Së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen me jetën sentimentale.
Lohan ka zbuluar emrat e 36 të dashurve të saj duke i shkruar në një letër, ku mund të gjejmë emra të famshëm të botës së spektaklit si Adam Levine, Zac Efron, Justin Timberlake dhe Joaquin Phoenix.
Sipas revistës ‘In Touch’, 27-vjeçarja i ka shkruar emrat kur ishte duke pirë me një shoqe në hotelin Beverly Hills, në 30 janar të vitit 2013.
Një burim që thotë se e ka parë aktoren duke shkruar letrën, u shpreh: “Po i nxirrnin të palarat VIP-ave dhe Lindsay nisi të shkruante emrat e të gjithë atyre që kanë qenë të dashurit e saj. Ajo e shkroi letrën, e më pas e hodhi.”
Mesa duket letra nuk ka mundur të zhduket pa lënë gjurmë.
(b.t/shqiptarja.com)
