3.4 mln € në 'Toyota Auris'/Balla: Kushërinjtë Vladi sponsorizuan çadrën e PD. Basha: Ju përgjuan shërbimet e huaja

Kapja e 3.4 milion euro në 'Tayotat Auris' në Durrës ka prodhuar debate mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës. Retorika politike nuk prodhojë vetëm debate por solli edhe disa detaje të reja. Detajet e para si solli Taulant Balla tek sa sfidoi Bashën për tu përballur më të në gjykatë javën e ardhshme.

Ditën e martë të pres në Gjykatën e Krimeve të Rënda Lulzim. Ky personi këtu nuk është rastësisht në zyrën tënde, është vëllai i dy personage në kërkim, ka qenë me dhjetëra herë në çadrën e lirisë tënde. Madje Lulzim, shpreh këtu dyshimet që dy personat në kërkim kanë qenë dhe sponsorizues të shpenzimeve të mirëmbajtjes së çadrës tënde. Për të gjitha këto të pres të martën në gjykatë dhe mos bëj siç bëre me Durrës-Kukës të marrësh raport apo t’ia fusësh për Holandë.

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS

Kreu opozitës Basha si përgjigje për Ballën përdori shërbimet e huaja sekrete duke cituar një informacion të cilin ai tha se vinte nga këto shërbime, të cilat kanë përgjuar një bisedë për ngarkesën me 3.4 milion euro. Basha tha se Balla është përgjuar duke bërë pazare me Bacën e Selanikut, por nuk sqaroi se kush është 'Bace', për ta bërë më të besuar akuzën e tij ndaj kreut të grupit parlamentar të PS.

Më akuzon mua se kam dalë me vëllanë e personave që dyshohet se janë pas parave të ‘Toyota-ve’. E para nëse ai është i dyshuar pse nuk e keni arrestuar deri më sot. Merreni arrestojeni që sot. Derrkuci i ‘Toyota Auris’, jeni përgjuar nga shërbimet e huaja duke bërë pazare me Bacën në Selanik. Jeni përgjuar nga shërbimet e huaja duke dhënë garanci. Ua kanë vënë kryqin nga Washingtoni në Bruksel, Berlini në Romë, por kryqin e madh do t'ua vënë shqiptarët.

Lulzim Basha, kreu i PD

Kjo nuk është hera e parë që Lulzim Basha përmend shërbimet sekrete të huaja duke lënë të kuptojnë se këto shërbime mbase preferojnë të japin detaje tek ai dhe jo SHISH. Ose për të kamufluar burime vendase informacioni e ambalazhuar ato nën emrin e shërbimeve sekrete të huaja. Report TV javën e shkuar raportoi se zoti Basha është subjekt hetimi nga prokurorët e Krimeve të Rënda për dekonspirim të operacionit për kapjen e ngarkesës me euro.

Dosja e 3.4 mil eurove ne dy 'Toyota Auris' është transferuar nga prokuroria e Durrësit te krimet e renda. Pas arrestit me burg dhënë nga gjykata e Durrësit për katër të ndaluarit dosja kalon tek krimet e rënda pasi i gjithë ky operacion konsiderohet si grup i strukturuar kriminal. Hetimet për këtë rast i janë besuar ish drejtuesit te prokurorisë së krimeve të rënda Blerim Tominaj. Të ndaluarit pritet të dalin brenda javës përpara gjykatës së krimeve për tu njohur me akuzat.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatja i qepa kok lopës: 06/07/2018 07:45

    O lul krimineli ti kujton se ky popull është budalla ? Jo mor kriminel ky popull është një ga popujt më të mrekullushëm e po vjen dita për të paguar gjithçka . E për të kthyer të gjith gjërat e vjedhura mbrapç .

    Përgjigju
  • Fatja i qepa kok lopës: 06/07/2018 07:45

    O lul krimineli ti kujton se ky popull është budalla ? Jo mor kriminel ky popull është një ga popujt më të mrekullushëm e po vjen dita për të paguar gjithçka . E për të kthyer të gjith gjërat e vjedhura mbrapç .

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 05/07/2018 22:28

    Populli ty o Lamash Basha, bashke me lakenjte e tjere qe te rrethojne si hiena, do ta vere kryqin te koka ...si i vdekur ne politike, e per te çuar ne Sharre a Tufine.

    Përgjigju
  • lymi: 05/07/2018 16:50

    pirdh pirdh po spo vjen ere

    Përgjigju
  • Qoqja: 05/07/2018 16:38

    Luluja ka te drejt se asht mesu me kforin ne Kosove me sherbimet e huaja tek SHPIJA E VERDHE.Ore me kete pocai do merreni ne .nuk ka nonje prokuror me b*e tja teegoj biren e miut kti haleje se nonje dite do na beje RAMEN ME BARRE .

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 05/07/2018 15:42

    Eshte mesuar ky bir k*te nxjerri sekretet!keshtu ndodhi me mos arrestimin e dy miqeve te tije per shumen 3.4 milione € per mos tu arrestuar qe perben veper penale.po edhe ne KOSOVE keshtu ka punuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive