Opozita e re kërkesë Kuvendit: Tryezë me partitë për reformimin e sistemit zgjedhor

Opozita e re kërkesë Kuvendit: Tryezë me partitë për reformimin e sistemit zgjedhor

Vetëm pak orë pasi u miratua kalendari i punimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, opozita e re ka i bërë kërkesë Kuvendit dhe Maxhoranës për të ndryshuar planin e punës.

Nëpërmjet kësaj kërkesë synohet që ndryshimi i Sistemit Zgjedhor të kalojë pikë e parë në diskutimet e Komisionit, dhe jo e tretë siç u vendos sot. Që do të thotë që opozita e re kërkon që ndryshimi i sistemit zgjedhor të bëhet brenda korrikut dhe jo në nëntor.

Kërkesa është firmosur nga 38 deputetë të opozitës së re, me në krye Rudina Hajdarin. Hajdari, e cila është bashkryetare e Komisionit të Reformës deklaron se ndryshimi i sistemit zgjedhor, është një çështje prioritare për opozitën, pasi sipas saj do t'i jepte fund mosbesimit të qytetarëve ndaj institucioneve publike/shtetërore.

Gjithashtu, në letrën e bërë publike nga Hajdari, kërkohet që të gjitha forcat politike dhe shoqëria civile të mblidhet në një tryezë për të mbledhur opinione për këtë çështje të rëndësishme në funksion të zgjedhjeve.

"Shumë të shqetësuar për problemet e rënda që sistemi zgjedhor në tërësinë e tij mbart.  Mospërfaqësimi i vërtetë i popullit në organet e zgjedhura,
përqëndrimi i pushtetit në një rreth të ngushtë personash,  shit-blerja e votës, parti-zimi i procesit zgjedhor (administrimi politik/partiak i zgjedhjeve), barazia reale e votës qytetare, keq-përdorimi i burimeve shtetërore janë ndër problemet më themelore që duhet të adresohen përmes reformës elektorale.

Defiçencat e sistemit zgjedhor janë drejtëpërdrejtë defiçenca për "Demokracinë e Shtetin e së Drejtës". Eventualisht këto janë pasoja tepër të dëmshme për qytetarët Shqiptarë, organizimin institucional e shoqëror në tërësi.

Nëse Shqipëria vuan nga largimi i popullsisë, mosbesimi i publikut në institucionet publike/shtetërore, gjendja statike e zhvillimit ekonomik...etj, kjo është përveç të tjerash edhe si shkak i problemeve të sistemit zgjedhor aktual.

Grupi Parlamentar Demokrat ka ndër objektivat e tij kryesore: "reformimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri" me synim forcimin e demokracisë, evropianizimin e procesit elektoral (në tërësinë e tij) rritjen e besimit publik në organet e zgjedhura, rritjen e pjesëmarrjes qytetare në procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve e të demokracisë aktive.

Në këtë drejtim 38 deputetë të opozitës nënshkruan një kërkesë ndaj Kuvendit të Shqipërisë dhe mazhorancës për të mbledhur një tryezë me forcat e ndryshme politike dhe shoqërinë civile për të hapur një diskutim të gjerë publik për reformimin e sistemit zgjedhor.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian prej kohësh kanë vendosur standardet e "mirëqeverisjes dhe qeverisjes së hapur" për të cilat Shqipëria e ka të pamundur të mos kalojë këto procese reformuese në rrugën e evropës, por Demokracia fillon tek vota dhe përfaqësimi, prandaj është detyrë e të gjithëve që në rrugë institucionale të japim kontributin tonë për këtë reformë tepër të rëndësishme", shkruan Hajdari. 

Kërkesa e 38 deputetëve të opozitës së re

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 25/05/2019 10:52

    Kjo kur irritohet i mbahen fjalët, lexon me shumë gabime. Nuk bën!

    Përgjigju
  • Fiqiriu: 25/05/2019 03:28

    Kjo z Rudina harxhon kohen kot se Rama nuk ja hap rrugen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja