32-vjetori i FRESSH, Veliaj: Organizata rinore më energjike, që frymëzon! Të ftojmë të rinjtë e talentuar, që t’i bashkohen familjes sonë të madhe

32-vjetori i FRESSH, Veliaj: Organizata rinore më energjike, që frymëzon! Të ftojmë të rinjtë e talentuar, që t’i bashkohen familjes sonë të madhe

Erion Veliaj

Në 32-vjetorin e themelimit të FRESSH, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se misioni i Partisë Socialiste është të ftojë sa më shumë të rinj që t’i bashkohen familjes së madhe dhe të vetme që ben pune të mira per vendin dhe qytetin.

“Ajo që më pëlqen te aktivistët e FRESSH është se, jo vetëm janë më të shumtë në numër, por kemi më shumë drejtues të qeverisë studentore dhe të nxënësve, më shumë fitues olimpiadash, më shumë fitues te Tirana ArtFest, më shumë nga të gjitha talentet e vendit tonë. Ftesa ime për ju është: Mendoni pak kush ju ftoi, kush ju përfshiu, kush ju dha dorën, kush ju mbështeti, kush ju inkurajoi të fluturoni lart dhe tani, këtë duhet ta bëni edhe ju. Secili prej jush duhet t’i japë dorën dikujt, duhet t’i jap krahë, duhet t’i frymëzojë shokët dhe shoqet e tij, duhet të hapë organizatën për çuna dhe goca të reja. Në fund të pranverës ne duhet të kemi një ushtri të re, një skuadër te re, një energji të re, një shtesë të re të familjes sonë, me djem dhe vajza që kanë çfarë i japin organizatës sonë, kanë se me çfarë idesh të kontribuojnë, kanë se çfarë energjie të injektojnë në familjen tonë. Faleminderit për 3 fitore historike të Tiranës, të Edi Ramës dhe të Partisë Socialistë të Shqipërisë. Faleminderit për energjinë, kontributin, energjinë dhe pasionin e organizatës më frymëzuese, më ndërtuese, më bashkëpunuese dhe më evropiane: Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, Gëzuar Festën!”, tha Veliaj.

Ai tha se FRESSH është një organizatë që jeton me ritmin e qytetit dhe mendon si të bëjë më të mirën për të.

“Ishte shumë emocionuese teksa dëgjoja nga Glindxheti te Emanuela mënyrën si ka kaluar stafeta ndër vite. Se si një organizatë është ushqyer me dashuri, pasion dhe përkujdesje. Si ajo vera e mirë, gjeneratat vetëm po përmirësohen. Ndaj, vërtet kur dëgjoj ata që e nisën dhe ata që po e vazhdojnë këtë punë, unë shoh shpresë. E pyesin njëherë Martin Luter King pse nuk bashkëpunojnë njerëzit. Ai tha: Njerëzit nuk bashkëpunojnë se kanë frikë nga njëri-tjetri. Arsyeja pse kanë frikë është se nuk e njohin njëri-tjetrin. Arsyeja pse nuk e njohin njëri-tjetrin është se nuk komunikojnë. Ne jemi prova e gjallë që në këtë organizatë njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin. Duke e njohur njëri tjetrin besojnë te njëri tjetri. Dhe duke besuar te njëri tjetri, bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Kjo organizatë është një organizatë që jeton me ritmin e qytetit, i rreh zemra me rrahjet e qytetit, mendon për nevojat e qytetit, shërben për idealet e qytetit dhe mbi të gjitha e bën qytetin tonë fitues, por edhe Partinë tonë Socialiste, një skuadër super fituese”, tha Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:09
Berisha në arrest shtëpie, Veliaj: PD në hall se kush ka turnin e radhës te rrugica e Salës

1705345972_erionveliaj.PNG

Në aktivitetin e organizuar për 32-vjetorin e themelimit të FRESSH, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, komentoi dhe masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën.

Duke folur përpara të rinjve dhe të rejave të këtij forumi, Veliaj deklaroi se PD është katandisur në një rrugicë. Ai theksoi se fokusi dhe energjia e PS janë transformimi i Tiranës në një histori suksesi.

“Teksa po vija këtu, dëgjoja 2 vetë që po kërkonin orientim në telefon, edhe po pyesnin: “Ku i bie fiks kjo rrugica e Salës?” Dikush po i orientonte sepse kishin orën e protestës atje. Nga njëra anë më erdhi për të qeshur se as nuk e dinin ku ishte rrugica që duhet të protestonin. E kuptova që ishte një hall që i kishte zënë dhe që duhet ta konsumonin si hall, edhe si shërbim ndaj partisë. Po sa mirë që fokusi ynë, energjia jonë, është te fakti se si do jetë Tirana një histori suksesi, kur ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, kur u bë Qyteti Europian i Sportit, këtë muaj që marrim Presidencën e “B-40”, vitin tjetër kur do të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Këto janë çështje reale, jo kush e ka radhën te turnet te rrugica”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se PS nuk duhet të vetëkënaqet nga situata ku ka përfunduar opozita. Ai theksoi se kjo gjendje e opozitës është edhe një kambanë alarmi që tregon se një parti nëse nuk hapet dhe nuk reformohet, është e  destinuar të degradojë.

“Por, kush gëzohet sepse kundërshtarët tanë janë në këtë derexhe, bën një gabim të madh. Ju kujtohet, në vitin 2013 kishin gjithë Shqipërinë, në vitin 2010 kishin Tiranën, në vitin 2017 gjithë bulevardin, më kujtohen çadrat, pastaj kishin gjithë oborrin e partisë së tyre, tani kanë një rrugicë dhe nga një rrugicë po kthehen në një dritare. Besoj që mësimi më i madh nuk është gëzimi sesi kokoshi u kthye në një thelë, sesi nga një parti që drejtonte Shqipërinë, përfundoi te një qytet, pastaj te një bulevard, pastaj te një rrugicë, pastaj te një dritare. Ai në fakt është një kambanë alarmi që një parti që nuk hapet, që nuk reformohet, që nuk lëviz, që nuk mat pulsin e shoqërisë, që nuk ecën me ritmin e rinisë është e destinuar të degradojë”, deklaroi Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë