetet diku tek 15 ditë. Ka shërbime postare që e sjellin edhe për dy ose tre ditë, por a i kemi mundësitë që të paguajmë 200-300 euro për çdo votues. Çfarë është në dorë ët KQZ do bëhet, sido që të ndodhë me këtë proces do jetë e qartë, sa edhe për këdo spekulant që nesër mos ta ketë mundësinë ta drejtojë gishtin te KQZ. Do jetë e qartë e kishim apo jo në dorë për ta bërë këtë gjë. Me siguri 100% do ia dalim të ndërtojmë platformën elektronike të votimit, ne besoj se kemi mbaruar punë si institucion. Çështjet e tjera do duhet ti diskutojmë, hajde ulemi. Kjo çështje është, partitë politike, ajo që është në qeveri dhe opozitën, do duhet ta konsiderojnë. S’po them se domosdoshëm duhet të ndryshosh dispozitat, ne kërkojmë që ti paraprijmë. S’ka rëndësi se kush do jetë nesër përgjegjësi, ata nuk do duan t’ia dinë, në fund është e rëndësishme çfarë do ndodhë, do bëhet apo s’do bëhet. Është mirë që të gjithë aktorët të punojnë bashkë për ato problematika. Përgjigjja ime është kjo, procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik. Ka zero rrezik, nuk po shkon drejt dështimit. Ky proces sot nuk është në rrezik. Ka problematika që duhet të adresohen. Me siguri do ketë një zgjidhje, kemi mundësi të paguajmë më shumë para do zgjedhim këtë alternativë, ka nj alternativë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, do duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor. Duhet të ulemi me maturi, ne jemi seriozë. S’ka asnjë arsye përse të mendoj se qeveria apo opozita ka qëllime të tjera. S’po kërkojmë të ndryshohet Kodi Zgjedhor, kemi thënë është kjo çështje, janë në lirinë dhe aftësinë për të arsyetuar në këtë informacion. U kemi përcjell këtë informacion, po themi që ka diçka, nëse jo ne kjo s’na pengon për të realizuar votimin nga jashtë. Do t’i dërgojmë fletët, do zgjedhim operator të besueshëm për të gjithë sipas procedurave. Mund të vijë dhe me vonesë, ligji e parashikon që mund të vijë edhe me vonesë. Kanë shqetësim partitë për këtë gjë? S’di ta them.

Ora 12:31
A do flasësh me Berishën ta bindësh për votimin elektronik? Celibashi për Report Tv: S'e shoh të nevojshme të komunikoj me drejtuesit e partive

 

Partia Demokratike është e vetmja që deri tani ka refuzuar votimin elektronik. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i pyetur nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi nëse do flasë personalisht me Sali Berishën për këtë çështje thotë se nuk e sheh të nevojshme të komunikojë me drejtuesit e partive.

"E kam komunikimin shumë të mirë me përfaqësuesit e të gjitha niveleve të të gjitha partive. Kam komunikim të drejtpërdrejtë me përjashtim të drejtuesve të partive kryesore politike. S’kam konstatuar që jam në nevojën për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë si me kryetarin e PS dhe atë të PD. Nuk shoh që ka nevojë, për aq sa ka qenë rasti për të patur komunikim të tillë të mos ketë funksionuar ai komunikimi që kam në përditshmëri me të autorizuarit prej tyre për të komunikuar me KQZ", tha Celibashi për Report Tv. 

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nari: 21/11/2024 14:33

    18.2 milion euro vetem per tiranen hahahahha pse mer plak ca jeni yu shpik 1 kompjuter per cdo qender votimi edhe perdoren prap zgjedhjet e ardhshme …. ju idiotet doni kuti edhe prit 3 dite ose 5 dite me dal rezultati i modifikuar

    Përgjigju
  • Goni: 21/11/2024 14:20

    Normal si ti hidhni paisjet qe bleni nga kamioni ne tok si me qen leck ne zgjedhjet e kaluara normal do dalin jasht perdorimit dhe do ket nevoj per paisje reja qe goca ktij te blej shpi 1 m euro ahhahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë