Në kuadër të operacionit 'Blue border', Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlore kanë vënë në pranga një efektivi policie me akuzën e korrupsionit.

SHÇBA kishte rregjistruar procedimin penal në Prokurori mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar më herët. Efektivi i prangosur në flagrancë është Bledar Shele, 39 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Port Vlorë. 

Efektivi i pikës së kalimit kufitar dyshohet se i kërkoi 100 euro një shtetasi për të lejuar të vijonte udhëtimin drejt Italisë, duke pretenduar se nuk përmbushte tërësisht kushtet e kalimit të lirë në zonën "Schengen". Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarit iu sekuestruan një sasi prej 100 eurosh, nw cilwsinw e proves materiale.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com