Piloti mbyti bashkëshorten në gjumë, 'vlon' çështja e kujdestarisë së fëmijës, nëna e Caroline: Më mori vajzën, nëse më merr edhe mbesën do të jetë ‘goditja’ përfundimtare

Piloti mbyti bashkëshorten në gjumë, 'vlon' çështja e kujdestarisë së fëmijës, nëna e Caroline: Më mori vajzën, nëse më merr edhe mbesën do të jetë ‘goditja’ përfundimtare

Caroline dhe vajza e saj

GREQI- “Më mori vajzën, nëse më merr edhe mbesën do të jetë ‘goditja’ përfundimtare”, këto ishin fjalët e nënës tragjike të Carolines e cila humbi jetën 40 ditë më parë nga duart e bashkëshortit të saj.

Çështja me e rëndësishme e momentit është pikërisht kujdestaria e vajzës së vogël, që ka qenë deri në fund pranë nënës së saj, Caroline, që u mbyt nga duart e babait, pilotit 32-vjeçar që tani ndodhet në burg.

Ku do të jetojë tani e tutje vajza e vogël? Në shtëpinë ku hodhi hapat e parë Caroline? Apo në shtëpinë e familjes së Babit?

Lidhur me këtë çështje kaq të rëndësishme që duket se do ta zgjidhi gjykata, ka folur edhe avokati i familjes së Caroline.

Ai u shpreh se 2 familjet kanë pasur komunikim, por deri më tani nuk është arritur kompromisi për kujdestarinë e vajzës.

 “Ka pasur komunikim mes familjeve. Nëse do të arrihet një marrëveshje mes 2 familjeve do t’ia paraqesim gjykatës, nëse do atëherë edhe ne do të depozitojmë kërkesën për kujdestarinë e fëmijës”, u shpreh ai.

Avokati i ka kthyer përgjigje edhe zërave që thonë se vajza do të përfundojë në jetimore.

“Lidhur me lajmin për jetimoren, një gjë e tillë nuk është e vërtet.”, tha ai.

Ai shtoi se në këto momente po studiohen ambientet në të cilat jetojnë 2 familjet për të vendosur se cili është ai më i përshtatshëm për të jetuar vajza e Caroline.

Gjithçka ndodhi afërsisht 40 ditë më parë, në një lagje periferike të kryeqytetit grek, në një familje që dukej “perfektë”.

Çdo gjë dukej ashtu...”perfektë”, vetëm se krimi perfekt nuk ekziston!

Charalambos me duart e tij, pasi hoqi kartën e memories nga kamerat e sigurisë, mbyti Carolinen në gjumë, bashkëshorten e tij dhe më pas për të mbuluar krimin krijoi një skenar ku mori roli kryesor, atë të burrit tragjik që "grabitësit e pamëshirshëm" i vranë gruan në sytë e fëmijët.

Por në fakt ai e vrau Carolinen, dhe vajzën e përdori si aksesor të krimit të tij për ta bërë historinë sa më të dhimbshme.

Për 47 ditë e njëjta histori, herë duke shtuar elementë rë rinj dhe herë duke hequr.

Derisa gjithçka u zbulua.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
As 24 orë në qeli, piloti që vrau Caroline kërkon të fillojë punë që në të ardhmen t’i ulet dënimi, punonjësit e burgut: Dukej sikur sapo ishte kthyer në shtëpi

Nuk kanë kaluar as 24 orë në qelinë “VIP” për 32-vjeçarin, pilotin i cili mbyti bashkëshorten e tij dhe përdori foshnjën si aksesor për të kamufluar krimin.

Nuk ka kaluar as 24 orë dhe piloti ka kërkuar që të fillojë punën në burg, në mënyrë që në vitet në vazhdim t’i shërbejë për ulje të dënimit.

Sipas mediave vendase, Charalmabos gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e burgut ku edhe i tha se ndihet shumë i kënaqur me faktin që ndodhet në qelinë “VIP”.

Gjatë takimit të tyre i cili u zhvilluar me qëllim që drejtoresha të njihte 32-vjeçarin, ai i parashtroi kërkesën për të filluar punë.

Punonjësit e burgut, u shprehën se sapo dera e madhe dhe e rëndë e qelisë së tij u mbyll “piloti dukej sikur sapo ishte kthyer në shtëpi”.

Vrasësi i Carolines u dërgua në qelinë “VIP”, aty ku ndodhen njerëzit të cilët kanë kryer krime të një rrezikshmërie të ulet, si për shembull krimet e korrupsionit.

Fillimisht ai u mendua të dërgohej në burgun e grave, por vendimi ndryshoi dhe zgjodhën opsionin e qelisë “VIP”.

Ky vendim erdhi me qëllim sigurimin e shëndetit fizik të pilotit pasi krimi që ka kryer ai ka zemëruar dhe kriminelin më të rrezikshëm të burgut më të famshëm grek, “Koridalos”.

Ora 12:20
E akuzuan se vrau Caroline, gjeorgjiani rrëfen torturat nga burgu grek: Më mbanin të lidhur, më qëllonin dhe bërtisnin ‘ti e vrave vajzën'

Pas përpjekjeve të pilotit 32-vjeçar për të gjetur fajtorin për vrasjen që kreu, policia greke, 1 muaj më parë arrestoi një gjeorgjian si të dyshuarin kryesor të krimit.

Dhunë dhe tortura çnjerëzore ka përjetuar prej 4 ditësh në burgjet helene 36-vjeçari Giorgio Khardzeishvili, i cili ka përshkruar gjithçka me detaje për televizionin e dytë më të madh në Gjerorgji.

 “Prej 4 ditësh më mbanin të lidhur në një karrige. Policët më qëllonin shumë. Më merreshin mend dhe kur lodhej njeri vazhdonte tjetri. Nuk më pyesnin për asgjë. Vetëm më kërkonin që të thoja se e vrava unë vajzën. Nuk e dija se për kë vajzë e kishin fjalën. Më bërtisnin ‘Ti e vrave’. Pastaj mora vesh se e kishte vrarë burri dhe se mua me akuzonin për grabitje. Nuk ka lidhje as me grabitjen. Kisha vetëm letra të falsifikuara.”, tha ai.

Pyetja që ngrihet është: Përse policia greke kur e dinte që në momentet e para se vrasësi është Charalambos, ka arrestuar një person të pafajshëm dhe e ka torturuar për të treguar një të vërtet që ata e dinin?

Ky shenjështrim i policisë por edhe i mediave greke se vrasësi i Carolines ishte një gjeorgjian ose një “shqiptar i pamëshirshëm”, ka sjellë reagime të forta duke e konsideruar raciste.

Lidhur me këto akuza ka reaguar edhe Komuniteti i Emigrantëve në Greqi, të cilët u shprehën se mediat greke nuk humbën aspak shansin të kultivojnë me vullnet stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke.

Pra vrasësi nuk ishte një gjeorgjian apo një shqiptar, ishe një grek, i shkolluar, i pasur, i bardhë, familjar dhe i “dashuruar”.

Gjeorgjiani është arrestuar 5 ditë pas vrasjes së Carolines. Ai u arrestua kufirin e Evros, në përpjekjen për t'u arratisur nga vendi me makinën e tij. Policia e ndaloi për të verifikuar informacionet rreth tij dhe zbuloi se gjeorgjiani kishte në pronësi një pasaportë të falsifikuar.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat