35 vjet burg për Xhuvanin, Berisha
'Ndodh kur vret Kostandini i Partisë'

35 vjet burg për Xhuvanin, Berisha<br />'Ndodh kur vret Kostandini i Partisë'
Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila dënoi me 35 vjet burg shtetasin Kostandin Xhuvani për vrasjen e katër personave, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar. Berisha në një status në rrjetin social Facebook shkruan se me pak se 9 vite për burg  dënohesh për një vrasje kur i vret Kostandini i Partisë.

Statusi i ish-kryeminsitri Sali Berisha
Me pak se 9 vite per nje vrasje. Kaq kushton jeta e femijeve tuaj kur i vret Kostandini i Partise!Te dashur miq, ashtu siç njoftoi Edi Rama Kostandinin e Partise me dt 4 shkurt 2015, vetem pak ore pas vrasjes se katerfishte, se do kalosh vite te gjata ne burg, (pra jo gjithe jeten) keshtu vendosi sot Gjykata ne daren e qveritareve te lidhur koke e kembe me bandat dhe krimin. Keshtu, te dashur qytetare, ne Shqiperi jeta e njerezve tuaj, ne rast se jua ekzekutojne Kostandinet e Partise, kushton me pak se 9 vite burg, edhe kur vrasesit jane recidivist, se perndryshe keta gjykatesit e Partise nuk japin me shume se 6 vjet burg per njeri te vrare. Me kliken e krimit ne pushtet jeta jone nuk vlen! Vetem protesta mbarepopullore mund te mbroje jeten tone! Me 12 mars te gjithe ne shesh per te hedhur murin e krimit, per te hedhur qelbesirat!


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv