ITALI- Dëme mijëra euro të shkaktuara pasi një makinë luksoze "Ferrari" goditi katër makina të parkuara përgjatë rrugës "Viale XXI Aprile" në Romë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 të ditës së premte, ku një 34-vjeçar shqiptar teksa ishte drejtuar makinën "Ferrari" për shkaqe ende të pa qarta humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë u përplasë me 4 makina të tjera të parkuara në rrugë.
"Një makth" për drejtuesin e "Ferrarit", pasi nga përplasja është shkatërruar pjesa e përparme dhe e majtë e makinës dhe dëmet llogariten në një shumë të madhe parash.
Nga aksidenti nuk iu shkaktuan dëme vetëm mjetetit të tij, por dhe të katërta makinat e tjera që përplasi, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Po kush qenka ky shqiptar qe paska Ferrari? Cfare Pune ban , me cfare merret?
PërgjigjuMeret me p e motres tende,po ik o shif punet e tua.