3.4 mln € në Toyota Yaris/ Gjykata e Krimeve të Rënda liron nga burgu babë e bir

3.4 mln € në Toyota Yaris/ Gjykata e Krimeve të Rënda liron nga burgu babë e bir

Edi dhe Klevi Lika

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme që të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Edi dhe Klevi Likës, për kapjen e 3.4 mln euro brenda makinës Toyota Yaris.

Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona 2 dhe janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris. Katër të arrestuarit në Shqipëri  janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, por që tashmë gjykata ka vendosur që babë e bir, të lirohen nga burgu.

Edhe prokuroria belge po kryen një hetim të sajin për origjinën e parave dhe destinacionin final të tyre por ky hetim mbetet i hapur, ndërsa pak javë më parë ata morën në pyetje në Shqipëri edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Lideri demokrat ishte i pari që foli për miliona euro në sallën e parlamentit, ku policia sekuestroi 3.4 milion euro më 24 qershor 2018 në portin e Durrësit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 06/11/2019 17:18

    Bravo KÇK-ja...ilaçe ju befshin leket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton