Gjyqtari Shkëlqim Miri, i arrestuar për korrupsion aktiv, ndërsa në banesë gjatë kontrollit policia i gjeti 34 milionë lekë të reja, rezulton se nga 2004 e deri në 2009, nuk ka pasur shtëpi banimi. Të paktën kështu thuhet në deklaratën e tij të pasurisë përgjatë pesë viteve.
Pikërisht në vitin 2004, gjyqtari deklaron se ka shitur një apartament 50m2 në vlerën 30 mijë dollarë. Ndërsa nga ky vit e deri në 2009-ën, nuk ka deklaruar asnjë banesë në formularin e pasurisë. Lajmi u bë i ditur nga gazetari i Shqiptarja.com, Adriatik Doçi në emisionin "Repolitix" të gazetarit Denis Minga, në Report Tv. “
Nga 2004 në 2009, gjyqtari Miri rezulton se nuk ka pasur banesë. Në 2004 ka deklaruar një banesë 50 m2 të cilën e ka shitur 30 mijë dollarë. Nga 2004-a në 2009-ën ka deklaruar se nuk ka asnjë banesë”, tha Doçi.
Ndërsa në vitin 2009, gjyqtari deklaron blerjen e një apartamenti 100 m2 për 70 mijë euro. Në formularin e pasurisë thuhet se 50 mijë euro janë marrë kredi.
“Në 2009-ën, Miri deklaron në formular se ka blerë një apartament 100 m2 me vlerë 70 mijë euro, 50 mijë euro i ka marrë kredi. Rezulton se kredia është marrë në vitin 2012. Burimi i të ardhurave është paga e tij dhe e bashkëshortes. Paga e gjyqtarit varion 8-15 mijë euro. Deklarata e fundit e pasurisë është ajo e vitit 2016, ku ai ka deklaruar pagën e vet dhe të bashkëshortes. Nuk rezulton të ketë pasuri të tjera veç banesës 100m2”, tha gazetari.
Gjyqtari Shkëlqim Miri nuk rezulton të jetë nga më të pasurit e sistemit të drejtësisë, apo “peshku i madh”. Megjithatë, fakti që atij iu gjetën në banesë 300 milionë lekë të vjetra, tregon edhe një fakt tjetër. Ky gjyqtar, po të mos i ishte gjetur shuma e parave, mund t’i shpëtonte Vettingut sa i takon justifikimit të pasurisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.2%
-
Jo
24.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 386
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Koalicioni i madhështorëve, Kujtim Gjuzi mori 2 vota si kandidat për deputet, përfytyroni si do ishte qeveria e Lapajt
25 Mars, 21:09
-
Adriatik Doçi: 'Kunata' e Belo Këlliçit regjizorja e Babale 3! Llagami-Bushka, shpresa e fundit e PD për të rrëzuar Ramën
19 Mars, 10:27
-
Kërkesa e Veliajt për lirimin nga burgu, Doçi: Gjyqtari Engert Pëllumbi konfirmoi lirinë e Berishës kur kundërshtarët prisnin ta kthenin në 'arrest shtëpie'
10 Mars, 18:57
-
Adriatik Doçi: Berisha tallet me demokratët, u thotë se shifra 59 mijë është më e vogël se sa 51 mijë
3 Mars, 22:42
-
Gazetari Doçi: I kërkuan llogari Veliajt pse fshehu fustanet e gruas, s'panë dasmën e Shkëlzen Berishës në pallatin mbretëror në Como e udhëtimet me charter
15 Shkurt, 14:09
-
Hetimet ndaj Veliajt, Adriatik Doçi: Prokurori Ols Dado ka konflikt interesin me kryebashkiakun, ka marrë leje pallati! Gjyqtari Bani me hotel në Sarandë, del te 'Toyota Yaris'
12 Shkurt, 18:00
-
Ngrijnë fondet amerikane, Doçi: SPAK nuk do futet në krizë ekonomike! Avokati: Preken vetëm disa trajnime! Gazetari: PD dhe PL kanë hapur debat absurd sikur SPAK-u vdiq
30 Janar, 22:00
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Doçi në Report Tv: Këlliçi në hetim edhe për pastrim parash, kontrabandë e mashtrim! Beqiri: Mohoi bashkëjetuesen që t’i shpëtojë SPAK
6 Janar, 18:39
-
Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale
6 Janar, 17:54