35 mjekë të arrestuar! 'Bluzat e bardha' apo 'jakat e bardha'?

35 mjekë të arrestuar! 'Bluzat e bardha' apo 'jakat e bardha'?

Foto ilustruese

Një kërkim i thjeshtë në google me dy fjalë: “mjek arrest” nxjerr se gjatë 10 viteve të fundit policia ka arrestuar të paktën 35 mjekë! Operacionet të koduar me emra “Skaner”, “Bisturia”, “Bulza e Bardhë” dhe orë të tëra pune për të luftuar “korrupsionin” te “Bluzat e bardha”. Kaq shumë mjekë të arrestuar nuk ka patur as procesi i famshëm i “Bluzave të bardha” që u akuzuan për vdekjen e Stalinit. Akuzat me të cilët janë arrestuar mjekët janë korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës. Të dyja “nene” llastik që i tërheq sa të dojë drejtësia e rreptë, me mjekët dhe të pamundurit.

A është Shqipëria vendi më i korruptuar në Europë për shkak të ryshfetit që marrin mjekët (pothuaj në të gjitha rastet një proces i nisur nga pacienti apo familjarët?” A është ryshfeti i mjekëve problemi madhor ku duhet të përqëndrohen burimet e policisë, prokurorisë dhe gjykatës? A janë mjekët e keqja e këtij vendi? A marrin mjekët një pagë me të cilën sot mund të jetojnë? Vetë komuniteti mjekëve duhet të alarmohet si për fenomenin e ryshfetit dhe abuzimit të mjekut ashtu edhe për lehtësinë me të cilën mjekët përfundojnë në pranga.

Lehtësia me të cilën u vihen prangat mjekëve është në kontrast të fortë  me hezitimin për të hetuar dhe arrestuar zyrtarë të lartë apo edhe me dëshirën e oficerëve të policisë për të shoqëruar njerëz të krimit apo për t’u bërë ortak në krim. Duket se mes krimit të “jakave të bardha” dhe ryshfetit të “bluzave të bardha”, policia dhe drejtësia ka zgjedhur si shënjestër mjekët. Aferim! Nuk ka si shpjegohet ndryshe përdorimi i metodave speciale për të “peshkuar” mjekët, infermierët dhe sanitarët.

Infiltrimi është metodë speciale hetimore që nuk mund të përdoret për çdo krim. Përdoret për krimin e organizuar, për trafikun ndërkombëtar të drogës (të drogave të forta), për vrasjet me karakter mafioz, për korrupsionin e përmasave të medha dhe në dëm të parasë publike, për pastrim parash etj. Të thuash që është përdorur një “agjent i infiltruar” që ka ofruar 20 mijë lekë ryshfet tingëllon pak si shaka pa kripë.

Nëse policia është e fiksuar te shëndetësia agjentët e infiltruar mund të përdoreshin shumë mirë për te tenderat e ilaçeve, te tendarat e aparaturave mjekësore, te tenderat e kiteve kirurgjikale, te tenderat e ushqimit spitalor, te tenderat e ndertimit apo meremetimit të spitaleve, te tenderat e shërbimeve të lavanderisë, te tenderat e shërbimit sanitar etj, etj. Të merresh me mitmarrje dhe të pretendosh se ke luftuar korrupsionin është njëlloj si të ngatërrosh macen me luanin. A ka njeri që maces i thotë luan dhe luanit mace? Mesa duket paska.

Lista e arrestimit të mjekëve:

Tetor 2013: Arrestohen dy mjekë në Korçë, akuza ryshfet. Shuma 20 mijë lekë. Ministria e Shëndetësisë mbështet operacionin dhe premton se “lufta kundër korrupsionit do të thellohet edhe më tej”
Dhjetor 2013: Operacioni “Skaner 2013” arrestohet kirurgu shuma: 15 mijë lekë. Policia kryen arrestin pas një hetimi 1 mujor.
Shkurt 2014. Arrestohet mjeku në Vlorë. Operacioni “Bluzat e Pastra”. Akuza ryshfet. Shuma 50 mijë lekë.
Tetor 2014. Berat. Arrestohet mjeku. Akuza: “ngacmim seksual pacientes.
Qershor 2014. Policia arreston 3 mjekë të spitalit Hygea. Akuza: mjekim i pakujdesshëm.
Shkurt 2015. Arrestohen dy mjekë te Shefqet Ndroqi. Akuza: merrnin nga 1 mije në 6 mijë lekë!
Shtator 2015. Arrestohet mjeku në Gjirokastër. Akuza korrupsion pasiv. Shuma 20 mijë lekë.
Shtator 2016. Arrestohen dy mjekë në martenitet. Akuza: mjekim i gabuar
Nëntor 2016. Arrestohet mjeku në Shkodër. Akuza: shpërdorim detyre, falsifikim kartele pacientit.
Shtator 2018, arrestohet kardiologu dhe disa mjekë në Shkodër. (7 mjekë dhe infermierë) Akuza: shpenzime më shumë se nevoja.
Shtator 2018. Arrestohet ish drejtori spitalit, Berat. Akuza: shpërdorim detyre
Shkurt 2019. Arrestohet neo psikiatri. Akuza: korrupsion pasiv. Shuma 30 mijë lekë.
Prill 2019, arrestohen dy mjekë në Elbasan. Akzua: braktisje detyrës!
Qershor 2020: Arrestohen dy mjekë. Akuza: mjekim i një të kërkuari.
Qershor 2021. Arrestohet mjeku kirurg dhe anestezisti. Operacioni “Bisturia”.  Shuma e sekuestruar si ryshfet. 37 mijë lelë dhe 55 euro.
Shkurt 2021. SPAK, arreston mjekun e njohur. Akuza: mitmarrje
Mars 2021. GjKKO vendim për arrest me burgun për mjekun. Akuza: merrte para për të nxjerrë më shpejt testin anticovid.
Gusht 2022. Arrestohet mjeku në Dibër. Akuza: nuk referon mjekimin e një pacienteje.
Shtator 2022. Arrestohen dy mjekë. Operacioni “Skaner”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 25/09/2022 08:25

    Gazetaret, si Lutfi Dervishi, qe u dalin ne mbrojtje hajduteve dhe te korruptuarve duke sulmuar policine, jane njerezit me te rrezikshem te shoqerise. Patjeter qe ka kriminele e hajdute me te medhenj qe duhen arrestuar, por kjo nuk do te thote qe para se te arrestohen keta, policia e prokuroria te mos arrestojne mjeke hajdute apo ish drejtorin e nderuar te RTSH, Thoma Gellci, te cilit, po ashtu, i doli ne mbrojtje Lutfi Dervishi me "argumentin" se ka hajdute me te medhenj qe duhen arrestuar para Gellcit apo mjekeve hajdute.

    Përgjigju
  • Qytetar: 24/09/2022 16:56

    Nese doni te flisni per burime njerezore e kohe te keqperdorur nga organet e drejtesise, mjafton te shkruani per operacionet qesharake ku policet infiltrojne qendrat e prostitucionit. Nese doni te flisni per mosgoditjen e korrupsionit me tenderat e PPP-te, atehere shkruani per kete teme. Por ju keni zgjedhur te beni nje shkrim ku merrni ne mbrojtje dhe relativizoni mitmarrjen ne shendetesi. Mund te shkruaj edhe une nje ese mbi kete teme, por ketu po ju them vetem kaq: as ne burgjet e psikopatit Enver Hoxha nuk u eshte refuzuar sherbimi shendetesor njerezve. A dini ndonje vend evropian ku te ve gjobe mjeku? Nese problemi eshte niveli i pagave, perse nuk paguajme nen dore edhe neper sportelet e bankave? Apo arketaret e bankave paguhen sa koleget e tyre ne Perendim? Ç’perqindje e ketyre mjekeve qe arrestohen denohen me burg ose heqje license? Fakti qe rastet perseriten a nuk tregon qe denimet qe marrin jane qesharake?

    Përgjigju
    • Lala: 24/09/2022 17:18

      100% dakort

  • Aleks: 24/09/2022 14:36

    Zoti gazetar. Jakat e bardha qe kane kapur shtetin, ishin ato qe shkaterruan nje sistem drejtesie dhe ndertuan nje tjeter. Jo se ky eshte efikas por se hoqen qafe kontrollin nga Berisha dhe e vunen nen "patronazhin" e tyre. Dhe nderkohe, kur sistemi ishte ne "ngrirje" avancuan me te gjitha llojet e vjedhjeve te parase dhe prones publike. Mos kerko qe ky "sistem" te merret me "jakat" sepse vete pjestaret e SPAK psh, jane ne eliten e "Jakave" te kuqe te konglomeratit mafioz te Shqiperise ramiste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari