U arrestua se i theu këmbët policit në Kuçovë, zbulohet shkaku i konfliktit të 37-vjeçarit

U arrestua se i theu këmbët policit në Kuçovë, zbulohet shkaku i konfliktit të 37-vjeçarit

Foto ilustruese

Kuçovë- Ngjarja e ditës së djeshme, ku një automjet përplasi një efektiv policie duke i thyer këmbët nisi pas nje sherri mes 37-vjeçarit dhe disa personave. 

Mësohet se konflikti ka ndodhur sepse disa persona i kishin ngacmuar bashkëjetusen 37-vjeçarit dhe pas debatit që ishte krijuar kishte ndërhyrë dhe policia. Në debat e sipër, Ylli Luka i tensionuar i hipi makinës dhe aksidentoi efektivin.

Pas aksidentit, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të tij, dhe ka arritur ta prangosë vetëm pas 30 minutash, teksa ai po tentonte të dilte nga qyteti i Kuçovës. 

37 vjeçari, banues në Nikël, në Fushë-Krujë ishte i dënuar më parë, ndërsa punonjësi i policisë ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.


Lajmi kryesor:

Patrulla e ndalon për kontroll, 37-vjeçari i jep gaz makinës dhe i thyen këmbët policit


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni