38 martirët, Meta: Binomi 'Fe e
Atdhe', ëndrra e tyre dhe e jona

38 martirët, Meta: Binomi 'Fe e<br />Atdhe', ëndrra e tyre dhe e jona
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në meshën e lumturimit të 38 martirëve të klerit katolik në Shkodër ndërsa deklaroi se, ata duhet të jenë për të gjithë një motiv krenarie për atë çka ato kanë bërë për lirinë e vendit tonë.
 
 “38 martirët që sot lartësohen në altarët e Kishës Katolike, duhet të jenë për të gjithë një motiv krenarie për atë çka ato kanë bërë për lirinë e vendit tonë, duke u mbështetur në Zotin, por dhe shprehje e angazhimit tonë për të ndërtuar Shqipërinë me Zotin që ata ëndërronin. Binomi Fe e Atdhe është shprehje e identitetit të shqiptarit për ndërtimin e Shqipërisë së ëndrrave të tyre dhe njëkohësisht ëndrra e jonë”, tha Kryetari i Kuvendit Meta.
 
Në meshën që u mbajt në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, ishin të pranishëm autoritete të larta të Vatikanit, klerikë nga vende të ndryshme të botës dhe drejtues të komuniteteve fetare në vend. 

[gallery]19499[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social