Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 385 raste të reja me koronavirus, duke çuar në 48.337 numrin total të rasteve nga fillimi i pandemisë.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 153 raste, Pejë 37 raste, Podujevë 34 raste, Ferizaj 30 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 12 raste Vushtrri 10 raste, Drenas 9 raste, Istog 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Suharekë 6 raste, Rahovec 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani Elezit, Novobërdë, Shtime dhe Skenderaj.
Brenda 24 orëve janë raportuar 7 viktima duke e çuar në 1.240 numrin e tyre nga fillimi i pandemisë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (80, 73 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Graçanicë 1 rast (73 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 351 pacientë kurse numri i rasteve aktive është 11.307.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për respektimin e masave kufizuese dhe ruajtjen e distancimit sociale.
Komente

