37-vjeçari merr peng për disa orë të riun në Bulqizë, vihet në pranga! E mbante të fshehur në garazhin e makinës (EMRAT)

37-vjeçari merr peng për disa orë të riun në Bulqizë, vihet në pranga! E mbante të fshehur në garazhin e makinës (EMRAT)

BULQIZË- Një  37-vjeçar është arrestuar pasi ka marrë peng një 22-vjeçar. Report Tv mëson nga burime të sigurta se Ylber Duriçi ka marrë peng në garazhin e tij të makinës të riun Viktor Bici për disa orë.

Uniformat blu thonë se ngjarja ka ndodhur "për motive të dobëta", por pa e specifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Ndaj 37-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

"I hoqi për disa orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22- vjeçarit,  kapet dhe vihet në pranga autori. Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë,  arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 37 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas për motive të dobëta i ka hequr për disa orë lirinë shtetasit V. B, 22 vjeç,  banues në Bulqizë, duke e mbajtur në garazhin e makinës . Me marrjen e njoftimit , shërbimet e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 37 vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë