Ndërsa ka kaluar më shumë se 2 javë, nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Ballsh, ku 34-vjeçari Gazment Musta vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij, prindërit e autorit dhe vëllai i dy motrave kanë kërkuar së fundi kujdestarinë e fëmijëve.
Burime për Report TV, bëjnë të ditur se familjarët e Gazment Mustës i janë drejtuar Gjykatës së Fierit me kërkesën për të marrë kujdestarinë e nipërve të tyre. Mësohet se babai i 34 vjeçarit , është shprehur se ata i plotësojnë të gjithë kushtet për të marrë përsipër kujdestarinë e të miturve dhe që fëmijët të shkojnë të jetojnë në shtëpinë e gjyshërve.
“I plotësoj te kriteret ligjore për të përfituar kujdestarinë e fëmijëve. Kam besim tek gjykata se do te marr vendimin e duhur”, citohet të ketë thënë babai i 34 vjerit.

Ndërkohë, vëllai i dy viktimave Gentiana dhe Merisa Caushaj bëhet me dije se një ditë më parë ka hapur padi në Gjykjatën e Fierit kunder vrasesit te dy motrave te tij, per ti marr kujdestarin e fëmijëve të mitur që aktualisht pas ngjarjes tragjike ndodhen të strehuara në fshatin SOS.
Ende nuk është caktuar ndonjë date për zhvillimin e seances gjyqësore. Krimi ndodhi më 2 janar, ndërsa viktimë ngelën Gentiana dhe Merisa Caushaj.
Ngjarja e krimit të rëndë në familje ndodhi pasditen e 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushaj motra e Gentiana Çaushaj. Në momentin e krimit Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj, i cili ka rrëmbyer thikën dhe goditur bashkëshorten dhe motren e saj që ka ndërhyrë për ta ndihmuar.
/Shqiptarja.comKomente

