330 të dënuar në burgun e Rrogozhinës letër për amnistinë penale: Po na mohohet padrejtësisht për interesa politike

330 të dënuar në burgun e Rrogozhinës letër për amnistinë penale: Po na mohohet padrejtësisht për interesa politike

Burgu i Rrogozhinës

Tirane- Pas të dënuarve në burgun e Durrësit të cilën me anë të një letre të hapur kërkuan që të miratohet Amnistia Penale në Kuvend, të njëjtën gjë kanë bërë edhe 330 të burgosur që po vuajnë dënimin në burgun e Rrogozhinës.

Me një letër të hapur drejtuar institucioneve, të dënuarit e quajnë cilësojnë si mbajtje peng faktin që amnistia penale nuk po merr votat e opozitës për shkak se pretendohet se përfitojnë edhe të dënuarit nga GJKKO.

Të dënuarit shprehen se ndihen të diskriminuar nga gjykata pasi nuk përfitojnë nga dënimet alternative, ndërsa të dënuarit nga GJKKO i cilësojnë si të ‘privilegjuar’ këtë kategori të të burgosurve duke theksuar se as nuk mbyllen në të njëjtën qeli me ta. Sipas tyre, në burgun e Rrogozhinës është vetëm një person i dënuar nga GJKKO, të cilit i përfundon dënimi ne prill të këtij viti.

Letra e plotë e të burgosurve:

Ne të burgosurit e Burgut të Rrogozhinës po ju drejtohemi me këtë letër të hapur, lidhur me ngërçin e krijuar për amnistinë penale. Kemi 330 persona të dënuar nga gjykatat me vendim të formës së prerë dhe vuajnë dënimin në këtë institucion dhe vetëm një person rezulton i dënuar në këtë institucion i dënuar nga GJKKO për korrupsion, edhe ky largohet më datë 4 prill 2024. Personat të cilët dënohen nga GJKKO.

Personat që dënohen nga GJKKO nuk arrijnë dot të vijnë nëpër institucionet e vuajtjes së dënimit, sepse për këta persona gjykata jep masa të dënimit alternativ. Ftojmë dhe ju bëjmë thirrje të investigoni, sepse nga ky burg në dy vitet e fundit janë liruar nga gjykata vetëm dy persona dhe këta për korrupsion, një mjek dhe një polic, ndërsa ne pjesa vulnerabël (Popull i thjeshtë) që jemi në pjesën 99%,ndihemi të diskriminuar nga gjykatat, sepse në dy vitet e fundit, asnjë i dënuar nuk ka përfituar nga dënimet alternative.

Arsyeja e kësaj letre të hapur është ngërçi i Amnistisë Penale, e cila na është premtuar prej 2 vitesh nga të gjitha forcat, ne dhe familjeve tona, dhe mendojmë që po na mohohet padrejtësisht për interesa politike. Ju lutemi të uleni dhe të gjeni gjuhën e përbashkët dhe ta votoni këtë akt humanizmi i cili mungon prej 4 vitesh.

Në 22 shkurt, projektligji i Amnistisë Penale u hoq nga rendi i ditës në Kuvend pasi nuk u siguruan votat e nevojshme për ta miratuar. PD e Bashës ka vendosur si kusht kryesor që nga kjo amnisti të mos përfitojnë të dënuarit e GJKKO. 

Letra e të dënuarve në burgun e Rrogozhinës

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 08/03/2024 10:19

    Jeni denuar se keni gabuar beni burgun deri ne fund dhe mos gaboni me. Pse duhet bere patjeter amnistia? Duhen ndihmuar vetem njerezit qe nxjerrin buken e gojes ndershmerisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor