34-vjeçari vrau gruan dhe kunatën, shtyhet gjyqi i familjarëve për kujdestarinë e femijeve

Gjyqi për marrjen në kujdestari të dy fëmijëve të Ballshit,ku Gazment Musta vrau bashkëshorten, Gentiana Çaushaj nënnën e dy fëmijëve dhe kunatën është shtyrë për në datën 25 shkurt.  

Në seancën e kësaj të hëne me dyer të mbyllura ka qenë i pranishëm  autori i vrasjes Gazment Musta, është shoqëruar nën masa të forta sigurie, i cili akuzohet për vrasje brenda familjes. Seanca e ardhshme do të zhvillohet me dyer të mbyllura në prani të avokateve dhe psikologeve duke marre ne pyetje jo vetem fëmijët por edhe palët.

Séance e ditës së sotme, mësohet se ishte seancë përgatitore me qëllim sqarimin e rrethanave të çështjes është paraqitur vetë autori i vrasjes Gazmend Musta i cili përfaqësohej nga avokati Bashkim Hoxha. Gjyqi eshte zhvilluar me dyer te mbyllura e cila u zhvillua me qëllim përcaktimin e kujdestarisë së dy femijeve të mitur të ciftit Musta- Caushaj.

Ndërkohë daja i femijëve Gjyshmir Caushaj, me një kërkese drejtuar Gjykatës së Fierit në datë 17 Janar 2019-të, ka kërkuar kujdestarinë e mbeses dhe nipit të tij. Po të njejtën gje, disa ditë më vonë, kanë kërkuar edhe gjyshrit e dy fëmijëve, Bedri dhe Lumturi Musta, prindërit e Gazmend Musta.

Gjyqtare e çështjes është Arta Duka. Aktualisht fëmijet 3 dhe 10 vjec ndodhen në fshatin Sos, pas ngjarjes së rëndë të 2 janarit në Ballsh,ku  viktimë ngelën Gentiana dhe Merisa Caushaj.  Të dyja palët janë paraqitur në Gjykaten e Fierit, shoqëruar edhe nga familjarë të tjerë. Edhe pse kanë shkëmbyer vështrime, asnjë fjalë nuk është thënë mes tyre.  

Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj u masakruan barbarisht nga Gazmend Musta ne banesën e tyre ne Ballsh, ngjarje e ndodhur ne sy të femijeve te ciftit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë