36 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

36 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

36 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, shifra këto të dala nga 877 testime të kryera. Kanë rezultuar pozitiv, 6qytetarë në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Tiranë, Berat, 2 në Shkodër, Vlorë, Konispol, Gjirokastër, Gramsh, 1 në Kukës, Durrës, Lushnje, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan.

Ndërkohë janë 337 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,441 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (12 Prill 2022)

Raste të reja ditore          36

Të shëruar në 24 orë       63

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 877

Testime totale               1,788,253

Raste pozitive                   274,272

Raste të shëruara                270,441

Raste Aktive                            337

Humbje jete                           3,494

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            203

Vlorë               33

Fier                  30

Elbasan           16

Korçë              16

Berat               14

Gjirokastër       12

Shkodër           7

Durrës              3

Kukës                2

Lezhë                1

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot