38-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali, në makinë i gjejnë një çantë me para

38-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali, në makinë i gjejnë një çantë me para

Pamje nga aksidenti

38 vjeçari shqiptar Saimir Gjoka, ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në autostradën në afërsi të Modenas në Itali rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në rrethana ende të paqarta.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë 2 makina, ndërsa 38-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e tij nga mjeti u desh ndërhyrja e zjarrfikëses.

Në makinën e shqiptarit autoritetet italiane gjetën një çantë të mbushur me para dhe një substancë të dyshimtë. Po ashtu në makinë me 38 vjeçarin ndodhej edhe një pasagjer që dyshohet se u arratis në fushat pranë pas aksidentit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe janë vënë në kërkim të pasagjerit të arratisur.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë