36 mln lekë për rikonstruksionin
e Urës së Manastirit, ja projekti

36 mln lekë për rikonstruksionin<br />e Urës së Manastirit, ja projekti
E lënë prej kohësh në harresë më në fund e vetmja rrugë që të çon në kishën e Shën Mërisë në Manastirin e Zvërnecit pritet të ketë një rregullim total.
 
Bëhet fjalë për një fond të krijuar nga Bashkia e Vlorës më një iniciativë të vetë kryetarit të bashkisë Vlorë Dritan Leli që pritet të vihet në zbatim javën e ardhshme.
 
Prej tre vitesh ura që të çon ne Manastirin e Zvërnecit ka qenë jashtë funksionit. E shembur totalisht nga përmbytjet e vitit 2014, prej tre vitesh e vetmja rrugë që të çonte në Kishën e Shën Mërisë dhe në ishullin e Zvërnecit ishte e pakalueshme dhe jashtë funksionit.

[gallery]20833[/gallery] 
Në komunikim në telefon për shqiptarja.com me kryetari i bashkisë shprehet: “Ka qenë një obligim dhe një zotim i imi jo vetëm i fushatës elektorale por që prej ditës së parë që kam nisur punë në bashkinë  Vlorës. Që në ditët ë para të mia si krybashkiak i Vlorës jam interesuar vetë për rikosntruksionin total të urës së Zvernecit. I njohur me problematikën ku shumica e turistëve ktheheshin mbrapa dhe nuk arrinin të vizitonin një prej atraksioneve në qytetin e Vlorës, si dhe prej tre vitesh festa e përvitshme e Shën Mërisë nuk zhvillohej, fillimisht krijuam një rrugë provizore me varka, por që nuk mund të ishte një zgjidhje e përhershme”.
 

Dritan Leli shprehet se prej gjashtë muajsh së bashku me anëtarë të bashkisë së Vlorës, bashkia arriti të siguronte një fond prej 36 milionë lekësh të rinj për rregullimin e plotë të urës.
 
Në projekt ura pritet të ndërtohet në një formë si gjethe dhe pa mbrojtëse anësore, çka do t’u jap një mundësi turistëve të vëzhgojnë panoramën e bukur që ofron Laguna e Nartës.
 
Ura do të jetë 280 metra e gjatë dhe me një gjerësi prej 3 metrash. Në krahun e djathtë të urës do të bëhet një degëzim në formë gjethe me një gjatësi prej 60 metra dhe gjerësi prej tre metrash ku do të krijohet një galeri ku do të vendosen teleskopë  apo mjete pamore që japin mundësi të vëzhgohet fauna dhe flora e bukur që ofron ishulli i Zvërnecit dhe Laguna e Nartës.
 
Përveç kësaj do të ndërtohet objekti Infopoint ku turistët do të kenë mundësi të njihen me historikun e Manastirit dhe historinë e kishës  si dhe një edhe një muze i vogël me gjallesa të balsamosura.
 
Gjithashtu sipas Dritan Lelit pritet të vendosen edhe 5 varka të cilat do të përdoren nga ata turistë që do të kenë dëshirë të vizitojnë dhe mësojnë më tepër rreth lagunës dhe ishullit.
 
Kjo do t’u japë atyre mundësinë që nëpërmjet një guide rreth e rrotull ishullit apo Manastirit te kenë mundësi të shikojnë pamjen e magjishme që ofron ky vend.
 
Përveç urës projekti parashikon edhe shtrimin e rrugës dhe mbjelljen e pemëve përgjatë rrugës deri në afërsi të urës. “Projekti pritet të nisë javën që vjen dhe sipas bisedimeve që kemi marrë do të përfundojë për një afat tremujor dhe mendohet se inagurimi i saj do të përkojë me çeljen e sezonit turistik”, u shpreh kryebashkiaku Leli.
 
Ndërkohë në një bisedë telefonike me priftin e kishës Papa Jani ai u shpreh: “Deri më tani nuk na ka ardhur asgjë zyrtare që ne të besojmë se punimet do të nisin. Kemi marrë vesh që mendohet se bashkia ka gjetur fondet për krijimin e urës dhe shpresojmë që të ndërtohet sa më shpejt”.
 
I pyetur nëse kjo gjendje ka penalizuar turizmin At Jan Tereziu shprehet se prej tre vitesh festa e Shën Mërisë që zhvillohet çdo datë 14 gusht është bërë më vështirësi pasi kalimi me varka për një numër të madh vizitorësh apo edhe besimtarësh ka qenë i madh.
 
Gjithashtu ai shprehet së shumë turistë apo vizitorë janë të gatshëm të kthehen pasi nuk kanë mundur të kalojnë në pjesën  e ishullit.
 
Ura e Manastirit është ndërtuar në vitin 1996 nga kisha ortodokse dhe ka një gjatësi 286 metra.
 
Sipas At Ja Tereziut restaurimi total është bërë nga kisha në vitin 2006. “Çdo vit shprehet është bërë një restaurim i pjesshëm kurse remonti total është lënë të bëhet një herë në dhjetë vite. Për vitin 2016 kisha kërkoi ta bëjë sërish një remont total por nuk u arrit të merrej leja për ndërtimin dhe restaurimin e saj. Ura u prish në fund të muajit shkurt nga përmbytjet dhe vërshimi i Vjosës në atë kohë. Që prej asaj kohe rruga e vetme e kalimit ka qenë me varka të ndihmuara nga vetë fshatarët”, tha ai.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë