“Babai” triumfon në Koko Fest. Produksioni i Teatrit Kombëtar Eksperimental me tekst të Florian Zeller dhe regji të Erson Zymberit u shpall shfaqja më e mirë e edicionit të 13-të të festivalit të komedisë.

“Ka qenë një punë e bërë me shumë dashuri nga e gjithë trupa veçanërisht nga regjisor Erson Zymberi ”, tha Gjergj Prevazi, drejtor i teatrit Eksperimental.

Është një tragjikomedi për figurën e prindit që përballet me humbjen graduale të kujtesës dhe të bijën që e mban të lidhur me realitetin.

Për drejtuesin e “Eksperimentalit”, çmimi është vlerësim për punën e të gjithë trupës artistike.

Një tjetër çmim shkoi për Viktor Zhustin, i vlerësuar si aktori më i mirë protagonist.

“Është një nga festat më të bukura në historinë e artit shqiptar”, tha Viktor Zhusti.

Në listën e fituesve spikat “Gomerët e Trojeve”, që mori çmimin për regjinë më të mirë, me Gent Bejkon.

Në interpretim, çmimi për aktoren më të mirë protagoniste shkoi për Luiza Xhuvanin, ndërsa Pjerin Vlashi u vlerësua si aktori më i mirë joprotagonist tek “Babai”. Çmimi i Karrierës iu dha Ndriçim Xhepës.

Edicioni i 13-të i Koko Fest per 10 dite solli në skenën korçare jo vetëm konkurrencë mes 8 trupave teatrore por dhe shume emocione per artistet qe u duatrokiten nga publiku.