3.4 mln € në 'Toyota Auris'/ Gjyqtari kërkon emrin e informatorit të Bashës, Bardhi: Ka treguar gjithçka di në Prokurori

TIRANË- Pas shtyrjes së fundit të seancës gjyqësore (SHIKO KËTU), në ambientet e Gjykatës së Tiranës është zhvilluar përballja e radhës mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës lidhur me çështjen e 3.4 mln eurove të gjetura në "Toyota Auris". Edhe kësaj here, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zgjedhur që të mos jetë i pranishëm në seancë duke u përfaqësuar nga dy avokatët e tij, Gazment Bardhi dhe Ivi Kaso.

Gjatë seancës, gjyqtari Gerdi Hoxha ka pyetur avokatët e Bashës, Bardhin dhe Kason mbi emrin personin që i ka dhënë informacionin Bashës për përfshirjen e Taulant Ballës në çështjen e "Toyota Auris". Pyetjes së gjyqtarit, avokati Bardhi i është përgjigjur se kreu i PD-së nuk do ta tregojë burimin por ka siguruar se informacioni ishte i saktë.

Informacioni ishte i saktë dhe kjo u provua. E pranon dhe Balla në kallëzimin e tij se Basha është informuar nga një burim i besueshëm pjese e hetimit.

Gazment Bardhi, avokat i Bashës

Si kundërpërgjigje ndaj mbrojtjes së Bashës, Balla thotë se me këtë logjikë i bie që e ka informuar ai Bashën pasi kallëzimi është pas deklaratave të kryedemokratit në foltoren e Kuvendit.

Të dënohet Basha për këtë shpifje. S’kam asnjë lidhje as me paratë e as me kriminelët. S’kam dhënë e s’jap garanci për asnjë delikuent. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal ndaj Bashës për tregtim të informacioneve sekrete.

Taulant Balla, deputet i PS-së

Kësaj deklaratë i është përgjigjur avokati dhe eksperti ligjor në PD, Gazment Bardhi: “Kjo është e pavërtetë. Ndaj Bashës nuk ka asnjë procedim. Ai ka dhënë deklarime në Prokurori dhe ka treguar gjithçka di”.

Seanca e radhës mes të dy politikanëve në ambjentet e Gjykatës Penale është vendosur data 18 dhjetor.

3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete "Toyota Auris" në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur edhe një padi ndaj tij.  Padia e dytë për të cilën akuzohet Basha është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë pasi ai tha në parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash brenda një automjeti "Toyota Yaris" ngjyrë e kuqe.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 04/12/2018 16:45

    Te hetohet urgjenti Basha. Kallezimi I informacionit qe ai kishte beri te deahtoje operacioni I Policise se shtetit. Me qellim e beri Basha?? Te gjendet kush ja tha Bashes dhe perse ai e dekonspiroi. Clidhje ka Balla ketu.

    Përgjigju
  • redi: 04/12/2018 15:20

    Gjykatesi Hoxha ti ja kerkoj ne menyre te detyrueshme personin qe informoi Lul Bashen dhe deshtoi aksionin e policise . Akuza ndaj Balles ska asnje fajt dhe per cenim te figures se deputetit te denohet sipas ligjit ne fuqi . Nuk pati asnhe prove kunder Balles pir vetem madhtrim serial politik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë