Ka shkuar në 321 numri i personave të lënduar nga tërmeti në Izmir, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet në 17 ndërtesat e dëmtuara rëndë në zonë. Deri tani janë raportuar 6 viktima në Izmir dhe dy të tjerë në ishullin grek të Samos.
Gjatë transmetimit live të CNN turk, u transmetuan edhe momentet e para të komunikimit me disa nga personat të cilët ende gjenden nën rrënoja.
Ndërkohë që në një dëshmi rrënqethëse Zeki Soysal, banor i qytetit Izmirit në një nga zonat më të goditura Bayrakli, tregoi sesi kishte arritur të shpëtonte nga ndërtesa e cila po shembej.
“U hodha jashtë në sekondën e fundit, e më pas pallati ra. Ishte një grua e moshuar në godinë, por e shpëtuam, arriti të dilte. Në godinën ngjitur me timen vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë njerëzit jashtë”, tha ai për CNN turk.
Lajmi kryesor:
Tërmet 6.6 ballë në Izmir/ 17 viktima (2 në Greqi) e mbi 700 të plagosur! Nxirren gjallë nga rrënojat mbi 70 persona! Një qytetezë 'e pushtuar' nga uji (VIDEO)






