Qytetarët po protestojnë për të 37-ën ditë radhazi në kryeqytet. Pas grumbullimit te sheshi ‘Skënderbej’, marshimi ka vijuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe mbahen fjalime nga pjesëmarrës të ndryshëm.
Edhe njëherë tjetër, një protestuese lexoi nga foltorja kërkesat drejtuar Ramës dhe qeverisë së tij.
Protesta fillimisht nisi si paqësore me qytetarë që kundërshtonin investimin prej 4 miliardë dollarësh në Zvërnec e kërkonin transparencë nga qeveria e Edi Ramës për shitjen e tokës. Ndërkohë tashmë ka pasur dhe episode dhune, kujtojmë këtu 2 rastet përpara Kuvendit, që kanë përfunduar me arrestime.
Nga bulevardi, protestuesit kërkojnë jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por dhe largimin e Sali Berishës.
Lajmi në përditësim...

Andi Tepelena, një prej organizatorëve të 37 protestave të zhvilluara në Tiranë kundër qeverisë, tha sot nga sheshi para Kryeministrisë së tasmë edhe Gjermania i mbështet këto tubime. Tepelana përmendi një deklaratë të bërë sot nga ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.
"Sot kemi marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i shtetit më të fuqishëm të BE-së, Gjermanisë. Prej 37 ditësh po zhvillojmë një revoltë paqësore qytetare për largimin e Edi Ramës. Ambasadori komentoi protestat paqësore që po zhvillohen në Shqipëri, duke i cilësuar pjesë të vlerave evropiane. 'Çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në përputhje me vlerat e BE-së është i mirëpritur, protesta e dhunshme nuk janë pjesë e vlerave të BE. Dhe se kush ka faj për dhunën e ushtruar është ende në diskutim.' Me këto fjalë ambasadori gjerman na jep një mbështetje të qartë dhe të fuqishme për protestën tonë paqësore. Ai e sheh si pjesë të vlerave evropiane dhe si e drejtë e qytetarëve që të kërkojnë ligj e drejtësi",- tha Tepelena.
Më herët gjatë ditës së sotme, Bergner tha se: "Çdo aktivitet nga shoqëria civile që është në përputhje me BE, dhe protestat e dhunshme qartazi nuk janë në përputhje me vlerat e BE. Kush duhet fajësuar për të është ende në diskutim. Protestat janë të mirëpritura sepse mbështesin vlerat e BE siç i shohim ne".
Më tej, Tepelena tha se nëse protesta vazhdon me qëndrueshmërinë që ka patur deri sot, qeverisja e Edi Ramës është e destinuar të përfundojë shpejt.
"Shumë pyesin çfarë do të ndodhë me protestën. A ju kujtohet që para një muaji ky ishte një mbret i fuqishëm, sot i është diskredituar në sytë e qytetarëve dhe botës demokratike. Sot Edi Rama është ky figurë politike, pas një muaji do të jetë një hiç politik dhe asgjë",- tha Tepelena.
Komente











Po pse lodheni more te mallkuar nuk dorhiqet Rama nuk e lene 850.000 votuesit e tij .Lehni gjith diten aty rini se jeni mire ..Ju kur nuk larguat dot nje kriminel si saliu nuk e rezoni dot Ramen .
Përgjigju