35 milionë euro në tavolinë, Barcelona akord me 18 vjeçarin brazilian

35 milionë euro në tavolinë, Barcelona akord me 18 vjeçarin brazilian

Andrey dos Santos

Barcelona është duke punuar për të afruar në merkaton e janarit Andrey dos Santos. Mesfushori 18 vjeçar është pjesë e Vasco de Gama në Brazil, me djaloshin që ka klauzolë 40 milionë euro për t'u lënë i lirë nga ekipi brazilian. Për të bindur drejtuesit e klubi është duke punuar vetë Jordy Cruyff, që mban detyrën e lartë të drejtorit të talenteve në klubin blaugrana.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, djaloshi shihet si zëvendësuesi i Busquets dhe Barça është e gatshme për të paguar 35 milionë euro në janar. Akordi me lojtarin është gjetur dhe tanimë pritet të bindet klubi i tij, që këtë sezon luan në ligën e dytë braziliane. Në 30 ndeshje sezonin që lamë pas, 18 vjeçari dos Santos shënoi shtatë gola.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në vend, vështirësi në qarkullim drejt Valbonës, Thethit dhe Vermoshit

Moti i keq në vend, vështirësi në qarkullim drejt Valbonës, Thethit dhe Vermoshit