3.4 mln € në 'Toyota Auris'/ Balla vizitë në Gjermani, shtyhet gjyqi me Lulzim Bashën

3.4 mln € në 'Toyota Auris'/ Balla vizitë në Gjermani, shtyhet gjyqi me Lulzim Bashën

Taulant Balla dhe Lulzim Basha

TIRANE-Shtyhet seanca në gjyqin mes kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për akuzat në lidhje me dosjen “Toyota Auris”. Në seancën e sotme nuk kanë qenë të pranishëm as Balla dhe as Basha, ndërsa janë përfaqësuar nga avokatët, raporton gazetari Arsen Rusta.

Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ndërsa përfaqësohej nga avokati që kërkoi që seanca të zhvillohet kur Balla të jetë vetë i pranishëm, pasi të kthehet nga Berlini. Sot në gjykatë u administruan provat e Ballës.  

Avokatët e Bashës kërkuan të vazhdojë gjyqi edhe pa praninë e Taulant Ballës. Por gjyqtari Gerd Hoxha vendosi shtyrjen për t’u administruar edhe një provë dhe që Balla të jetë i pranishëm. Seanca e radhës është vendosur për t’u zhvilluar në datë 4 dhjetor.

3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete "Toyota Auris" në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur edhe një padi ndaj tij.

Padia e dytë për të cilën akuzohet Basha është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë pasi ai tha në parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash brenda një automjeti "Toyota Yaris" ngjyrë e kuqe.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e grupit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit.

Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë